Jump to content

Bajram Qerimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

BAJRAM QERIMI, lindur më 8 Janar 1953TerpezëVitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Pozharan, ndërsa vazhdoi mësimet në Normalen e Ferizajt, të cilën nuk mundi ta kryente. Qe përjashtuar për shkak të qëndrimeve dhe të aktivitetit të tij të papërshtatshëm politik për atë periudhë kohore. U detyrua të kthehej në Viti, ku me provime private, arriti të kryente Gjimnazin. Absolvoi në Fakultetin FilozofikUniversitetit të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nuk arriti të diplomonte, sepse vdiq më 19 korrik 1978, nga plumbat e duarve të fshehta antikombëtare. Iu shua jeta talentit që premtonte, krijuesit me një sensibilitet te pastër, të riut me ambicie të shëndoshë. Ai ishte dëshmuar me krijimet që lexonte në orët e shumta letrare, me botimet e herëpashershme në shtypin dhe periodikun tonë, por e shumta e veprës i mbeti në dorëshkrim. Tash, pas sa vjetësh pa poetin që premtonte, mund t'i lexojmë krijimet e tij të bindur se sa mund të pasurohet letërsia jone me dorëshkrime të shumta që ruhen nëpër arkiva familjare...

  1. Kordelja e artë hënëdrapri[1]
  2. Shija e verës [2]
  3. Erosi prej argjile[3]
  4. Sarkofagu i këngës[4]

Kordelja e artë hënëdrapri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tregimi për fëmijë i Bajram Qerimit imponohet për kualitetet e veçanta: imponimin e intencës për sensibilizimin e fëmijës. Këto tregime nuk mësojnë se s'janë didaktike, nuk edukojnë se nuk janë rrëfime-metafora, por tëhollojnë emocionin, zgjojnë mendjen dhe vëmendjen, hapin horizonte të reja të përjetimit dhe të mendimit. Perceptimi autentik dhe ligjërimi autentik janë ato që mundësojnë realizimin e kësaj intence të tregimit. Hapja e horizontit të ri mendor dhe emocional të fëmijës është ajo që mund të konsiderohet vlerë autentike që këto tregime i shquan në kuadër të këtij zhanri në letërsinë shqipe. RAMADAN MUSLIU

Në këto tregime autori sikur zhduk distancën mes rrëfimit tregimtar dhe atij epistolar në kuptimin zhanror. I gjithë rrëfimi në këto tregime është dhënë më shumë si projeksion imagjinativ i një të kaluare sesa përshkrim i asaj që po ndodh aktualisht dhe ku pjesëmarrës i drejtpërdrejtë është personazhi që mund të ketë pika përkimi me vetë autorin. Prandaj, shumica e tregimeve na dalin si një monolog i shqiptuar në veten e parë (ich form,sipas Kaizerit). RAMADAN MUSLIU

Erosi prej argjile

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poezia erotike e Bajram Qerimit dëshmon përjetimin e sinqertë dhe guximin e autorit që ta shqiptojë përjetimin e vet ashtu siç është, në dimensionin dhe përmasën e vet. Poeti i beson erosit, i beson forcës regjenerative të tij dhe sipas tij, jeta s'ka kuptim pa të. Aty ku shfaqet indicia se dashuria s'mund të ekzistojë, aty edhe fillon të mbretërojë Tanatosi. Kështu krijohet edhe paralelizmi i motiveve: njëri është i erosit e tjetri i tanatosit. Parandjenja për vdekjen e hershme, që e ndeshim që nga bibla, këtu sikur autoktonizohet, sikur fiton përmasën e autenticitetit, atë që ia jep akti jetësor. Kështu referencat, përmbajtja, imazhet dhe masa e emocionalitetit e kësaj poezie sikur gjejnë verifikim në statusin ontologjik të vetë poetit. Poezia bëhet jeta vetë, kurse vërtetësia e saj është vërtetësi ekzistenciale. RAMADAN MUSLIU

Sarkofagu i këngës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çka i ofron opinionit kulturor vepra letrare e Bajram Qerimit dhe e autorëve që veprën e krijuan jashtë rrjedhave të receptivitetit? Sa për informim po themi se vepra letrare-artistike e Bajram Qerimit shtrihet brenda tri fushave të interesimit: poezisë, prozës dhe eseistikës. Poezia e tij, pjesa e saj e vëllimit të parë "Sarkofagu i këngës", dëshmon për një prirje jokonvencionale. Poezia e Bajram Qerimit, ndonëse në këtë vëllim përfshihet vetëm brenda dy blloqeve tematike (atdhedashuria dhe refleksioni poetik dëshmon një gjë: këngëtimin e sinqertë dhe prirjen që mendimin poetik ta mbështesë mbi raportin që krijon njeriu me jetën, aktin jetësor, ekologjinë ekzistenciale, ekzistencën e kuptimin individual dhe kolektiv. Ai rebelimi i natyrshem, spontan dhe përherë i pranishëm, që sa merr trajtën e protestës qytetare, aq edhe të mospajtimit të amshueshëm të poetit me rendin ekzistues të gjërave në botë, brenda poezisë manifestohet si mospajtim me konvencat e këngëtimit dhe mospajtim me format e percepcionit. RAMADAN MUSLIU

  1. ^ Qerimi, Bajram (1993). Kordelja e artë hënëdrapri (në ISO 639-1). ISBN 86-7785-015-5.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  2. ^ Qerimi, Bajram (1993). Shija e verës (në 639-1). ISBN 86-7785-016-3.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  3. ^ Qerimi, Bajram (1993). Erosi prej argjile (në ISO 639-1). ISBN 86-7785-014-7.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  4. ^ Qerimi, Bajram (1993). Sarkofagu i këngës (në ISO 639-1). ISBN 86-7785-013-9.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)