Beqir Xhema
Beqir Xhema (6 mars 1951, Duboc) është inxhinier i diplomuar i xehtarisë dhe aktivist i dalluar nga Komuna e Vushtrrisë.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beqir Xhema u lind më 6 mars 1951 në fshatin Dubofc si i biri i Shaban Xhemës.[2] Arsimin fillor e kreu në vendlindje, arsimin e mesëm në Mitrovicë ndërsa studimet për xehetari në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë (sot Fakulteti i Gjeoshkencave i Universitetit të Mitrovicës). Gjatë periudhës 1979-1983 punoi si profesor i Shkollës së Mesme Teknike " Boris Kidriq " në Mitrovicë. Nga muaji shkurt i vitit 1983 e deri në vitin 2016 ka punuar në Institutin “Inkos” në Prishtinë e nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka kryer detyrën e drejtorit në këtë Institut. Më 20 gusht të vitit 1990 organet policore serbe e kanë larguar me dhunë nga vendi i punës. Nga muaji korrik i vitit 1992 ka qenë anëtar i Këshillit Komunal për Financim në Vushtrri, ndërsa nga data 20 tetor 1993 e deri më 31 dhjetor 1999 ka qenë kryetar i këtij këshilli. Veprimtaria themelore e këtij këshilli ishte grumbullimi i mjeteve financiare nga obligues familjar, juridik, sindikal dhe donatorë të tjerë si dhe financimi i arsimit shqip dhe veprimtarive tjera parësore shtetformuese.[3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Emin Fejza & Ferit Dibrani (2008) Shkollat e mesme në Vushtrri, Prishtinë, fq, 237
- ^ Mjeku, Bajram (2022-07-02). "Për historianët që krekosen e shesin mjegull - Telegrafi". web.archive.org. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2022. Marrë më 2024-05-31.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ M. Hajrizi, I. Kastrati, B. Shatri (2007) Këshilli për Financim i Kosovës, Libri Shkollor, Prishtinë, fq. 246