Jump to content

Honore de Balzak

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Balzak)
Honore de Balzak
Lindi20 maj, 1799
Vdiq18 gusht 1850
Kombësiafrancez
ProfesioniShkrimtar

Honoré de Balzac ishte një shkrimtar francez i shekullit të 19-të.

Honoré de Balzac lindi si Honore BalzacTours20 maj1799. Në moshën 8 vjeçare mamaja e tij e dërgoi të studionte në oratorin e Vendôme, ku për 6 vjet studioi shumë léndé, dhe ku nxjeri në pah talentin e tij në letërsi. Studioi në kolegjin e Tours e më pas në Paris, ku u transferua së bashku me familjen. U regjistrua në fakultetin e jurisprudencës, dhe në të njëjtën kohë punonte në një zyre noterie. Në moshën 20 vjeçare zbuloi dhuntinë e tij për të shkruajtur.

Në një dhomë të vogël në lagjën Bastija, i vetëm ose në bashkëpunim me Auguste Le Poitevin, një botues komercial, nga 1821 deri 1829, shkroi vepra popullore, duke i firmosur si Horas dë Sent-Obë ose L'or de rhoon nder të cilat veçohen : L'héritié de Bïrag (trashëgimtari i Birag, 1821), Le Vicaire des Ardennes (Famullitari të Ardennët, 1821), dhe Argow le pirate (Argow pirati, 1824).

1822 Balzac u njoh me L'or de Bernit, një grua e pjekur e cila i qëndroi gjithnjë prane deri në ditën e vdekjes së saj(1836). Asaj gruaje ai i kushtoi Le lit de la vallée (Zambaku në lugine, 1835). Në 1825 u bë botues dhe tipograf. Në të njëjtën kohë bleu gjithashtu një fonderi por përpjekjet e tij për të bërë tregti dështuan dhe e futën atë në borxhe.

Përsëri një përpjekje për biznes, këtë herë në Sardenjë, ku u përpoq të risillte në punë minierat e vjetra të argjendit dhe përvec kësaj provoi të tregtonte dru nga Polonia. Shpenzoi shuma marramendëse për kohën, duke mobiluar shtëpinë me mobilie antike. Jeta e tij karakterizohet nga përpjekje të kota për t'u pasuruar dhe për të qenë një njëri i suksesshëm në një kohë shumë të shkurtër.

Për 20 vjet ai arriti të bënte 90 krijime midis te cilave kishte romanca e tregime, të gjitha këto të bashkuara në një vepër të vetme me titull “La comédie humaine” (Komedia njerëzore) dhe të ndara në Scènes de la vie privée (Skena të jetës private), Scènes de la vie de provence, Skena të jetës në provincë) Scènes de la vie parisiennne (Skena të jetës parisienë). Bëhet fjale për një analizë të jetës shoqërore dhe private në një Francë në zhvillim e sipër, epoka e "monarkisë borgjese" të Luigjit Filipit.

E para është një romancë historikë, Le Shuons (1829), për të cilën është frymëzuar nga revolta e Vande-se ; megjithatë do të jenë veprat e tjera të tij që do ti sigurojnë sukses dhe admirim nga ana e publikut. Nder të cilat mund të përmendim : La peau de chagrin (Lëkura e shegrenit, 1831), Evgjeni Grande (1833), Le medicin de champagne (Mjeku i fshatit, 1833), Illusions perdues (Ilusione të humbura, 1837-43), Splendeur et misère des courtisanes (Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve, 1839-47).

Balzaku ishte frekuentues i rregullt i salloneve, dhe shumë i apasionuar si pas jetës mondane ashtu dhe pas grave fisnike të oborreve të ndryshme, të cilat i përshtateshin më se miri snobismit të tij. Megjithëse ishte vazhdimisht i persekutuar nga njerëz të cilëve u detyrohej para, Balzac për një farë kohë arriti të realizonte ëndrrën e tij për të qenë njëri i pasur.

Kjo erdhi falë lidhjes dashurore me baroneshes polake Eva Hanska, me të cilën u martua pak kohë përpara se të vdiste. (Dashuria me Eva Hanska ishte vetëm një "loje salloni" por një gjë të tillë Balzac nuk e mori vesh kurre).

1834 Balzac pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohë nga perandoria e parë deri në monarkinë e korrikut, kështu publikoi të famshmen Komedia njerëzore.

Fillimisht vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën : private, provincës, parisienë, politike, ushtarake dhe fshatit.

Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë : Xha Gorio (1834-35), Evgjéni Grande (1833), Kusherira Betë (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).

1937 realizoi "La vielle fille" që u bë romani i parë që publikohej në një gazete. Në 1838 Balzaku u dallua për luftën e tij për të drejtën e autorit. Honor kishte një vullnet shumë të madh për të punuar megjithëse shëndeti kishte filluar të bëhej një pengese e madh për të. Në 1839 u bë anëtar i shoqërisë së shkrimtareve dhe po atë vit ai u zgjodh kryetar i saj.

1850, disa muaj pasi ishte martuar me baroneshën Hanska, Balzak u nda nga jeta. Dashuria e tij me aristokraten polake pasqyrohet më se miri në letërkëmbimin midis tyre që u publikua në 1968 nën titullin “Lettre à madame Hanska".

Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX. Gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar, Balzak përzihet me “fëmijën e shekullit” duke kontribuar në krijimin e një miti : një burrë aventurash dhe dëshirash në të njëjtën kohë edhe ëndërrimtar, i plagosur nga kontradiktat e jetës moderne. Në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar ; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike. Ajo jeton : Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.

Një familje e ftohtë i ati i Balzakut, Bernard François Balssa, funksionar perandorak, bir i revolucionit francez, u martua në moshën pesëdhjete një vjeçare me një nëntëmbëdhjetë vjeçare : kjo histori e vërtetë mund të shërbente si pikë fillimi për një roman balzakian. Në fakt, Honore nuk do të pushojë së treguari për gratë e “keqmartuara”, për dramat e jetës private dhe për divorcet e shpeshta të çifteve. Një babai liberal, besimtar i idealeve progresiste të kohës, i përgjigjet një mama, që i do padyshim pak fëmijët e saj dhe që mbyllet në trishtimin e një jetë të vetmuar. I mbyllur në kolegjin e Vendom, Balzak ruan nga fëmijëria e tij kujtime të pakta, si motrat e tij – Laura, e lindur në 1800, dhe Lorenca, në 1802. Në vitin 1814, familja e tij shpërngulet në Paris, dhe Honore bëhet nxënës i liceut aktual të Charlemagne. Një fëmijë i jashtëligjshëm shndërrohet kështu në autorin e “Fiziologjisë së martesës” ku do të thoshte se tradhtia është përgjigjja e vetme e vuajtjeve të jetës bashkëshortore.

Fillimet e një shkrimtari ishte dëshira e të atit që Honore të bëhej noter. Por më të mbaruar studimet për drejtësi, ai zgjedh të bëhet shkrimtar, vendos të jetë bir i veprave të tij. Në atë kohë i riu Balzak ishte i majtë dhe ishte vënë në dukje për materializmin e tij. Nga pamundësia ekonomike Balzaku merr me qira një papafingo në rrugën Lesdiguieres dhe i futet punës. Në fakt kjo eksperiencë rigjendet në disa nga romanet e tij. Në moshën 20 vjeçare Balzaku njohu jetën e një studenti të varfër dhe një krijuesi në kërkim të identitetit të tij. Për t’ia dalë mbanë në letërsi në vitet 20 të shekullit XIX duhet të shkruaje drama, histori ose poezi. Balzaku shkruan një dramë “Kromuell”. Një dështim i plotë. Për të jetuar ai fillon të publikojë disa romane të vogla anti romantike dhe satirike, nën pseudonime të ndryshme : Jean Louis, l'Héritière de Birague (1822). Pseudonimet e tij kanë një të përbashkët, ndikimin nga emrat e borgjezisë : Horace de Saint-Aubin, lord R'Hoone.

Jeta private dhe frymëzimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në jetën e tij private ngjarjet rrjedhin njëra pas tjetrës, dy motrat e tij martohen. Lorenca vdiq në 1825 e vetmuar pasi njohu një ferr martesor. Përsa i përket Balzakut, ai u bë në 1822 i dashuri i Laura de Berni, që do ti qëndrojë afër për gjithçka, madje edhe për mbështetjen financiare në ndërmarrjet e tij të mëvonshme. Në qoftë së znj. Balzak ishte e para grua 30 vjeçare që ai takoi, zinj. de Berni ishte modeli i të gjitha grave që rrethojnë botën e Balzakut,madje ai thote:"Nje grua ne moshe kanonike ben gjithcka per ty ndersa nje vazjze e re asgje".Nga një endje midis jetës së tij private dhe shkrimtarit, Balzaku, gjithmonë i fshehur prapa pseudonimeve të tij, shkruan disa romane në të cilat merr rëndësi tema e dashurisë si “Kolonel Shabert”, ku merr formë romani balzakian, ku shfaqën tensione midis idealit dhe realitetit, viktimë e të cilit është një djalë i lënduar nga gruaja që dëshironte. Këto romane do të dështonin, por do ti shërbenin atij në punën e mëvonshme.

Bizneset dhe veprat e para më vlerë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Balzaku dëshiron para dhe pushtet. Kështu ai hidhet në botën e biznesit me një fonderi dhe një shtypshkronjë. Në vitin 1828 vjen katastrofa e parë, që do të bëhet model edhe për të tjerat, sepse Balzaku ushqente projekte ekstravagante, të pamundura për tu realizuar, si kultivimi i ananaseve në Paris. Pra ai është i detyruar ti rikthehet letërsisë. Këtë herë Balzaku shkruan një roman historik, sipas modelit të Uollter Skot, ku jep një pasqyrë të betejave të perëndimit në kohën e revolucionit. Më pas ai shkruan një ese gati sociologjike, “Fiziologjia e martesës” ku përshkruan me tonë humori institucionin e martesës. Skenat e para të jetës private do të shfaqën në prag të revolucionit të korrikut. Ai do të marrë emrin Honore de Balzak, dhe do të bëhet i famshëm për mendimet e tij për gruan dhe martesën.

Ai bëhet gazetar politik dhe mban një kronikë të rregullt mbi jetën politike të kohës në gazetën “Letra mbi Parisin”. Që këtu vërehet lindja e një gazetarie modernë. Ky aktivitet nuk do të qëndrojë kurrë në plan të dytë për Balzakun dhe do ta shoqërojë përgjatë gjithë krijimtarisë së tij. Suksesi duket se është afër me veprën filozofike, që përshëndetet nga të gjithë, “Lëkura prej shagreni”

Sipas të tjerëve dhe sipas dëshires së tij, Balzaku ia doli mbanë pas të tridhjetave. Pasioni i tij për tu bërë i famshëm është aq i madh sa e shtynë Balzakun të frekuentojë sallonet aristokratike dhe të pranojë për të dashur markezën de Castri. Reputacioni i tij i ri si një njohës shumë i mirë i botës femërore do ti vlejë. Në 1832 ai merr një letër të nënshkruar “E huaja” nga një konteshë poloneze Eva Hanska, e martuar në Ukrainë. Ky do të jetë fillimi i një historie romaneske që zgjati deri në vdekjen e Balzakut. Për momentin Balzaku po jetonte në mes të luksit, vishej si një dendi megjithëse nuk e kishte fizikun, dhe shpenzonte pa hesap paradhëniet e dhëna për vepra akoma të pashkruara, të cilat ai shpreson ti mbarojë brenda afatit. Ai rend pas kohës pas iluzioneve të botës. Ai punon nga 10 deri 8 orë në ditë duke pirë lumenj me kafe dhe gati prek çmendurinë në qershor të 1832. Romani i tij “Lui Lambert” duket si një autobiografi. Këtu paraqitet një djalosh intelektual i ekzaltuar, romantik që vdes në fund nga çmenduria.

Krijimi i një universi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romanet ndjekin njëri tjetrin, dy ose tre në vit, themelues të mitologjisë balzakiane dhe të vështrimit të tij unik për jetën. Romanit “Lui Lambert” i përgjigjet utopia e “Doktorit të fshatit”. Të organizosh për të luftuar forcat shkatërruese të dëshirës, të luftojmë kolektivisht për të zëvendësuar pasionet me rregullin social. Revolucioni për Balzakun, përveçse u mundua të zhdukë pabarazinë dhe krimin, forcoi pasionet. Ai përjashtoi dhe tipizoi me mijëra njerëz, heronj popullorë, kriminelë, mjeranë, të rinj që kërkojnë të ardhme, gra pa të drejta për shkak të legjislacionit napoleonian. Bota moderne është shumë e ashpër, sepse burrat dhe gratë vuajnë atje. Liberalizmi është një gënjeshtër që favorizon pasurimin e egoistëve dhe të imoralëve, të udhëhequr nga interesi. Doktori i fshatit, Benasisi, ka një zemër të plagosur, i cili, meqë ka vuajtur vetë është i aftë të reflektojë në një mënyrë kritike për shoqërinë në të cilën bën pjesë. Ajo që është romantike të Balzaku është fakti se dhimbja formon vetëdijen të njeriu. Në të njëjtën mënyrë për të riardhur tek forcat shkatërruese, ai shkruan “Kërkimi i absolutes” ku tregohet jeta e një të çmenduri në botën reale. Këtij universi real i përgjigjen sa vjen e më shumë romanet që vijojnë, të parët e ciklit “jeta e provincës” si “Evgjeni Grande”. Balzaku shkruan dhe publikon shumë shpejt duke u vënë re kështu për ndërthurjet e personazheve në romanet e tij. Në vitin 1833 ai mendon të rikthejë disa personazhe të romaneve të kaluara. Një ide gjeniale që do të lejojë sipas tij të paraqesë një afresk të botës modernë. Është tek “Xha Gorio” (1834-1835) që Balzaku zbaton për herë të parë idenë e tij, pasojat e së cilës do të jenë të rëndësishme dhe do të shërbejnë në krijimin e “Komedisë njerëzore”.

Veprat me te rendesishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]