Beteja e Greshicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Beteja e Greshicës
DataVera e 1847
Vendodhja
Pasoja Fitore Shqiptare
Palët pjesëmarrëse
Kryengrites Shqiptar Perandoria Osmane
Njesitë e përfshira
2 batalione
Viktimat dhe humbjet
300 1600

Ne veren e viti 1847, u zhvillua beteja e Greshices kundër reformave turke te Tanzimatit, që ngeli në histori si një nga qëndresat më të guximshme të fshatarësisë Mallakastriote kundër perandorisë Osmane.

I porsa ardhur ne fronin e Sulltanit, Abdyl Mexhiti, në nëntor 1839 vendosi ligje të forta për nxjerrjen dhe grumbullimin e taksave te fshatarësisë. Fillimisht fshatarësia e Shqiptarët së Jugut u organizua ne kuvende sinë Mesaplike, Kurvelesh dhe në Sinje, etj, e beri thirrje nëpërmjet këtyre kuvendeve për të kundërshtuar zbatimin e reformave nëpërmjet kryengritjeve. Perandoria e kishte shtyre për vite te tera zbatimin e këtyre reformave.

Ishte viti 1847, kur Perandoria Osmane vendosi që nëpërmjet këtij ligji zbatimin e reformave në Shqipëri. Për këtë qellim organizoi një mbledhje në Berat me gjithë parinë e krahinës se Mallakastrës, Vlorës e Labërisë, me synimin për ti bindur ata që te pranonin reformë e tanzimatit te shpallura me aq buje nga Sulltani.

Por ndryshe nga sa kishin parashikuar Bimbashi turke, krerët e kazasë se Mallakastres, Vlorës dhe Labërisë jo vetëm qe nuk I pranuan reformat e tanzimatit, por e paralajmëruan bimbashin qe te mos tentonte, te dërgonte njeri për te mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizamë ne këto krahina. Në këtë kuvend morën pjese Kapedanet Rrapo Hekali, Sulo Zenel Greshica, Dervish Ali Dukati, Tartar Memush Ruka, Hajder Kanina, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhaj, Lulo Duraj dhe shume agallare te tjerë te Mallakastres dhe te lumit te Vlorës, te cilët ne përfundim te mbledhjes e paralajmëruan edhe një herë Bejlerët dhe xhonturqit qe te mos shkelnin ne këto krahina.

Me gjithë paralajmërimin ne mbledhjen e Beratit, administrate turke dërgon ne Greshice një taksambledhës te quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtare), te cilët u vranë nga Greshicioti Muhamet Dane Yzeiri, ne përpjekje për te mos u dhëne taksat dhe si shperblim për ofezën qe deshën ti bënin këtij te fundit. Taksidari Latif Salanji shkon ne Berat dhe njoftone për ngjarjen ne Greshice. Nderkohe Greshiciotet parashikojnë kundërveprimin e Turqve dhe marrin masa duke njoftuar për ngjarjen edhe Rrapo Hekalin. Pas vrasjes në Greshice turqit organizuan një operacion te gjere me dy taborre te armatosur deri ne dhembe me armët me moderne te kohës, topa, Havana, karabina te reja me bajoneta, me kavaleri dhe këmbësori te rregullt, te stërvitur për lufte sipas modeleve te fundit te ushtrive evropiane.

Si e kaloi urën e Gorices ne Berat ushtria Turke, lajmi u përhape ne gjithë zonën duke kaluar goje me goje e fshat me fshat se Turqit ishin nisur ne drejtim te Mallakastres. Ne krye te kësaj ushtrie ishin bejlerët Vrionas.

Ne qafen e Sinjes ushtria turke u nda ne dy pjese, një pjese për ne Aranitas dhe pjesa tjetër ne drejtim te Greshices. Greshiciotet pasi u lajmëruan për mbritjen e ushtrisë turke muaren masa për boshatisjen e fshatit sidomos nga hyrja e Gorices prej nga v vinte ushtria turke. Ne te njëjtën kohe komandanti trim Sulo Zeneli beri organizimin e cetes se Greshices dhe ndau detyrat, për te gjithë luftëtaret te cilët me gjithese te armatosur keq, deri edhe me cfurqe e sopata, ishin te vendosur për te luftuar deri ne piken e fundit te gjakut, për te mbrojtur vendin.

Ndërkohe populli i Greshices dërgoje një përfaqësi ne komandën e ushtrisë Turke, te kryesuar nga Sheh Hyseni, për te marre vesh misionin e tyre. Bisedimet u zhvilluan ne një klime shume te acaruar dhe krerët e ushtrisë turke i kërcënuan Greshiciotet se do te marrin për çdo shtëpi nga një dash dhe nga një vashe. Ne këtë kohe sheh Hyseni ju përgjigje me ironi: "Po ne mëngjese do ti keni gati këto që kërkoni" dhe ikën.

U vendos qe Turqit do të sulmoheshin natën ne te gdhire qe ti kapnin ne befasi. Dhe ashtu u be. Ceta e Greshices, duke shfrytëzuar befasinë dhe njohjen e mire te terrenit I sulmoje turqit nga te tre drejtimet. Goditja e befasishme e luftëtareve Greshiciot ne te gedhire te ditës ne te gjitha cadrate e garnizonit turk i kapi ata ne befasi. Në panik nga sulmi I pa pritur dhe i furishëm ata nuk ju përgjigjen dote sulmit te Greshicioteve me gjithese ishin stërvitur rregullisht për ti përballuar ato, duke lënë ne fushën e betejës shume te vrare dhe armatimin qe shërbeu për te armatosur fshataret kryengritës.

Kjo beteje ka qene nga me te përgjakshme. Një fshatë me perandorinë. Patriotizmi, guximi dhe trimëria e luftëtareve ishte e pa shembullta. Ne ditën e pare te luftimeve ushtria turke pësoi dëme shume te mëdha. Vetëm ceta e Greshices e cila përbehet pothuajse nga te gjithë Greshiciotet Burra e Gra përballoje sulmet e përsëritura te garniznit turk. Në këtë beteje është i pa përshkryeshëm heroizmi i grave dhe vajzave Greshiciote. Duke folur për këtë beteje – shkrimtari i njohur Mico Kallamata nder te tjera shënon :

“Historianet e ardhshëm që do ta përshkruajnë këtë beteje duhet te flasin dhe te shkruajnë shumë për to, sepse fitorja ishte e tyre ! Poeti popullor nuk ka gjetur fjale me te bukur për te shprehur admirimin dhe për ti lavdëruar për trimërinë e tyre vecese duke I uruar qe te bëjnë djem nga perdita :

Juve gratë nga Greshica,
Befshi djem nga perdita.

Por ai mund ti uronte qe te bënin edhe vajza përditë ! A nuk treguan ato se kur është puna për te luftuar, edhe gratë, edhe vajzat, nuk kane asnjë dallim me djemtë burrat ?”

Rolin e Gruas Greshiciote në këtë lufte poeti popullor e ka personifikuar me figurën e Merushe Yzeirit, vajzës trime Greshiciote te cilës pasi ju vra vëllai dhe babai ne lufte kundër turqve, vendosi qe te behet pjese e cetes se Sulo Zenelit, Kapedanit trim te Greshices. E veshur si djalë ju drejtua xha Nures, një plaku te urte dhe te mençur "Ti xha Nurja mi ke prer flokët kur isha e vogël, do t’mi presësh edhe tani se do te vije ne cete me ju, do te vesh rrobat e vëllait dhe do te ngjesh armët e babait, pasi nga familja ime nuk kane ngelur me burra qe te luftojnë kundër turqve". Luftëtaret e cetes e pranuan një zëri Merushen ne ceten e tyre. E këngëtari popullor do ti turte vargjet :

"Merushja trime me flete
Sec vrau nja shtata a tete
Ca zabite e ca zembeke"

Komandanti trim Sulo Zeneli, pas ditës se pare te luftimeve kishte marre masa për te njoftuar krerët e kazasë se Vlorës si dhe te gjitha cetat e Mallakastres. Ne ditën e dyte te luftimeve erdhën ceteat e Mallakastres drejtimin e te cilave e merr Kapedan Rrapo Hekalit dhe cetat e lumit te Vlorës te drejtuar nga kapedanet Dervish Ali Dukati, Tartar Memush Smokthina, Dule Zoto Smokthina, Hajder Kanina, etj. Poeti popullor për ta përjetësuar këtë ngjarje dhe për te vlerësuar pjesëmarrjen e luftëtareve të Vlorës ka kënduar :

"Del o lumi I Vlorës – o
Del, se do dalim – o
Te mëdhenj te vegjël - o
Te pjekur ne povel - o".

Ashtu si Lumi i Vlorës qe tërbohet kur del nga shtrati, do te vraponin djemte e Mesaplikut, Kurveleshit, Dukatit, etj., ne ndihme te vellezerve Mallakstriot

Ceta e Smokthines e drejtuar nga kapedanet Tartar Memush Ruka e Dule Zoto Smokthina zune pozicionet, ne pjesën jug lindore te Greshices dhe zhvilluan luftime kryesishte ne lagjen "Ferabeaj" ku ishte vendosur edhe një pjese e shtabit te ushtrisë turke. Ne këtë përpjekje u vranë shume ushtare turq, u vranë edhe 60 djem smokthiniote. Ceta e Dukatit mori drejtimin për nga ana veri perëndimore e Greshices, kurse ne qendër lufton ceta e Greshices dhe ato te Mallakastres. Ushtria turke po e shpartallohej pjese pjese Cetes se Corrushit te komanduar nga Muhamet Hodua ju dha detyra qe te mbyllte rruge kalimin Greshice-Aranitas-Sinje–Berat ne Qafen e Veshave. Ne këto kushte ushtria turke me Isuf Vrionin, mbeti e rrethuar dhe ne meshiren e plumbave dhe jataganëve te luftëtareve Mallakastriote e lebër. Beteja me e madhe u zhvillua ne qendër te fshatit, pranë shtëpisë se komandantit trim Sulu Zeneli. Kjo beteje ishte për jete a vdekje, dhe nga fati i saj varej edhe fati i kësaj lufte. Luftimet u zhvilluan, ne çdo rruge, ne çdo shtege, ne çdo shtëpi, deri edhe trup me trup, Turqit u tërhoqën ne panik, dhe kur panë se edhe rruge kalimi i tërheqës ne drejtim te Beratit ishte mbyllur, se shtabi i tyre ishte zëne si miu ne çark ne haurin e shtëpisë se Kaso Malos, u dorëzuan tek forcat kryengritëse. Por humbje te shumta pati edhe nga forcat kryengritëse, sipas gojëdhënave thuhet se nga forcat kryengritëse ranë në fushën e betejës rreth 300 luftëtar. Shtabi i kryengritjes vendosi qe varrimi i luftëtareve qe ranë ne këtë bejteje, te behej ne vendin me te përgjakur, tek kodra e Mucajve, ne afërsi te shtëpisë se komandantit te cetes se Greshices Sulo Zenelit. Qe nga ajo kohe, ndoshta edhe ne shenje respekti e kujtimi për ata trima qe falen jetën ne lufte kundër pushtueseve turq kjo kodër e bukur ne qendër te Greshices, nga ku mund te shohësh gjithë Mallakastren, por edhe malet e Laberisë se Vlorës, dhe detin u qujte "Varret e Leberve". Greshiciotet e kane ruajtur për mbi një shekull e gjysem si gjë te shenjet këtë vend, si pjese te krenarisë se përbashkët Vlore – Mallakastër. Dhe për ta shkruar ne memorien e pa vdekshme te popullit, rapsodi popullor do te këndonte :

"O ju gratë Greshiciote
Befshi djem nga një për mote
Qani djemtë e Smokthiniote"

Pas luftimeve te ashpra dhe te pa barabarte, forcat kryengritëse arritën te kapin te gjalle Isuf Vrionin bashke me dy kushërinjtë e tije Lamce e Sulce bene te cilët pasi i gjykuan ne qafte sinjes edhe i ekzekutuan. Siç edhe thuhet aktin e ekzekutimit e kane bere Sulo Zenel Greshica dhe Tartar Mush Ruka.

Kjo kryengritje dështoje si pasoje e tradhtisë se brendshme te disa bejlerëve. Lufta u nderpreh për disa dite. Kështu u dha kohe turqve te organizoheshin dhe te mbylleshin ne kalanë e Beratit. Lufta e Greshices është një nga betejat qe do te mbetet e pa harruar ne kujtesën e popullit tone dhe do te hyje ne historinë kombëtare jo vetëm se aty u përleshem me shume se kater mije vete për jete a vdekje, por me tepër se kjo beteje nxori ne pah edhe një here heroizmin e njerëzve te thjeshtë, burrave dhe grave, te popullit, te cilët te pa armatosur, me dyfeqe te vjetër, sëpata, kosa e cfurqe, disa edhe fare pa arme sulmuan dhe shpartalluan dy taborre te ushtrise turke te armoatosur deri ne dhembe.