Daniel Dajani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Daniel Dajani (Blinisht, 2 dhjetor 1906 - Shkodër, 4 mars 1946) ka qenë prift katolik që u martirizua gjatë regjimit komunist. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind në Blinisht të Zadrimës, pranë Lezhës, më 2 dhjetor 1906. Shkollimin fillor e mori në Shkodër dhe në moshën 12 vjeçare hyri në Seminar. Më 8 korrik 1926 u pranua në Noviciatin e Jezuitëve në Goricia. Më pas kaloi në Kieri në periudhën 1931-33, ku kreu studimet për filozofi. Më 1935 u kthye në Shqipëri, ku dha mësim gjuhën latine në Seminarin Papnor ku kishte qenë vetë nxënës në Shkodër dhe u bë pjesë e misionit shëtitës të jezuitëve. Më 1944 u zgjodh rektor i Kolegjës Saverjane dhe i Seminarit Papnor.

U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Giovanni Faustin, nënprovincialin e Shoqërisë «Jezus», si drejtues të «Bashkimit Shqiptar», sado që as ai as Atë Fausti nuk kishin të bënin fare me organizatën e themeluar nga xhakoni Mark Çuni.

Më 22 shkurt, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, me pushkatim, të shtatë të arrestuarve. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë Enver Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më 4 mars 1946, ata u ekzekutuan në varrezën e Rrmajit në Shkodër.[2]

Më 10 nëntor 2002 Kisha Katolike Romake nisi procesin e lumnimit të martirve shqiptarë të regjimit komunistë në të cilën gjëndet edhe edhe emri i Atë Daniel Dajanit.

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 October 2017. 
  2. ^ "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. f. 18-19.  978-9928-168-01-6.