Jump to content

Delfini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Delfinet)
Definët
Delfinët nuk janë një takson, ato janë një grupim joformal i rendit Cetacea
Të dhëna
Klasifikimi i cetaceveMbretëria: Animalia

Tipi: Chordata
Klasi: Mammalia

Rendi: Cetacea
Familjet që konsiderohen definëDelphinidae

Iniidae
Lipotidae
Platanistidae

Pontoporiidae

Delfini është emri i përbashkët për një grup gjërësisht të shpërndarë dhe të larmishëm të gjitarëve placentarë të detit. Është një grupim joformal brenda rendit Cetacea, duke përjashtuar balenat dhe derrat e detit.

Delfini është gjitar ujor i konsideruar si kafsha e tretë më e mençur në botë. Delfini ushqehet kryesish me peshq, është mjaft paqësor dhe krijon miqësi me njerëzit. Delfini është gjitar deti me trup deri ne 3,7 metra, me ngjyrë hiri ne kurriz dhe me bark te bardhe, me lëkure te lëmuar, me turi te zgjatur. Delfini jeton mbi 100 vjeç. Kjo kafshe pëlqen detet e ngrohta të klimës mesdhetare.

Ato jeton ne thellësi prej 2 deri 9 metra. Ekzistojnë 34 lloje delfinësh.

Delfinët gjithashtu janë mishngrënës, jetojnë afër detit dhe shpesh te baskevepruar me njerëzit. Delfinët janë lloje balenash. Si balena te tjera delfinët përdorin tinguj valleje dhe kërcejnë për te komunikuar dhe për te lundruar. Ata gjithashtu kane një tingull te gjashte te ekolosalisazionit.

Imitojnë tinguj midis tyre dhe imitimi i bën te krijojnë jehona te reja nga objektet rreth tyre. Prej kohesh mendohet se delfinët bashkë me pjesën tjetër te balenave janë paraardhës te gjitarëve tokësore, për shkak te se cilëve janë zhdukur mishngrënësit (bishat).

Megjithatë balenat, duke përfshire edhe delfinët, janë te lidhura ngushtë me hippot.

Është llogaritur se paraardhësit e delfinëve u strehuan ne ujë te ngjashëm me balenat (delfinët).

Delfinët e pare te njohur. Gjinore, i përkasin familjes se Hadrodelfineve dhe Kentriodon, nga familja e kentriodoneve.

Delfinet janë kafshe deti. Ata janë te lidhur me balenat, janë rreth 40 lloje delfinësh ne 17 gjenerata. Përmasat e tyre variojnë nga 1,2 m deri ne 9,5 m, nga 40 kg deri ne 10 ton (orka ose balena vrasëse). Ata gjenden ne boten e ujit me shume ne oqeane e ndarjeve kontinentale, janë mishngrënës, me shume ushqehen me peshq. Familja e delfinëve është me e madhja e oqeanit dhe me e shoqërueshmja. Delfinët kane ekzistuar rreth 10 milion vjet me pare, gjate miocenes. Delfinët janë kafshët me inteligjente dhe duken te shoqërueshme e lozonjare, qe i beri ata popullore ne kulturën njerëzore.

Emri delfin rrejdh nga greqishtja δελφίς (delphís), "delfin",[1] që ka qenë i lidhur me δελφύς (delphus), "mitër".[1] Emri i kafshës mund të interpretohet sipas kuptimit "peshku me mitër".[2] Emri u përcoll në latinisht si delphinus[3] (romanizimi i fjalës greke δελφῖνος – delphinos[1]), që në latinishten mesjetare u bë dolfinus.

Termi "delfin" mund të përdoret për ti u referuar antarëve të nënrendit Odontoceti që i përkasin familjes Delphinidae (delfinët oqeanik) dhe familjeve të delfinëve lumor: Iniidae (delfinët e lumit amerikanojugor), Pontoporiidae (delfinët e lumit La Plata), Lipotidae (delfinët e lumit kinez) dhe Platanistidae (delfinët e lumit indian).[4][5]

Në përdorimin e zakonshëm termi "balenë" përdoret vetëm për llojet e mëdha të cetaceve,[6] ndërsa për cetacetë e vogla me sqep ose me hund të zgjatuar konsiderohen "delfinë".[7] Emri "delfin" përdoret zakonisht si një sinonim për delfinin hundështypur, lloji më i përhapur dhe më i njohur nga delfinët.[8] Gjashtë lloje të delfinëve zakonisht mendohet të jenë balena: balena vrasëse, balena kokëpjepër, balena vrasëse e vogël, delfini i zi, dhe dy lloje të Globicephala, por që të gjitha i takojnë familjes Delphinidae dhe klasifikohen si definë.[9]

Edhe pse ndonjëherë termat "delfin" dhe "derr deti" përdoren si sinonime, derrat e detit nuk konsiderohen delfinëve dhe kanë karakteristika të ndryshme fiziologjike, të tilla si sqepi i shkurtër dhe dhëmbë në fomë lopate; ata gjithashtu ndryshojnë në sjellje. Derrat e detit i përkasin familjes Phocoenidae dhe ndajnë një prejardhje të përbashkët me Delphinidae.[8]

Delfinët hibride

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne 1933 tre delfinë te çuditshëm (plazhi) ne bregun e Irlandës u duken te jene si hibride midis Risso’s dhe delfinit te zakonshëm. Ky proces u përsërit edhe me vone duke prodhuar një hibrid kalf. Midis delfinit te zakonshëm dhe atij me dhembe u formua një offspring. Delfini i zakonshëm jeton ne bregun e Kalifornisë. Te tjerë delfinë hibride jetojnë rrotull botes siç është bottlenose atlantic spotted. Me e njohur është balena vrasëse (wophin), e cila është një hibrid qe nuk lind. Dy lloje balenash vrasëse jetojnë ne Havai. Balena e pare ka lindur ne 1985 nga një balene vrasëse mashkull dhe nga një balene e zakonshme femër.

Delfinët janë cilësuar si nje nga kafshët me inteligjente te botes, por është e vështire te përcaktohet se deri ku arrin inteligjenca e tyre. Duke u krahasuar me specie me te njëjtën inteligjence është e komplikuar për te ndare nivelet nga diferenca e aparateve te ndjeshmërisë, mënyrës se përgjigjes dhe natyrës se njohjes. Janë bere disa eksperimente me këtë kafshe te ukit por disa teste janë te limituara. Duke u krahasuar me specie te tjera sjellja e delfinit është studiuar ne mënyre te veçante, ne te dyja anët si ne grup dhe ne veçanti. Delfinët jetojnë ne grup dhe ne mënyre individuale. Ne vende ku ka ushqim me bollëk mund te krijohen grupe qe mund te kapërcejnë 1000 delfinë. Komunikimi individual përdor vërshëllima dhe tinguj te tjerë. Ata lëshojnë tinguj ultrasonike për te treguar vendndodhjen e tyre. Nuk kane kryetar për ti udhëhequr. Ndryshimet janë te zakonshme megjithatë ata mund te kenë një lidhje te forte midis tyre. Delfinët mund te ndihmojnë një te dëmtuar, një te plagosur, apo te sëmure duke iu dhëne një fryme te lehte për ti nxjerre ne siperfaqe. Altruizmi duket sikur është pa limit ne specien e tyre. Ne Zelandën e Re është pare një delfin Moko, i cili ka drejtuar ose ndihmuar një femër bashke me te voglin e saj jashtë zonave me rrezik, ku ata kishin ngelur disa here. Gjithashtu delfinët janë pare te mbrojnë notaret nga peshkaqenët duke notuar rrotull tyre ose duke i sulmuar ata dhe detyruar te ikin. Madje delfinët kane treguar kulture, qe mendohet te jete e njëjte me atë te njerëzve. Ne maj te 2005 ne Australi u zbulua një delfin i cili iu mësonte te vegjëlve si te përdornin objekte te ndryshme. Ata mbulonin truoin me sfungjerë kur kalonin ne vende me shkëmbinj ne mënyre qe te mos goditeshin. Dituria tek delfinët kalon nga mamaja tek vajza. Vetëm një lloj është qe dituria kalon nga te dy prindërit, tek vajza dhe tek djali. Një sjellje tjetër e delfinëve është zbuluar tek delfinët e lumit Brazil, ku disa meshkuj përdorin dru ose dege si pjese te shkaqeve seksuale.

Delfinët mund te hyjnë edhe ne përleshje me njeri-tjetrin. Sa me i madh te jete një delfin mashkull aq me shume e ka trupin te mbuluar nga shenja kafshimi. Arsyet për te cilat delfinët hyjnë ne përleshje me njeri-tjetrin janë te njëjta me te njerëzve :

  • Mosmarrëveshja midis shokëve.
  • Për te fituar sa me shume femra.

Këto akte agresioni mund te jene shume te forta aq sa delfinët mund te humbin dhe mendjen ne qofte se humbin betejën. Gjithashtu delfinët mund te vrasin qëllimisht për arsye te cilat nuk janë plotësisht te kuptueshme.

Riprodhimi dhe seksualitet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha e shtatzënisë varion nga një specie ne specie. Për delfinët e vegjël Tocuxi periudha e shtatzënisë është 11 mujore, për llojin Orca është 17 muaj. Delfinët zakonisht bëhen aktive seksualisht qe ne moshe te re, madje edhe përpara se te piqen. Por edhe kjo varion nga lloji ne lloj. Delfinët njihen jo vetëm për tu riprodhuar por ata nga njehere shfaqin edhe sjellje homoseksualiteti. Specie te ndryshme mund te përfshihen ne sjellje seksuale ne kopjim me specie te tjera. Sjellja seksuale mund te jete edhe violente ose dhunuese. Meshkujt priren me shume qe nëpërmjet kësaj sjellje te shfaqin agresivitet.

Strategjia e Delfinit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Strategjia e delfinit ka të bëjë të mendohemi mbi mënyrën e të menduarit. Brenda ecurisë shekullore që vioji, njeriu bashkëjetonte me kafshët. Një numër të tyre arriti ti zbuste dhe arriti të kishte afër tij disa lloje kafshësh, ndërsa ato më të egrat i mban në distancë, pasi këtu e mijëra vjet nuk ka bërë ndonjë lëvizje për tju afruar me një mënyrë pozitive. Provë për këtë është vetë fakti se shekujt e fundit nuk është zbutur asnjë kafshë. Përkundrazi, të gjitha llojet shtazore konsiderohen thjesht "burime ushqimore dhe pasuriprodhuese", diçka që largon njeriun akoma më tepër nga "komshinjtë" e tij shtazorë.

Por në vitet e fundit, shfrytëzimi barbar i këtyre qenieve ka ngritur një dallgë protestash nga mijëra njerëz të cilët janë të prekur nga temat dhe problemet ekologjike dhe mjedisore të të gjitha llojeve. Kështu njeriu u detyrua të "kujtohet përsëri" për këtë mbretëri të lënë pas dore të natyrës.

Në këtë artikull do të përpiqemi të vëzhgojmë sjelljen e kafshëve, dhe paralelizmin e tyre me njerëzit dhe nxjerrjen e shumë konkluzioneve dhe mësimeve. Në Greqi, Esopi, ishte një njeri i cili me shembullin e tij u përpoq të tregonte disa veçori, karakteristika dhe virtyte të kafshëve dhe se si ato mund të përputhen me karakteristikat e njeriut. Të gjithë e kuptojnë se pas dhelprës, fshihet njeriu dinak, pas gomarit fshihet njeriu kokëfortë por dhe ai që ka durim, pas ujkut fshihet njeriu agresiv, dhe këto janë vetëm disa nga shembujt që ekzistojnë.

Në kornizën e çdo Mitologjie, por edhe të Mitit dhe të Simbolologjisë Teologjike të popujve në përgjithësi, kafshët luajnë një rol të rëndësishëm. Disa karakteristika të tyre bëjnë njeriun të kuptojë se ato përbëjnë shprehjet tokësore të disa fuqive qiellore.

Akoma, brenda ngjarjeve, të takimeve të njeriut me kafshët, gjejmë Androkliun me luanin e tij të zbutur, por edhe Arionin, që thuhet se një delfin e mori mbi shpinën e tij dhe e shpëtoi nga mbytja në det.

Dhe kështu arrijmë në epokën bashkëkohore. Të gjitha speciet "hyjnë nëpër laboratorë", ku shqyrtohen dhe studiohen me kujdes, me qëllim vlerësimin e tyre. Por, mundësitë e mëdha të teknologjisë shfaqen të dhëna të reja, që me mënyra të tjera do të ishte shumë e vështirë të vërtetohen. Kështu, vërtetohet për edhe një herë tjetër se kafshët mund ti mësojnë njeriut shumë gjëra. Madje shumë shkrimtarë janë marrë me të ashtuquajturat "fuqitë psikike" të kafshëve. Dhe tashmë na sjellin disa shembuj të shkëlqyeshëm.

Kështu për shembull, disa elefantë të zbutur vinin baltë brenda zileve të tyre, në mënyrë që të mund të iknin për të vjedhur banana, ndërsa disa kafshë të mbyllura në vende të mbyllura hermetikisht mund të komunikonin me kafshë të tjera që ndodheshin jashtë këtij vendi. Njerëz me disa dhunti të veçanta thanë se arritën të komunikonin me kafshë në mënyrë telepatike, se "folën" me ta dhe se në përgjithësi vërtetohet se në sektorin e konceptimit mbindjenjësor, kafshët jo vetëm nuk kanë mungesa, por mund të tregojnë dhe arritje të rëndësishme.

Akoma dhe sot kafshët vazhdojnë "të shpetojne jetë", në zjarre, aksidente dhe në ngjarje të tjera ekstreme. Midis të gjithë këtyre shembujve, dallojnë delfinët. Kemi folur tashmë për mitin e Arionit të lashtësisë, që mund të jetë edhe një histori e vërtetë. Dhuntitë psikike dhe mendore të delfinëve na bëjnë të çuditemi në çdo moment.

Duke u bazuar në sjelljen e tyre, disa studiues shkruajtën librin : "Strategjia e delfinit". Kemi të bëjmë me një libër që ka si teme menagjmentin, por që titulli dhe përmbajtja e tij bazohet në karakteristikat e delfinëve. Përmbajtja e këtij libri bën që lexuesi i këtij libri nuk duhet të interesohet medoemos për menaxhimin dhe bizneset. Elementet e problamatizimit që përmban e bëjnë të dobishëm për çdonjëri që interesohet për Vetënjohjen dhe vetëzhvillimin e tij, ashtu si edhe me marrëdhëniet e tij me njerëzit përreth.

  1. ^ a b c Liddell, Henry George; Scott, Robert. "δελφίς". A Greek-English Lexicon. Perseus Digital Library. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dolphin (në anglisht) (bot. Fourth). Dictionary.com. Marrë më 17 dhjetor 2006. {{cite book}}: Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  3. ^ delphinus, Charlton T. Lewis, Charles Short, A Latin Dictionary, on Perseus Digital Library
  4. ^ Aquatic Life of the World. Marshall Cavendish. 1 nëntor 2000. fq. 652. ISBN 978-0-7614-7170-7. Marrë më 23 korrik 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Walker, Sally M. (nëntor 2007). Dolphins. Lerner Publications. fq. 6, 30. ISBN 978-0-8225-6767-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Stephen Leatherwood (1988). Whales, Dolphins, and Porpoises of the Eastern North Pacific and Adjacent Arctic Waters: A Guide to Their Identification. Courier Dover Publications. fq. 6. ISBN 978-0-486-25651-1. Marrë më 23 korrik 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Ron Hirschi (prill 2002). Dolphins. Marshall Cavendish. fq. 7. ISBN 978-0-7614-1443-8. {{cite book}}: |access-date= ka nevojë për |url= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Stephanie Nowacek; Douglas Nowacek (2006). Discovering Dolphins. Voyageur Press. fq. 5, 9. ISBN 978-0-7603-2561-2. Marrë më 23 korrik 2013. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Leatherwood, S.; Prematunga, W.P.; Girton, P.; McBrearty, D.; Ilangakoon, A.; McDonald, D (1991). Records of 'blackfish' (killer, false killer, pilot, pygmy killer, and melon-headed whales) in the Indian Ocean Sanctuary, 1772-1986 in Cetaceans and cetacean research in the Indian Ocean Sanctuary. UNEP Marine Mammal Technical Report. fq. 33–65. ASIN B00KX9I8Y8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)