Benedikti i Nursisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Benedikti i Nursisë. Afresk në manastirin e Subiacos, Umbria të Italisë. Vizatim rr. vitit 550

Benedikti i Nursisë (rr.480-543), lindi në Nursia (sot Norcia), Itali, është themeluesi i murgërimit perëndimor dhe themelues i urdhërit fetarBenediktinëve. Ai themeloi dymbëdhjetë manastire, më i njohuri është ai i Monte Kazinos që gjendet në malet e Italisë së jugut. Benedikti shkroi një radhë rregullash që qeverisnin murgjërit e tij, Rregulli i Shën Benediktit, i cili u ndikua së tepërmi nga shkrimet e Gjon Kasianit. Emri Benedikt do të thotë mirë folës, dhe rrjedh nga latinishtja (bene - mirë, dhe dire - me fol). Sinonimi tjetër i emrit do të thotë i bekuar, bekim. Edhe papa i sotëm Jozef Racingeri, zgjodhi emrin Benedikt për postin e tij.

Sh. Benedikti nderohet nga të gjitha kishat e krishtera të cilat e nderojnë si shenjt. U kanonizua në vitin 1220. Në kishën katolike dhe në atë luteriane festa e tij është 11 korriku, ndërsa në kishat katolike dhe ortodokse të lindjes 14 marsi. Sh. Benedikti është shenjt mbrojtës kundër helmit, tundimit, sëmundjeve pezmatuese, sëmundjeve të mëlçisë, etheve, magjisë, gurëve në tëmth, i bujqërve, inxhenierëve, bakër punuesve, njerzve në prag të vdekjes, Evropës, Gjermanisë, i arkitektëve italianë, murgjërve, fermerëve, Norcias, njerzve ndër urdhëra fetare, nxënësve të shkollave, speliologëve.

Rregulli benediktin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sh. Benedikti është bërë shumë i njohur nëpërmjet rregullit të tij (lat. Regula Benedicti), në bazë të të cilit u themeluan shumë manastire për murgj (benediktinë) dhe murgesha (benediktine). Duke marrë shtytje nga rregullat e mëparëshme, në veçanti nga ajo e Shën Gjon Kazinos dhe Shën Vasilit ai ndërthuri këmbënguljen në disiplinën e mirë me nderimin e personalititit njerzor dhe aftësinë individuale, me qëllim themelimin e një shkolle në shërbim të Zotit, në të cilin shpresojmë të mos urdhërojë asgjë të ashpër e të rreptë.

Rregulla, mësimdhënëse dhe misterioze ndërthurje e ungjillit, në të cilën organizohet në veçantitë më të vogla jeta e murgut, i dha një rend të ri e autoritativ koklavitjes, shpesh të turbullt e të pasaktë, të jetës zakonore të mëparshme manastirore. Dy pikat kyçe të jetës së përbashkët janë koncepti i stabilitas loci (vendit stabil) dhe figurës së kryemurgut, "atit të dashur", por të quajtur epror, dhe e familjes të bashkrenditur mirë që e përdor kohën për sipërmarrje të ndryshme në ditë gjatë së cilës lutja dhe puna ndërrohen në shenjën e shtysës "ora et labora" ("lutu e puno").

"Një qengj mund të lahet në të pa u mbytur, ndërsa një elefant mund të notojë në të"; ky rregull i vjetër lidhet me 73 kapitujt e shkurtër dhe përbehet nga dy pjesë; e para shpirtërore (si të jetohet një jetë fetare në një mënyrë përkushtuar Krishtit), dhe e dyta mbarëvajtëse (si mbarëdrejtohet një manastir). Pjesa e parë është e pasur dhe biblikisht fetare. Pjesa e dytë mund të përdoret me ndikim të udhëzohet çdo punë shpirtërore më me ndikim. Me shumë se gjysma e kapitujve përshkruan si anëtari të jetë i bindshëm dhe i përulur, dhe si të veprohet kur një anëtar i bashkësisë nuk është i pranishëm. Për grupe të ndryshme burrash që bënin pjesë në manastirin e tij ai zhvilloi një koncept të disiplinës dhe masës:

  • jetë celibate,
  • ushqim i thjeshtë (nuk lejohet mishi i kafshëve katërkëmbëshe, e shumta një e ngrënë e zier në ditë, kufizim i pirjes së verës)
  • kohë të paracaktuara për lutje, lexim, punë dhe gjumë.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]