Dedë Malaj
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Dom Dedë Malaj ishte nje prift dhe shenjtor shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dedë Malaj lindi në Mali Kolaj (Velipojë), më 16 nëntor 1917. Pas shkollës fillore dhe të mesme që kreu në Seminarin Papnor Shqiptar vazhdoi studimet në Itali. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo (Romë), më 20 dhjetor 1942. U kthye në Shqipëri në Ipeshkvninë e Shkodrës për të shërbyer në zonën e Dajçit të Bregut të Bunës.
Pasi dërgoi jashtë shteti listën e meshtarëve të pushkatuar, u arrestua dhe u dënua me vdekje. In odium fidei - Vox Populi. Prej urrejtjes ndaj fesë – është zëri i popullit. Përballë gjyqit rinovoi me guxim shpalljen e tij të fesë katolike dhe paditi padrejtësitë e regjimit komunist.
U pushkatua më 12 maj 1959, në moshën 42 vjeçare. U arrestuar kryesisht për arsye politike, vdiq duke kundërshtuar komunizmin me kurajo.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)