Cecilia Hidalgo Tapia
Cecilia Hidalgo Tapia | |
---|---|
Kombësia | kiliane |
Shtetësia | Shtetet e Bashkuara |
Çmimet | Çmimi Kombëtar për Shkencat Natyrore të Kilit |
Karriera shkencore | |
Fushat | Kimi, Biokimi, Mjekësi |
Institucionet | Universiteti i Kilit |
Maria Cecilia Tapia Hidalgo, e njohur si Cecilia Tapia Hidalgo, është një biokimiste kiliane dhe anëtare e fakultetit në Universitetin e Kilit. Në vitin 2006 ajo mori Çmimin Kombëtar të Shkencave Natyrore të Kilit, duke u bërë gruaja që e fiton këtë çmim.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hidalgo përfundoj studimet e saj deridiplomike në Universitetin e Kilit, duke diplomuar në fushën e biokimisë në vitin 1965. Katër vjet më vonë, ajo fitoi doktoratën në shkencë në të njëjtin universitet. Më vonë ajo udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për studimet postdoktorale në Institutin Kombëtar të Shëndetit.[1] Mes viteve 1992 dhe 1993 ajo ishte marrëse e Guggenheim Fellowship.
Si mësues, ajo dha mësim në Qendrën për Studime Shkencore (Centro de Estudios Científicos) midis viteve 1984 dhe 2002. Ajo ka dhënë mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kilit që nga viti 1984. Më vonë, midis viteve 2001 dhe 2003, ajo shërbeu si Drejtore e Programit të Biologjisë dhe Institutit të Shkencave të Biomjekësisë Molekulare. Ajo është drejtoreshë e Qendrës FONDAP për Studime Molekulare të Qelizës dhe pjesë e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Kilit.[2] Ajo është gjithashtu zëvendëspresidente e Këshillit Këshillimor për Fondacionin për Shkencëtarë të Rinj.
Në vitin 2004, Universiteti i Kilit i dhuroi asaj Medaljen e Meritës Amanda Labaras me qëllim që të festonte personalitetin dhe punën e grave nga universiteti, të cilët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në fushën e profesionit të tyre, në fushën e kulturës ose në shërbim të vend.[3] Në vitin 2006 ajo mori Çmimin Kombëtar të Shkencave Natyrore të Kilit, duke u bërë gruaja që e fiton këtë çmim. Një nga fushat e saj të studimit është rregullimi i kalciumit intracelular.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Prof. Cecilia Hidalgo". University of Chile. Marrë më 12 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Maria Cecilia Tapia Hidalgo". University of Chile. Marrë më 12 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Amanda Labarca Award of Merit". University of Chile. Marrë më 12 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cecilia Hidalgo is the first woman to win the National Natural Science Award". Emol. 26 gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2018. Marrë më 12 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)