Jump to content

Burebista

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Statuja e Burebistës në Calarasi.

Burebista ishte mbreti i thrakëve dhe getëve. Ai bashkoi fiset Gete dhe Dake për herë të parë, dhe sundoi ato nga viti 82 PK dhe 44 PK.

Ai udhëhoqi plaçkitjet dhe pushtimet në Evropën Qëndrore dhe Juglindore, duke nënshtruar kështu shumicën e fiseve fqinje. Pas vrasjes së tij në një kryengritje në pallat, perandoria u nda në shtete të vogla.

Referime të hershme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vetëm tre burime për Burebistën kanë mbijetuar: Straboni: Geographica 7.3.5, 7.3.11 dhe 16.2.39 (ku shkruan emrin e tij si Byrebistas and Boirebistas), Jordanes: Getica 67 (shkruan emrin e tij si Buruista); dhe një mbishkrim i mermertë i gjetur në Balchik, Bullgari (tani gjendet në Muzeun Kombëtar në Sofia), që përfaqëson një dekret nga qytetarët e Dionispolisit për Akornionin.

Pushtimet dhe politikat e jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burebista udhëhoqi një politikë të pushtimit të territoreve të reja: në vitet 60/59 PK ai sulmoi dhe mundi fiset kelte Boii dhe Taurisci, të cilët jetonin rreth Danubit të Mesëm, në atë që tashmë njihet si Sllovaki.

Pas vitit 55 PK dhe para 48 PK, Burebista pushtoi brigjet e Detit të Zi, duke nështruar fortesat greke nga Olbia deri në Apolloni, poashtu edhe rrafshin e Danubit deri në Ballkan. Straboni poashtu përmend ekspeditat kundër një grupi të keltëve të cilët jetonin ndërmjet thrakëve dhe ilirëve. I vetmi polis grek me të cilin Burebista pati lidhje të mira ishte Dionisopolisi. Sipas një mbishkrimi të gjetur në këtë qytet, Akornioni, një qytetar i këtij qyteti ishte shefi këshilltar i mbretit Burebista.

Në kulmin e fuqisë, Perandoria e Burebistës shtihej nga ato që sot njihen si Karpatet Sllovake, deri në Ballkan, dhe nga Danubi i Mesëm deri në Detin e Zi. Straboni pretendon se Getët mund të shtonin mbi 200.000 ushtarë në kohë lufte. Burebista ishte një kundërshtar i vlefshëm për romakët, duke qenë se ushtritë e tij do të kalonin Danubin dhe plaçkisnin qytetet romakeThraki, Maqedoni dhe Iliri.

Në vitin 48 PK, Burebista mori anën e Pompeit gjatë luftës së tij kundër Jul Çezarit, në luftës civile romake, duke i dërguar atij Akornionin si një ambasador dhe këshilltar të ushtrisë. Pasi Çezari e fitoi luftën, ai planifikoi të dërgojë legjione për të ndëshkuar Burebistën, por ai u vra në senat para se të mund të bënte këtë, në 15 mars të vitit 44 PK.

Burebista nuk jetoi edhe shumë pas Çezarit. Në të njejtin vit ai u vra në një komplit të aristokracisë fisnore, e cila frikësohej se një shtet i centralizuar do të reduktonte privilegjet e tyre. Pas vdekjes së tij, Perandoria u shkatërrua, me përjashtim të qendrës rreth Maleve Orashtie. Kur August Çezari dërgoi një ushtri kundër Getëve, shteti i mëparshëm i Burebistës u nda në katër shtete.