Haki Sharofi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Haki Sharofi

Haki Sharofi (Dibër e Madhe, 10 ose 22 prill 1894 - Tiranë, 1977) ka qenë arsimtar, alim, drejtor i Komunitetit Mysliman Shqiptar, hartues tekstesh shkollore, publicist, studjues i shkencave diturore islame si dhe i letërsisë së bejtexhinjve. Më 1993 u nderua me titullin "Mësues i Popullit".

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në vitin 1894 në shehrin e Dibrës, më 1904 kreu mësimet fillore në mejtepin e xhamisë së re në vendlindje dhe më tej po aty ndoqi dhe kreu ruzhdien (plotoren) ku ishte drejtor Abdyl efendi Balliu,[1] më pas të mesmen tek "Darul-Mualim" (shq. shkolla e mësuesve, pedagogjike) po në vendlindje si dhe në Normalen e Elbasanit.[2]

Më 1912 u emërua mësues në GjyrasManastirit dhe më 1913 në Manuretal, Peshkopia (1914), ku ai ishte mësuesi i parë në Trojak dhe Slovë të Dibrës (1916 dhe 1920), në internatin e Kastriotit (1923), në Krumë (1928), në Vlorë (1929). Në vitet 1930 u vendos në Tiranë, ku u bë drejtor i medreses dhe drejtor i revistës Zani i Naltë, organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar që drejtoi nga viti 1930 deri në vitin 1939. Ai gjithashtu punon në Kulturën e Islamit. Është autor i poezive dhe i shumë librave e teksteve shkollore me përmbajtje fetare. Në vitet e fundit të jetës së tij bashkëpunoi me Arkivin Qendror të Shtetit dhe Arkivin e Institutit të Historisë, duke dhënë kontribute të çmuara në përkthimin e dokumenteve historike nga arabishtja, turqishtja dhe persishtja.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gogaj, Iljaz (2000). "Haki Sharofi, mësues atdhetar, veteran i shkollës shqipe". Haki Sharofi dhe vepra e tij. Tiranë: AIITC. fq. 19.
  2. ^ "Haki Sharofi". Zëri Islam. 18 gusht 2009. Marrë më 30 janar 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Murra, Moisi (22 dhjetor 2020). "Haki Sharofi (1894 – 1993)". Drita Islame. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2022. Marrë më 31 janar 2022.