Jump to content

Daunia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skulpturë dauniane në mermer (shek. 4 para Krishtit) [1]

Daunia (Δαυνία) është një rajon historiko-gjeografik i Italisë së Jugut i cili në periudhën pararomake, së bashku me rajonin e afërt Peucetia (që ndodhet në juglindje të luginës Ofanto ) dhe me rajonin tjetër Mesapia, përbënte të ashtuquajturën Japigia, nga të cilat Apulia romake Pulia aktuale kanë marrë emrin e tyre. Territori Daunian shtrihej nga Gargano deri në Vulture dhe nga Malet Dauniane deri në Gjirin e Manfredonisë, duke përfshirë kështu tërë rajonin Tavoliere delle Puglie dhe në kufi me Sanio në lartësinë e pellgut Fortore, ku lugina Cervaro ndahet me Irpinian.

Daunia e lashtë korrespondonte përafërsisht me rajonin mesjetar Capitanata dhe provincën aktuale Fogjia, si dhe një pjesë të krahinës së re Barleta-Andria-Trani deri në skajin verior më ekstrem të Basilikata së sotme. Në rajonin Daunia jetonin fisi ilir i daunianëve. [2] [3]

  1. ^ Isman, I predatori dell'arte perduta, pag. 81
  2. ^ Carpenter, Lynch & Robinson 2014.
  3. ^ Carpenter, T. H.; Lynch, K. M.; Robinson, E. G. D., red. (2014). The Italic People of Ancient Apulia: New Evidence from Pottery for Workshops, Markets, and Customs (në anglisht). New York City, New York: Cambridge University Press. ISBN 9781139992701.