Diego Pizarro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Diego Pizarro
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDiego Enrique Pizarro Bosio
Datëlindja (1990-08-14) 14 gusht 1990 (33 vjeç)
VendlindjaLima, Peru
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniSulmues, Anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Cantolao
Numri11
Karriera me të rinjtë
Bayern Munich
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2009Bayern Munich II36(7)
2009Coronel Bolognesi0(0)
2010Sport Boys2(0)
2011Colegio Nacional Iquitos23(0)
2012–2013Cienciano50(9)
2014Unión Comercio6(0)
2014Melgar7(0)
2015Juan Aurich4(0)
2015Cienciano10(1)
2015–Cantolao28(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12:36, 2 korrik 2017 (UTC)

Diego Enrique Pizarro Bosio (lindur më 14gusht 1990) është një futbollist profesionist peruan i cili luan si sulmues për klubin peruan Cantolao. Ai është vëllai i vogël i sulmuesit tjetër peruan Claudio Pizarro.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro u zhvillua si futbollist në akademinë e të rinjëveBayern Munich. Më 31 gusht 2009, u njoftua se ai do të bëhej pjesë e klubit peruan Coronel Bolognesi për pjesën e mbetur të sezonit 2009 të ligës Descentralizado.[1] Megjithatë, ai nuk luajti dot asnjë ndeshje për ekipin e tij të ri për shkak dëmtimi. Në përfundim të sezonit 2009, Bolognesi ra nga kategoria.

Në janar 2010, ai firmosi për ekipin peruan Sport Boys Association për sezonin 2010 të Descentralizados.[2] Pizarro bëri debutimin e tij si profesionist në Divizionin e Parë Peruan më 29 maj 2010 në një transfertë ndaj José Gálvez FBC. Ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 73të në vend të Miguel Curiel.[3] Edhe pse debutoi në atë sezon, Pizarro luajti më së shumti për ekipin rezervë, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 9 gola në turnamentin Torneo de Promoción y Reserva 2010. Ndeshja e tij e fundit për Sport Boys në Divizionin e Parë Peruan ishte më 17 tetor 2010 në fitoren 2–1 në shtëpi ndaj Universidad César Vallejo.[4]

Më 31 janar 2011, Colegio Nacional de Iquitos njoftoi se Pizarro i ishte bashkuar ekipit për nisjen e sezonit 2011 të Descentralizados.[5]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Diego Pizarro y Natalio Portillo reforzarán a Bolognesi" [Diego Pizarro dhe Natalio Portillo përforcojnë Bolognesin]. depor.pe (në spanjisht). 31 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2011. Marrë më 14 shtator 2011.
  2. ^ "Diego Pizarro, el gran hermano" [Diego Pizarro, vëllai i madh]. depor.pe (në spanjisht). 21 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2011. Marrë më 14 shtator 2011.
  3. ^ "José Gálvez 2 – 1 Sport Boys" (në anglisht). ESPN FC. 29 maj 2010. Marrë më 14 shtator 2011.
  4. ^ "Sport Boys 2 – 1 César Vallejo" (në anglisht). ESPN FC. 17 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 20 shtator 2011.
  5. ^ "Hermano de Claudio jugará en CNI" [Vëllai i Claudios do të luajë në CNI]. nuevo.ovacion.pe (në spanjisht). 31 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2012. Marrë më 20 shtator 2011.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]