Jump to content

Dhimitër Progoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dhimitër Progoni
Arhond i Arbërit
Mbretërimi1208-1216
ParaardhësitGjin Progoni
PasardhësiGrigor Kamona
bashkëshortKomnena Nemanjiq
[[Dinastia|]]Shtëpia e Progonit
I atiProgoni
Vdiq1216

Dhimitër Progoni ishte i treti dhe i fundit arhond i Arbërit nga dera e Progonëve, që mbretëroi në vitet 1208-1216. Ai e pasoi vëllanë e tij Gjin Progoni dhe pas tëposhtes së Bizantit nga Kryqëzata e Katërt, i mundësoi principatës së vet maksimumin e pavarësisë dhe ndikimit.

Më 1201 Raguza i shkruan Dei et imperiali gratia comes.[1]

Burimet perëndimore të kohës nderojnë atë me titullin judex (gjykatës) dhe princeps Arbanorum (princ i Arbërit), ndërsa Bizanti në të dhënat që i referohen atij si megas archon dhe më pas Panhypersebastos. Në 1208 ai u martua me Komnena Nemanjić, e bija e mbretit serb Stefan Nemanjić, me këtë ai siguroi një aleancë të leverdisshme me Serbinë, kundrejt asaj që venedikasit kishin bërë me zetanët.[2] Dhimitër gjithashtu fitoi titullin e bizantin panhypersebastos.[nevojitet citimi]

Martesa e Dhimitrit me vajzën e Nemanjas nuk e përjashtoi rrezikun e ekspansionit serb drejt tokave shqiptare. Megjithatë, në 1204, kërcënimi më serioz erdhi nga Dukati venecian i Dyrrhachium, një entitet Latin i formuar pas Kryqëzatës së katërt në ish-territoret e Perandorisë Bizantine.

Më 28 shkurt 1208 Papa Inoçenti III i shkruan në një letër nobili viri Demetrio Arbanensi principi. Më 16 gusht 1209 i shkruan idhnueshëm Demitrium judicem Albanorum dhe e kërcënon me shkishërim.[1]

Në kërkim të aleatëve, Dhimitër nënshkroi një traktat me Republikën e Raguzës në 1209 dhe filloi negociatat me Papa Inoçenti III në lidhje me subjektet e tij për "konvertimit të tij" në katolicizëm. Kjo është konsideruar si një veprim me takt, të cilin Dhimitri e ndërmori për krijimin e lidhjeve kundër Venedikut.

Dhimitër nuk kishte djalë për të pasuar atë. Pas vdekjes së tij, gruaja e tij, Komnena, u martua me fisnikun Grigor Kamona, i cili më vonë u bë arhond i Arbërit. Aleati i tij më i afërt ishte një arhond i quajtur Dhimiter Gaba III.[3]

  • Jubani, Zef et al. Historia e popullit shqiptar: për shkollat e mesme. Libri Shkollor: Prishtinë, 2003. 48.
  1. ^ a b Solovjev, Alexander (1938). "Marrëveshtje e Raguzës me princat shqyptarë kahë fillimi i shek. XIII". bibliotekashkoder.com. Përkthyer nga av. Aleksander Preluca. Hylli i Dritës vj XIV, nr. 12. fq. 701–707. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 23 prill 2018.
  2. ^ Ducellier, Alain (1995). "Albania, Serbia and Bulgaria". përmbledhur nga Abulafia, David (red.). The New Cambridge Medieval History (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 786. ISBN 9780521362894.
  3. ^ Zeqo, Moikom. "Kur lindi shteti tek shqiptarët?". albasoul.com.
Parardhësi 
Gjin Progoni
Arhond i Arbërit
1208–1216
Pasardhësi 
Grigor Kamona