Cartoon Network Studios

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e Cartoon Network Studios që prej 2022.

Cartoon Network Studios (shkurt CNS) është një studio amerikane e animacionit në pronësi të divizionit të Warner Bros. Television Studios në kuadër të Warner Bros. Entertainment, një degë e Warner Bros. Discovery. Studioja është krahu i prodhimit të Cartoon Network, dhe u themelua më 21 tetor 1994, si një ndarje e Hanna-Barberas, derisa kjo e fundit u shkri brenda Warner Bros. Animation-it në 2001.

E vendosur në Burbank, Kaliforni, studioja kryesisht prodhon dhe zhvillon programe të animuara dhe filma të metrazhit të shkurtër për Cartoon Network dhe Cartoonito. Së fundmi, studioja ka zhvilluar edhe programe për Adult Swim, TBS dhe Max. Studioja ka prodhuar gjithashtu filmin e saj të vetëm të lëshuar në teatër, The Powerpuff Girls Movie, i shpërndarë nga kompania motër e saj, Warner Bros. Pictures.

Në vitin 2000, CNS bleu një ndërtesë të madhe në Burbank, ku vazhdoi veprimtarinë për afro njëzet vjet dhe u zgjerua në disa ndërtesa tjera. Pas disa bashkimeve korporative në 2020-tat, studioja u konsolidua brenda Warner Bros. Animation dhe vazhdon të veprojë si dikaster i tij, megjithatë u zhvendos në një lokacion të ri tek ndërtesa Second Century Development prej 1 gushtit 2023.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fasada e ndërtesës në 2007 me logon e viteve 1992–2004.

Vitet 1990 deri 2000[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Epoka e Hanna-Barberës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cartoon Network Studios i pati fillet si një divizion i Hanna-Barbera Cartoons, që u fokusua në prodhimin e programeve origjinale për Cartoon Network, duke përfshirë What a Cartoon!, Xhoni Bravo, Dexter's Laboratory, dhe The Powerpuff Girls. Pas bashkimit në vitin 1996 të prindit të Hanna-Barberës, Turner Broadcasting System me Time Warner, dhe pasi ishte e vendosur në Bulevardin Cahuenga në Los Angeles që prej 1963, studioja e Hanna-Barberës, arkivat e saj, dhe koleksioni i gjerë i artit të animuar, u zhvendosën në 1998 tek Sherman Oaks Galleria në Sherman Oaks, Kaliforni, ku ishte e vendosur Warner Bros. Animation. Kjo shpërngulje u ekzekutua nga kryeshefi ekzekutiv, Jean MacCurdy.[1] Më 21 korrik 1999, Cartoon Network zyrtarisht nisi të ndahej nga Warner Bros. Animation që ndodhi pas bashkimit të Time Warnerit. Pas vdekjes së bashkëthemeluesit të studios, William Hanna, në 2001 mori Cartoon Network Studios funksionin e animimit të Hanna-Barberës.[1]

Ndarja nën Cartoon Network[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2000, Cartoon Network Studios transferoi zyret e prodhimit në një hapësirë të re të vendosur në 300 N 3rd St. në Burbank, Kaliforni, dikur vendndodhja e një zyre lidhëse telefonike të Pacific Bell.[2][3] Ish-punëtorët e DiC dhe Nickelodeon-it Brian A. Miller dhe Jennifer Pelphrez e kanë menaxhuar kompaninë qëkur filloi prodhimin po atë vit.[4] Selia e tanishme e studios animuese u pagëzua më 22 maj 2000, nga animuesi veteran Joseph Barbera me një shishe shampanje.[5]

Në vitin 2002, studioja prodhoi dy epizoda pilote për bllokun e mesnatës në Cartoon Network, Adult Swim: Welcome to Eltingville dhe The Groovenians. Asnjëra nuk u përzgjodhën për seri të plota.[6][7] Këtë vit, studioja poashtu lëshoi filmin e vetëm teatral, The Powerpuff Girls Movie, të bazuar mbi The Powerpuff Girls, që mori vlerësime pozitive nga kritikët[8] por performoi dobët në bileta. Në vitin 2006, Cartoon Network Studios bashkëpunoi me studion simotër Williams Street për herë të parë në Korgoth of Barbaria, një pilot televiziv për Adult Swim, i cili poashtu nuk u miratua për seri të plotë.[9]

Logoja në përdorim prej vitit 2001 deri në 2010.

Në vitin 2007, Cartoon Network Studios filloi zhytjen e saj të parë në prodhime të gjalla (live-action) me serinë hibride Out of Jimmy's Head, dhe pastaj projektin e parë plotësisht të gjallë, Ben 10: Race Against Time dhe vazhdimin e tij, Ben 10: Alien Swarm, bashkë me pilotët televizivë Locker 514, Siblings, dhe Stan the Man. Seria e parë e gjallë për studion, Tower Prep, do të arrinte në 2010. Producenti i dikurshëm për New Line Television Mark Costa u punësua për të mbikëqyrur projektet si dhe kompaninë e krijuar enkas për seri të gjalla nën Cartoon Network Studios, Alive and Kicking Inc.. Incredible Crew ishte e fundit seri në këtë zhanër që u prodhua për Cartoon Network. Përkundër dështimit të prodhimeve të gjalla në këtë kanal, infrastruktura e studios u mbajt për të prodhuar programe për bllokun simotër të programacionit, Adult Swim, duke u identifikuar në ekran si Alive and Kicking, bashkë me dy kompani të tjera (Rent Now Productions dhe Factual Productions), në vend se të njihej si Cartoon Network Studios.

Vitet 2010[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eksplorimi i animacionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Logoja në përdorim prej vitit 2010 deri në 2013.

Në vitin 2010, Adventure Time bëri premierën e vet në Cartoon Network. Filloi si një film i shkurtër në bllokun Random! Cartoons të Nicktoons-it[10] që ai kanal nuk e miratoi për seri të plotë.[11] Cartoon Network e mori më vonë, dhe prodhimi i serisë u zhvendos tek Cartoon Network Studios.[12] Seria zgjati deri në 2018 me 10 sezona dhe 283 epizoda. Një film u lajmërua në 2015,[13] por në 2018 Adam Muto tha që filmi nuk u njoftua zyrtarisht asnjëherë.[14] Në vitin 2019, një epilog i quajtur Adventure Time: Distant Lands, u lajmërua për HBO Max me publikimin në 2020.[15] Po këtë vit, The Cartoonstitute, një seri inkubatoreske e ngjashme me What a Cartoon!, debutoi në Cartoon Network Video. Pilotët e serive Regular Show dhe Uncle Grandpa u prezantuan këtu bashkë me filma të tjerë të metrazhit të shkurtër, me pilotin për Uncle Grandpa duke qenë referencë për Secret Mountain Fort Awesome, që realisht i parapriu serisë.

Logoja në përdorim prej vitit 2013 deri në 2022.

Në vitin 2014, Cartoon Network Studios prodhoi miniserinë e saj të parë, Over the Garden Wall. Vitin pasues, Long Live the Royals pati premierën e vet.

Në vitin 2016, studioja prodhoi dy rindezje të bazuara mbi The Powerpuff Girls dhe Ben 10 respektivisht.[16][17] Gjithashtu, studioja prodhoi për herë të parë një seri televizive sipas një serie të filmave të shkurtër, Mighty Magiswords.[18]

Në vitin 2017, pasi planet e menduara jo më herët se viti 2002[19] për një film dështuan,[20] Samurai Jack u ringjall për një sezon të pestë dhe të fundit, e cila u kthye studioja ta prodhojë për Adult Swim,[21] me vlerësime shumë pozitive,[22][23] duke e përfunduar serinë pas anulimit të saj nga Cartoon Network në 2004. Poashtu këtë vit, u njoftua që Cartoon Network Studios, në bashkëpunim me Studio T, do të prodhonte serinë e animuar për të rritur Close Enough për TBS, krijuar nga ideatori i Regular Show J. G. Quintel.[24]

Në 2019, pasi u mor me disa epizoda të Harvey Birdman, Attorney at Law, sezonin e dytë të Black Dynamite, sezonin e pestë të lartpërmendur të Samurai Jack dhe i prodhoi pilotët e lartpërmendur televizivë Welcome to Eltingville, The Groovenians and Korgoth of Barbaria, Cartoon Network Studios prodhoi programin e parë plotësisht vetanak për Adult Swim: Primal, një seri e animuar për të rritur nga Genndy Tartakovsky. Pesë epizodat e parë u paketuan poashtu për një shfaqje të kufizuar teatrale si film me titull Primal: Tales of Savagery.[25]

Cartoon Network Studios poashtu filloi të prodhonte përmbajtje për shërbimin streaming HBO Max në ardhje prej kompanisë së vet prind WarnerMedia, duke përfshirë Adventure Time: Distant Lands.[26] Pas dështimit të bllokut që e patën planifikuar për animim, Close Enough u shtye poashtu nga TBS drejt HBO Max-it.[27]

Vitet 2020[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në gusht të vitit 2020, kryetari i Warner Bros. Animation Sam Register u vendos si kryeshef i studios.[28] Amy Friedman u emërua drejtoreshë e programacionit për Cartoon Network pasi Rob Sorcher dha dorëheqje si drejtor i studios dhe kryeshef i përmbajtjes, dhe kaloi tek Warner Bros. Television Group për një marrëveshje të përgjithshme të prodhimit.[nevojitet citimi]

Në 2021, Jason DeMarco u emërua nënkryetar i lartë për Anime & Seri Aksioni të Metrazhit të Gjatë për Warner Bros. Animation dhe Cartoon Network Studios,[29] dhe Cartoon Network Studios Europe u riemërtua si Hanna-Barbera Studios Europe si homazh ndaj studios origjinale Hanna-Barbera.[30]

Më 11 maj 2022, pasi hoqi dorë Tom Ascheim nga roli i tij si kryetar dhe doli, ndarja Warner Bros. Global Kids, Young Adults and Classics u shpërbë si pjesë e një ristrukturimi nga tashmë pronari i ri Warner Bros. Discovery, me studiot e veta—duke përfshirë Cartoon Network Studios—të zhvendosura direkt nën Warner Bros. Television.[31]

Më 11 tetor 2022, Cartoon Network Studios dhe Warner Bros. Animation konsoliduan ekipet e tyre të zhvillimit dhe prodhimit si pjesë e një ristrukturimi nga Warner Bros. Television, me Audrey Diehl duke mbikëqyrur departamentin e fëmijëve dhe familjes, Peter Girardi duke mbikëqyrur animimin për të rritur, dhe Sammy Perlmuttre duke mbikëqyrur prodhimet e animuara të metrazhit të gjatë. Bashkimi nuk do të ndikonte prodhimet e tyre në emër, me Cartoon Network Studios duke vazhduar të fokusojë në përmbajtje origjinale, dhe Warner Bros. Animation duke u përdorur për ekskluzivitete klasike.[32]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Seibert, Fred (18 dhjetor 2007). "Hanna-Barbera Studios, 1997". Frederator Blogs (në anglisht). Frederator Studios. Marrë më 2012-12-14.
  2. ^ "Latest News", Variety magazine, 1999
  3. ^ Kaplan, Don (21 mars 2000). "Bye, Bye Boo Boo!; Cartoon Legends Get Erased at Shrinking Hanna-Barbera Studio". New York Post (në anglisht). Marrë më 15 maj 2018.
  4. ^ Baisley, Sarah (27 shtator 2004). "Cartoon Network Studios Promotes Pelphrey to Production VP". Animation World Network (në anglisht). Marrë më 2022-06-26.
  5. ^ Cartoon Network Studios | Top 7 Coolest Things!!! | Cartoon Network This Week (në anglisht). Cartoon Network. 5 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2022. Marrë më 21 dhjetor 2022 – nëpërmjet YouTube.
  6. ^ Worley, Rob (26 shkurt 2002). "The Future of 'Eltingville' on TV and in Comics" (në anglisht). CBR. Marrë më 15 qershor 2014.
  7. ^ Bishop, Sam (8 nëntor 2002). "Bishop: 'The Groovenians' fail to groove". Online Athens (në anglisht). Athens Banner-Herald. Marrë më 7 mars 2016.
  8. ^ "The Powerpuff Girls – The Movie". www.rottentomatoes.com (në anglisht). 2002-06-22. Marrë më 2016-05-26.
  9. ^ "Adult Swim Pilots Update" (në anglisht). Bumpworthy.com. 2010-10-31. Marrë më 2011-05-16.
  10. ^ Leichliter, Larry, Hugo Morales, & Pendleton Ward (directors); Pendleton Ward (writer) (7 dhjetor 2008). "Adventure Time". Random! Cartoons. Sezoni 1. Episodi 2b (në anglisht). Nicktoons.
  11. ^ DeMott, Rick (25 prill 2010). "Time for Some Adventure with Pendleton Ward" (në anglisht). Animation World Network. Marrë më 18 janar 2013.
  12. ^ Amidi, Amid (29 gusht 2008). "Cartoon Network Acquires Adventure Time". Cartoon Brew (në anglisht). Cartoon Brew LLC. Marrë më 22 prill 2011.
  13. ^ Busch, Anita (27 shkurt 2015). "Cartoon Network's 'Adventure Time' Heads To Big Screen at Warner Bros". Deadline Hollywood (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2015.
  14. ^ Muto, Adam [MrMuto] (22 korrik 2018). "An AT movie was never officially announced" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2018. Marrë më 23 korrik 2018 – nëpërmjet Ask.fm.
  15. ^ Porter, Rick (23 tetor 2019). "'Adventure Time' Revived for Series of HBO Max Specials". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 30 tetor 2019.
  16. ^ "'Powerpuff Girls' to make a comeback on Cartoon Network on April 4". Daily News & Analysis (në anglisht). Diligent Media Corporation. 10 mars 2016. Marrë më 19 mars 2016.
  17. ^ Turner Broadcasting System (2015-06-08). "Cartoon Network Announces All-New Television Series for the Global Phenomenon Ben 10!". Press release. https://www.turner.com/pressroom/united-states/cartoon-network/cartoon-network-announces-all-new-television-series-global. 
  18. ^ Holloway, Daniel (2016-06-13). "Cartoon Network Orders 'Mighty Magiswords' Series (EXCLUSIVE)". Variety (në anglisht). Marrë më 2017-04-05.
  19. ^ Seibert, Fred (5 shtator 2009). "Lunch with Genndy". Frederator Studios Blog (në anglisht). JoeJack, Inc. Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2011. Marrë më 2009-12-11.
  20. ^ Loughrey, Clarisse (3 dhjetor 2015). "Acclaimed Cartoon Samurai Jack to Return with New TV Series". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2015. Marrë më 24 maj 2016.
  21. ^ James Viscardi (2 dhjetor 2015). "Adult Swim Announces New Season of Samurai Jack with Genndy Tartakovsky" (në anglisht). Comicbook.com. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2015. Marrë më 4 dhjetor 2015.
  22. ^ "Samurai Jack: Season 5 (2017)" (në anglisht). Rotten Tomatoes. Marrë më 11 mars 2017.
  23. ^ "Samurai Jack  – Season 5 reviews" (në anglisht). Metacritic. Marrë më 11 mars 2017.
  24. ^ "TBS Greenlights New Animated Series CLOSE ENOUGH from J.G. Quintel -US". Broadway World (në anglisht). 2017-05-17. Marrë më 2017-05-17.
  25. ^ Amidi, Amid (12 shtator 2019). "Genndy Tartakovsky's 'Primal' Is Getting a Theatrical Run in Los Angeles". Cartoon Brew (në anglisht).
  26. ^ Porter, Rick (23 tetor 2019). "'Adventure Time' Revived for Series of HBO Max Specials". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 24 tetor 2019.
  27. ^ Milligan, Mercedes (2019-10-31). "JG Quintel's Adult Toon 'Close Enough' Coming to HBO Max". Animation Magazine (në anglisht).
  28. ^ "Sam Register to Lead Cartoon Network Studios" (në anglisht). Marrë më 2020-08-31.
  29. ^ Pedersen, Erik (10 gusht 2021). "Jason DeMarco Named SVP Anime & Action Series/Longform For Warner Bros Animation & Cartoon Network Studios". Deadline Hollywood (në anglisht).
  30. ^ Ramachandran, Naman (7 prill 2021). "WarnerMedia Reinstates Iconic Hanna-Barbera Brand With London-Based European Studio". Variety (në anglisht). Marrë më 7 prill 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  31. ^ Andreeva, Nellie (2022-05-12). "Tom Ascheim Exits As President Of Warner Bros. Global Kids, Young Adults and Classic". Deadline -US (në anglisht). Marrë më 2022-05-12.
  32. ^ Schneider, Michael (2022-10-12). "Warner Bros. TV Group Lays Off 82 Staffers, Consolidates Some Unscripted and Animation Departments in Belt-Tightening Restructure". Variety -US (në anglisht). Marrë më 2022-10-12.