Daniel Estrada Agirrezabalaga
Personal information | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Daniel Estrada Agirrezabalga | ||
Data e lindjes | 3 janar 1987 (38 vjeç) | ||
Vëndi i lindjes | Zarautz, Spanjë | ||
Gjatësia | 1.77 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni(et) | Mesfushor / Mbrojtës | ||
Informacioni i skuadrës | |||
Skuadra aktuale | Real Sociedad | ||
Number | 22 | ||
Karriera rinore | |||
Real Sociedad | |||
Karriera e lartë* | |||
Vitet | Team | Apps | (Gls) |
2005–2007 | Real Sociedad B | 66 | (15) |
2007– | Real Sociedad | 139 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 6 Korrik 2014 |
Daniel Estrada Agirrezabalaga (lindur më 3 Janar 1987) është një futbollistë spanjoll i cili luan me klubin spanjoll Real Sociedad më së shumti si mesfushor i djathtë.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një produkt i sistemit të të rinjëve të Real Sociedad, Estrada ka lindur në Zarautz, Gipuzkoa, dhe shpenzoi dy sezonet e tij të para si profesionist me rezervat në divizionin e tretë. Në sezonin 2006–07 ai përfundoi i dyti në Group II të golashënuesve, duke shënuar 13 gola, me e larta e karrierës së tij.
Më 10 Shkurt 2007, Estrada bëri debutimin e tij me skuadrën e parë, duke luajtur pesë minuta në humbjen 1–2 në shtëpi kundër Real Madridit. Tre muaj më vonë, në paraqitjen e tij të tretë në La Liga, ai erdhi nga stoli i rezervave në ndeshjen kundër Barcelonës (në humbje 0–2 sërisht në shtëpi), dhe e përfundoi sezonin e tij të parë tetë paraqitje me klubin që ra nga liga.
Në dy sezonet e ardhshme në divizionin e dytë, Estrada u përdor në mënyrë të të çrregullt, me klubin që dështoi dy herë rresht për të fituar statusin si skuadër e divizionit të parë. Në sezonin 2009–10, klubi u rikthye në ligën elitare pas tre sezones, me Estradën që kontriboi me 18 ndeshje dhe 1,538 minuta.
Estrada u përdor vetëm si mbrojtës nga trajneri Martín Lasarte në sezonin 2010–11. Më 26 Shkurt 2011, ai shënoi golin e parë me skuadrën e parë të Real Sociedadit, por gjithashtu shënoi edhe një autogol në humbjen 1–4 kundër RCD Espanyol.[1]
Në Maj 2014, Estrada rinovoi kontratën e tij me Real Sociedadin deri në vitin 2015.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Espanyol rally to beat Real Arkivuar 2 mars 2011 tek Wayback Machine; ESPN Soccernet, 26 Shkurt 2011
- ^ Dani Estrada renueva hasta 2015 (Dani Estrada rinovon deri në vitin 2015); Uebfaqja zyrtare e Real Sociedad, 30 Maj 2014 Stampa:Es icon
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili zyrtar tek Real Sociedad Stampa:Es icon
- Profili tek BDFutbol
- Profili tek Futbolme Stampa:Es icon
- Profili tek Soccerway Arkivuar 16 janar 2015 tek Wayback Machine