Dhimitër Antoni
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Dhimitër Antoni (1922–1995) është studjues, enciklopedist tiranas – përfaqson një prej themeluesve të Arkivi i Shtetit Shqiptar me mbarimin e Lufta e Dytë Botërore.
Njihet si trashgimtar dhe emetues i vlerave shumplanshe të familjes së shquar tiranase të atdhetarit Nikolla Nishku që ngriti flamurin e pavarsisë së bashku me atdhetarët e tjerë në26 nëntor1912;
Zotërues i 4 gjuhëve të huaja si frëngjishtja, italishtja, rumanishtja dhe osmanishtja të cilën e mësoi përkrah miqve të tij osmanistëve par exelance si Haki Sharofi, Vexhi Buharaja e Jonuz Tafilaj përgjatë një jete devocioni e prurjesh titanike në fondin arkivit qendror të shtetit shqiptar. I diplomuar në tre fakultete si 1. Filozofi, 2. Histori-Gjuhësi, 3. Arkivistikë (dy vjet)
Dhimitri i tejkaloi dijet e tija prej pasionit për qëmtimin e botimeve të periudhës së mbretërisë shqiptare si dhe leximeve të kryeveprave e studimeve poliedrike nga autorë të huaj veçmas në italisht.
Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Vepra studimore e tij në lëmin historik dhe sistemimi i fondit me dokumenta:
- -Studimi i familjeve tregtare shkodrane të famshme në Evropë,
- -Studimi i periudhës së pushtimit fashist ose luogo tenenca,
- -Studimi i 11 vjet mbretërimi të Ahmet Zogu,
- -Studimi nga fondi i Rilindja Kombëtare
- -Më thelbësorja mbrojtja, pasurimimi dhe sistemimi dhe studimi i bibliotekës së klerit katolik shqiptar.
Nga kleriku katolik Frano Ilia iu dërgua pas viteve '90 një faksimilje ku në emër të klerit katolik i dedikoheshin falenderime të përzemërta për aktin qytetar të mbrojtjes së kujtesës kombtare. Si intelektual ai mbante kontakte me personalitete si Hysni Myzyri, Ahmet Kondo e Kristaq Prifti. Enciklopedist mes kolegëve idealist Dhimtri bashkëpunoi në mënyrë progresive në pasurimin e arkivave me kolegen e nderuar zonjën Mediha Shuteriqi dhe profesionisten ne shtëpinë e kujtesës, zonjen Eleni Duka.