Claudio Pizarro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Claudio Pizarro

Pizarro me FC Bayern Munich në 2015
Të dhënat vetjake
Emri i plotëClaudio Miguel Pizarro Bosio[1]
Datëlindja (1978-10-03) 3 tetor 1978 (45 vjeç)
VendlindjaCallao, Peru
Gjatësia1.84 m (6 ft 0 in)[2]
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1991–1995Cantolao
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1996–1997Deportivo Pesquero41(11)
1997–1999Alianza Lima44(25)
1999–2001Werder Bremen56(29)
2001–2007Bayern München174(71)
2007–2009Chelsea21(2)
2008–2009Werder Bremen (huazim)26(17)
2009–2012Werder Bremen77(43)
2012–2015Bayern München50(16)
2015–2017Werder Bremen47(15)
2017–20181. FC Köln16(1)
2018–2020Werder Bremen44(5)
Karriera ndërkombëtare
2000Peru U234(5)
1999–2016Peru85(20)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only

Claudio Miguel Pizarro Bosio (Spanjisht: [ˈklauðjo piˈsaro] lindur më 3 tetor 1978) është një ish futbollist profesionist peruan i cili luante si sulmues. Ai shpesh konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë të kohës moderne. Ai e shpenzoi shumicën e karrierës me klubet gjermane Bayern München dhe Werder Bremen, dhe gjithsej ka shënuar 336 gola në 850 ndeshje.

Pizarro e nisi karrierën e tij me Deportivo Pesquero në vitin 1996, para se të kalonte te Alianza Lima. Ai u zhvendos për herë të parë në Evropë në vitin 1999, duke firmosur në Gjermani për Werder Bremen. Pas dy sezonesh, ai kaloi te Bayern München ku qëndroi deri në vitin 2007; gjatë kësaj kohe, Pizarro fitoi tre kampionate dhe tre kupa, si dhe shënoi 100 gola në të gjitha kompeticionet. Në korrik 2007, ai u transferua në Angli te Çelsi, ku luajti për një sezon. Pas një sezoni jo të suksesshëm në Londër, Pizarro u rikthye te Werder Bremen në formë huazimi për sezonin 2008–09. Në sezonin 2009–10, transferimi u bë përfundimtar, me Pizarron i cili shkëleu në UEFA Ligën e Evropës, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 12 gola në 10 ndeshje, me Werderin që u mposht në finale. Në tetor 2010, ai u bë golashënuesi i huaj më i mirë në historinë e Bundesligës, duke shënuar golin e tij të 134 në një ndeshje ndaj Borussia Mönchengladbach.[3]

Në maj 2012, Pizarro u rikthye te Bayern München në një marrëveshje një-vjeçare. Në sezonin e tij të parë pas rikthimit, ai ndihmoi ekipin të arrinte një tripletë historike, duke fituar të tre titujt, përfshirë edhe UEFA Ligën e Kampioneve, në të cilën Pizarro shënoi 4 gola. Pas tre sezonesh në Mynih, ku Pizarro fitoi nëntë trofe, ai u largua për t'u rikthyer sërisht te Werder Bremen.[4] Në sezonin 2015–16, ai rezultoi vendimtar për ekipin e tij, duke shënuar 14 gola në 28 ndeshje, që ishin jetike për mbijetesën e ekipit. Në sezonin 2017–18, Pizarro luajti për 1. FC Köln para se të rikthehej sërisht te Werder Bremen për një qëndrim të katërt te Die Grün-Weißen.

Pizarro bëri debutimin e tij me kombëtaren peruane në vitin 1999, dhe që nga ajo kohë ka qën kapiten i ekipit në katër edicione të Copa Américas dhe katër fushata kualifikuese të FIFA Kupës së Botës. Ai njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2016, duke e mbullur me karrierën e tij me Perunë me 20 gola në 85 ndeshje.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro ka lindur në El Callao dhe është rritur në Santiago de Surco, një qark i qytetit të Limës. Ai ka lindur nga prindërit Patricia Bosio dhe Claudio Pizarro Dávila, i cili ka qënë një oficer i marinës. Ai nisi të luajë futboll në fëmijëri me Academia Deportiva CantolaoCallao. Pizarro është me origjinë italiane pasi stërgjyshërit e tij nga ana e babait janë nga Brescia, kurse nga ana e nënës janë nga Frattaminore afër Napolit.[5]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deportivo Pesquero[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro filloi karrierën e tij si i ri me Academia Deportiva CantolaoCallao. Ai më pas filloi karrierën e tij profesioniste duke luajtur me Deportivo Pesquero, një skuadër e vogël në provincën e Chimbote në veri të Perusë në moshën 17 vjeçare. Ndeshja e tij e parë si profesionist erdhi më 26 mars 1996 në ndeshjen kundër Alianza Lima.[6] Ai shënoi dy golat e parë në karrierën profesioniste dy javë më vonë në fitoren 2–1 kundër Atletico Torino. Pavarërisht fillimit të mirë të karrierës, ai nuk ishte një titullar i përhershëm.

Alianza Lima[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro shënoi 25 gola në dy sezone me Alianza Lima dhe ishte pjesë e skuadrës që arriti pozicionin e dytë në Torneo Apertura të Perusë në vitin 1999. Në një ndeshje të këtij turnamenti, skuadra luajti kundër Unión Minas me Pizarron i cili shënoi pesë gola. Pas suksesit të tij me Alianza, ai u zbulua nga zbuluesit e talentëve të Werder Bremen dhe u transferua te klubi gjerman në të njëjtin vit. Falë performancave të tij, ai arriti të luaj edhe ndeshjen e parë me kombëtaren peruane.

Werder Bremen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro firmosi për herë të parë me Werder Bremenin në verën e vitit 1999 kur ishte vetëm 20 vjeç.[7] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në Bundesligë më 28 gusht në një barazim 1–1 ndaj Hertha BSC, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[8] Në ndeshjen e tij të dytë për klubin më 12 shtator, Pizarro shënoi golin e tij të parë në Bundesligë në fitoren madhore 5–0 në shtëpi ndaj 1. FC Kaiserslautern.[9] Vetëm një javë më vonë, Pizarro shënoi një tripletë në fitoren tenistike 7–2 në transfertë ndaj VfL Wolfsburg, duke filluar të bënte emër si një nga sulmuesit më premtues në Evropë të asaj kohe.[10] Ai e mbylli sezonin e tij të parë në Bundesligë me 10 gola në 25 ndeshje.[11] Pizarro gjithashtu debutoi në Kupën UEFA, duke shënuar tre herë në nëntë ndeshje.[12] Në ndeshjen e tij debutuese më 15 shtator, ai shënoi një dygolësh në fitoren komode 5–0 ndaj FK Bodø/Glimt.[13] Ai ishte protagonist në përballjen e raundit të tretë ndaj ekipit francez Olympique Lyonnais; pasi u mposhtën në ndeshjen e parë në transfertë me shifrat 3–0, në ndeshjen e kthimit, Pizarro ndihmoi Werderin të arrinte një nga përmbysjet më historike në Evropë, duke shënuar golin e katërt të fitores 4–0 në Weserstadion, një rezultat që lejoi ekipin të përparonte në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[14]

Pizarro e nisi sezonin e tij të dytë në Gjermani duke shënuar në fitoren 3–1 ndaj Energie Cottbus në ndeshjen hapëse të Bundesligës.[15] Më 9 nëntor 2000, ai shënoi tregolëshin e tij të parë në Kupën UEFA në fitoren 5–2 ndaj Genk në raundin e dytë.[16] Edhe pse në pjesën e parë të sezonit ai shënoi vetëm 4 gola në kampionat, në pjesën e dytë Pizarro pati një përmirësim drastik, duke shënuar 15 gola, përfshirë edhe një dopietë në fitoren 3–2 në transfertë ndaj Bayern Munich më 31 mars 2001.[17] Pas kësaj ndeshje, ai shënoi edhe në katër ndeshjet e ardhshme në kampionat, duke arritur për herë të parë të shënojë në pesë ndeshje rresht. Në javën e fundit të kampionatit, Pizarro mori kartonin e kuq të parë në karrierë në fitoren 3–0 ndaj Hansa Rostock në javën e fundit të kampionatit,[18] për sjellje jo-sportive sëbashku me kundërshtarin Sven Benken, i cili gjithashtu u përjashtua.[19] Ai e mbylli sezonin me 31 ndeshje dhe 19 gola në kampionat, duke vendosur një rekord personal. Në kupë, ai luajti vetëm një ndeshje kurse në Kupën UEFA shënoi 4 gola në 5 ndeshje,[20][21] duke e mbyllur gjithsej sezonin me 23 gola në 37 ndeshje.

Njëzetenëntë golat e Pizarros me Werderin në dy sezone bënë që ylli peruan të kërkohej nga shumë trajnerë të klubeve europiane.[22] Ai mbante fanellën me numër 10 në skuadër dhe konsiderohej lojtari më i mirë i skuadrës. Pas sezonit 2000–01, Werder lajmëroi se Pizarro nuk do të largohej në ndonje klub të madhë europian. Mediat raportonin se Real Madridi dhe BarcelonaSpanjës, Interi i Italisë dhe rivalët e Dortmundit kërkonin shërbimet e tij. Transferimi më i spekuluar në futbollin peruan monopolizoi interesin e shtypit kombëtar. Pas u duk se ai do të shkonte në Spanjë, Pizarro mbylli javët e shumta të spekullimeve duke firmosur me Bayern Munich më 7 qershor 2001.[23]

Bayern München[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro në 2006 gjatë kohës së tij te Bayern München.

Në verën e vitin 2001, Pizarro u transferua te Bayern München për 8.2 milion €.[23] Ai shënoi gol në minutën e katërt të ndeshjes së tij debutuese kundër Schalke 04 në javën e dytë Bundesligës 2001–02. Gjatë këtij sezoni, ai arriti të shënojë 15 gola në Bundesligë dhe 4 në Ligën e Kampioneve. Në dhjetor 2001, ai fitoi Kupën Ndërkontinentale pasi Bayerni mposhti në Tokjo ekipin argjentinas Boca Juniors me rezultatin 1–0. Pizarro e nisi ndeshjen si titullar dhe zëvëdësuar në minutën e 118të në kohën shtesë nga Pablo Thiam.[24] Ai e mbylli sezonin e tij të parë me klubin bavarez duke shënuar 19 gola në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin 2002–03, Pizarro ishte një lojtar kyç për ekipin që fitoi Bundesligën dhe DFB-Pokal. Më 30 nëntor 2002, në fitoren 2–0 ndaj Hertha BSC,[25] sulmuesi luajti ndeshjen e tij të 100të në Bundesligë, të cilën e mbylli me 15 gola në 31 ndeshje, duke qënë golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit. Në kupë, Pizarro zhvilloi gjashtë ndeshje dhe shënoi dy gola, përfshirë një gol në finale ku Bayern Munich fitoi 3–1 kundër 1. FC Kaiserslautern.[26] Gjatë këtij sezoni, falë formës së tij pozitive, Pizarro fitoi pseudonimin "Pizagol" nga tifozët e klubit.[27]

Në sezonin 2004–05, Pizarro fitoi sërisht kampionatin dhe kupën, duke shënuar 21 gola në të gjitha kompeticionet.[28]

Kontrata e Pizarros me Bayernin skandonte në përfundim të sezonit 2006–07 dhe negociatat për t'a rinovuar atë nuk po shkonin siç duhet, gjë që bëri që klube si Sevilja, Benfica dhe Rangers të bëheshin gati për të bërë lëvizjen e parë për të transferuar sulmuesin peruan. Lojtari gjithashtu refuzoi një zgjatje të kontratës të ofruar nga presidenti Franz Beckenbauer, duke kërkuar rritje rrogje, një kërkesë që zemëroi Karl-Heinz Rummeniggen, i cili tha: "Çdo kush që ka dëshirë të fitojë aq sa Shevchenko, duhet të fillojë të luaj si ai".[29]

Popullariteti i tij me tifozët e Bayern i fitoi atij pseudonimin "Anden-Bomber" ("Andes Bomber", një referencë e kombinuar rreth vendit të tij të lindjes si dhe sulmuesit legjendar Gerd Müller, i cili kishte pseudonimin "Bomber").[22] Në disa raste, ai thirrej edhe "Inca God" nga media.[22]

Më 20 maj 2007, Bayern München njoftoi zyrtarisht se Pizarro do të largohej nga klubi.[30] Gjatë periudhës së tij te Bayern, Pizarro shënoi 100 gola në 256 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke fituar edhe shtatë trofe.

Chelsea[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 korrik 2007, Çelsi siguroi blerjen e Pizarros dhe konfirmoi se lojtari kishte kaluar me sukses vizitat mjeksore; palët ranë dakord për kushtet e kontratës e cila ishte katër-vjeçare.[31] Ai u bë peruani i parë që firmoste për Çelsin. Pizarro zbuloi gjithashtu se vendimi i tij për t'u transferuar në Londër erdhi nga këshillat e shokut të tij të kombëtares Nolberto Solano, i cili kishte luajtur në Angli për Newcastle United, Aston Villën dhe West Ham United, si dhe Owen Hargreaves, i cili në atë kohë kishte luajtur për Bayern Munich.[32]

Pizarro j'u dha numrin e tij i preferuar 14, që e mbante të veshur me kombëtaren peruane, dhe që e pasur gjatë kohës që ka qënë lojtar i Bayern Munich. Ai pasoi Geremin si mbajtës i fanellës me numrin 14 të Çelsit. Ai bëri debutimin e tij kundër Manchester UnitedFA Community Shield 2007, duke hyrë si zëvëndësues në ndeshjen që u mbyll në barazim 1–1. Në gjuajtjet e penalltive, ai u tregua i pasaktë në tentativën e tij me Çelsin që u mposht 3–0.[33] Karriera e tij me Çelsin pati një nisje të mirë, duke shënuar në debutimin e tij në Premier Ligë në javën e parë të sezonit 2007–08 kundër Birmingham Cityt.[34]

Megjithatë, pas largimit të José Mourinhos dhe blerjes së sulmuesit francez Nicolas Anelka, Pizarro u pa si i tepërt nga trajneri i ri Avram Grant. Ai luajti një rol të rëndësishëm në avancimin e Çelsit në raundin e katërt të Kupës FA, me gjuajtjen e tij e cila detyroi portierin e Queens Park Rangers Lee Camp të shkaktonte autogol.[35] Më vonë, ai shënoi golin e vetëm në një ndeshje kundër Birmingham Cityt duke i dhuruar Çelsit tre pikë në kampionat.[36] Kjo do të thoshte se dy golat e vetëm që Pizarro shënoi në Premier Ligë erdhën në ndeshje të ndryshme ndaj këtij ekipi.

Rikthimi te Werder Bremen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro gjatë një seance stërvitore në 2011.

Më 15 gusht 2008, Pizarro u huazua deri në fund të sezonit te Werder Bremen, duke u rikthyer në klub.[37] Pas njoftimit se ai do të rikthehej, mijëra tifozë të klubit u rreshtuan për të blerë fanellën e tij, duke treguar se Pizarro ende vlerësohej në Bremen, shtatë vite pasi ishte larguar nga klubi. Ai mori fanellën me numër 24 dhe shënoi golin e parë për ekipin në ndeshjen e dytë pas rikthimit, duke realizuar në distafën 3–2 kundër Borussia Mönchengladbach më 30 gusht.[38] Më 20 shtator, Pizarro shënoi golin e katërt të Werderit në fitoren mbreslënëse 5–2 kundër Bayern München në Allianz Arena; kjo ishte hera e parë që Pizarro i shënonte Bayernit si ish lojtar. Golat e Bavarezëve u shënuan nga Tim Borowski, një ish lojtar i Werderit.[39]

Më 26 shkurt 2009, Pizarro shënoi dy gola në pjesën e dytë, duke barazuar disavantazhin e dy golave në ndeshjen kundër Milanit, duke i eleminuar italianët me rezultatin e përgjithshëm 3–3 (rregulli i golit jashtë fushe) në raundin e 32-tave të Kupës UEFA.[40] Në çerek-finalen e kompeticionit, Pizarro shënoi në barazimin 3–3 në ndeshjen e dytë në Stadio Friuli, duke ndihmuar Werderin të avanconte me rezultatin e përgjithshëm 6–4; në atë ndeshje, Werder Bremen ishte në disavantazh të tre golave në pjesën e parë, por arriti të barazonte rezultatin, me Pizarron i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 73të.[41] Në kampionat, Pizarro shënoi një tripletë në fitoren 4–1 kundër Hannover 96, duke mbajtur ekipin e tij në garë për të arritur një vend në kompeticionet evropiane.[42]

Roli i Pizarros ishte thelbësor në kualifimin e Werderit në finalen e Kupës UEFA,[43] ku në gjysëm-finale shënoi në humbjen 3–2 në transfertë ndaj Hamburg më 7 maj; pavarësisht kësaj humbje, Werder Bremen u kualifikua sërisht me rregullin e golit jashtë fushe, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 1–0.[44] Në finale, në mungesë të organizatorit Diego, Pizarro nuk e shpëtoi ekipin nga humbja 2–1 në kohën shtesë përball Shakhtar Donetskstadiumin Şükrü SaracoğluStambollit.[45]

Pizarro ishte vendimtar dhe i rëndësishëm për klubin në rikthimin të tij si huazim te klubi, duke shënuar 17 gola në 26 ndeshje në Bundesligë në sezonin 2008–09.[46] Më 18 gusht 2009, Pizarro firmosi një kontratë të përhershme me Werder Bremen pas mbarimit të sezonit si i huazuar.[47] Në sezonin 2009–10, ai vazhdoi të ishte vendimtar për skuadrën duke shënuar 16 gola në 26 ndeshje në Bundesligë. Pas një tregolshi kundër Twentes, ai u bë golashënuesi më i mirë i Ligës së Evropës me nëntë gola në tetë ndeshje; pavarëisht se kishte të njëjtën sasi golash me paraguajianin Óscar Cardozo, ai sërisht u rendit i pari pasi kishte luajtur katër ndeshje më pak. Më 23 tetor 2010, Pizarro u bë lojtari i huaj me më shumë gola në Bundesligë me 134, duke thyer rekodin e vendosur nga Giovane Élber me 133 gola; ai e theu këtë rekord me golin e shënuar kundër Borussia Mönchengladbach.[48][3]

Më 6 mars 2011, ai shënoi golin e 138të në Bundesligë në fitoren kundër Freiburg duke kaluar sulmuesin e famshëm gjerman Uwe Seeler në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Bundesligë. Më 15 maj 2012, Pizarro njoftoi se ai do të largohej nga Werder Bremen në merkaton e verës.[49]

Rikthimi te Bayern München[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro duke luajtur në një ndeshje në Ligën e Kampioneve në vitin 2014.

Më 26 maj 2012, Pizarro firmosi një kontratë një-vjeçare me ish klubin e tij gjerman Bayern München.[50] Ai fitoi trofeun e tij të parë me Bayernin pas rikthimit më 12 gusht 2012, duke parë nga stoli fitoren e ekipit 2–1 kundër rivalëve të Borussia Dortmund.[51] Pizarro zhvilloi paraqitjen e parë të sezonit tetë ditë më vonë në një ndeshje të DFB-Pokal kundër Jahn Regensburg, duke shënuar gol në minutën e 88të vetëm shtatë minuta pasi kishte hyrë si zëvëndësues në vend të Mario Mandžukić.[52] Më 25 gusht, Pizarro luajti ndeshjen e parë në kampionat në fitoren 3–0 në transfertë ndaj Greuther Fürth, duke u aktivizuar sërisht në minutat e fundit si zëvëndësues.[53] Më 31 tetor, Pizarro shënoi dy gola kundër KaiserslauternDFB-Pokal.[54] Në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Lille më 7 nëntor, Pizarro shënoi një tregolësh në 33 minutat e para të ndeshjes me Bayernin që shkatërroi kundërshtarët francezë me rezultatin 6–1 në Allianz Arena.[55]

Më 30 mars 2013, Pizarro bëri një paraqitje mbreslënëse duke shënuar katë gola dhe duke asituar dy herë në fitoren rekord 9–2 kundër HamburgerAllianz Arena;[56] këto ishin golat e tij të parë në Bundesligë për sezonin 2012–13. Më 6 prill 2013, Pizarro fitoi Bundesligën për herë të katërt në karrierë pas fitores së Bayernit 1–0 ndaj Eintracht Frankfurt. Në këtë ndeshje, ai u aktivizua në minutën e 75të në vend të Mario Gómez. Bayerni u bë skuadra e parë në Gjermani që fiton titullin gjashtë javë para përfundimit të kampionatit.[57] Më 25 maj, Pizarro fitoi Ligën e Kampioneve për herë të parë në karrierë; pavarësisht se nuk u aktivizua, Bayerni mposhti Dortmundin në finale me rezultatin 2–1 në Wembley Stadium.[58] Pizarro e mbylli sezonin 2012–13 me 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar edhe 13 gola, me Bayernin që fitoi të tre trofetë, duke arritur në tripletë historike.

Në sezonin 2013–14, Pizarro vazhdoi të ishte zgjedhje e dytë në sulm, megjithatë, ai arriti të shënonte disa gola të rëndësishëm. Ai shënoi golin e parë të sezonit më 21 shtator në një fitore 4–0 në transfertë kundër Schalke 04.[59] Vetëm katër ditë më vonë, ai shënoi golin e dytë të sezonit në fitoren 4–1 kundër Hannover 96 në kupë. Në dhjetor 2013, ai mori pjesë në Kupën e Botës për Klube, të cilën Bayerni e fitoi pasi mposhti në finale Raja Casablancan me rezultatin 2–0.[60][61] Pizarro luajti vetëm 15 minuta në fitoren 3–0 në gjysëm-finale ndaj ekipit kinez Guangzhou Evergrande.

Pizarros nuk j'u ofrua një kontratë e re në përfundim të sezonit 2014–15,[62][4] gjatë së cilës ai shënoi vetëm një gol në 17 ndeshje. Goli i tij i vetëm erdhi në një ndeshje të DFB-Pokal kundër SC Preußen Münster më 17 gusht 2014.[63]

Rikthimi i dytë te Werder Bremen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 shtator 2015, Pizarro j'u bashkua Werder Bremenit për herë të tretë në karrierë, duke rënë dakord të firmoste një karrierë një-vjeçare.[4] Ai mori fanellën me numër 14, një numër që e ka pasur edhe në të kaluarën te Werderi.[64][65] Më 2 mars 2016, Pizarro arriti 10 gola në sezon duke shënuar një tripletë në fitoren 4–1 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen.[66] Duke bërë këtë gjë, ai u bë lojtari më i vjetër që shënon tre ose më shumë gola në një ndeshje të Bundesligës, duke thyer rekordin e ish sulmuesit të Werderit Manfred Burgsmüller e cila ishte në fuqi që nga viti 1985.[67][68] Ai e mbylli kampionatin me 14 gola në 28 ndeshje të luajtura, që ishin vendimtare për ekipin që i shpetoi rënjes një kategori më poshtë për vetëm dy pikë.[69] Në kupë, ai luajti katër ndeshje dhe shënoi dy gola.

Në sezonin 2016–17, ai shënoi vetëm një gol në 19 ndeshje në kampionat:[70] ai gol erdhi më 10 mars 2017 në barazimin 1–1 ndaj Bayer Leverkusenin, duke shënuar në minutën e 79të vetëm tre minuta pasi kishte hyrë si zëvëndëues.[71] Më 2 korrik 2017, Werder Bremen njoftoi se kontrata e sulmuesit peruan nuk do të rinovohej, duke i dhënë fund qëndrimit të tij të tretë në Bremen.[72] Pas largimit të tij nga klubi, drejtori sportiv Frank Baumann komentoi: "Ne morëm një vendim dhe do të qëndrojë ashtu. Ai ka firmosur kontratë me Werderin katër herë në karrierën e tij të gjatë, por hera e pestë nuk do të ekzistojë."[73]

1. FC Köln[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 shtator 2017, Pizarro firmosi një kontratë një-vjeçare me klubin tjetër të Bundesligës 1. FC Köln.[74] Ai bëri debutimin e tij me klubin e ri dy ditë më vonë në humbjen 1–2 në shtëpi ndaj RB Leipzig.[75] Goli i tij i parë për Köln erdhi më 4 mars 2018 në një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë ndaj VfB Stuttgart; ai shënoi golin e parë të takimit në minutën e 7të, në ndeshjen e tij të dytë si titullar për këtë sezon.[76] Köln ra zyrtarisht nga kategoria më 28 prill pas humbjes nga SC Freiburg.[77] Pizarro e përfundoi sezonin 2017–18 me vetëm një gol në 16 ndeshje, dhe më pas u largua nga klubi pas vetëm një sezoni.[78]

Rikthimi i tretë te Werder Bremen[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 korrik 2018, Pizarro u transferua për herë të katërt në karrierë te Werder Bremen duke firmosur një marrëveshje një-vjeçare.[79] Ai e nisi sezonin e ri më 25 gusht duke u aktivizuar si zëvëndësues në barazimin 1–1 në shtëpi ndaj Hannover 96 në ndeshjen hapëse të kampionatit.[80] Pizarro shënoi golin e parë të sezonit më 28 tetor në humbjen tenistike 2–6 në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen.[81][82] Me këtë gol, ai u bë lojtari i dytë në moshën 40 vjeç që shënon gol në një ndeshje të Bundesligës.[81] Ai gjithashtu u bë lojtari i parë që shënon të paktën një gol në Bundesligë që nga viti 1999 dhe lojtar i dytë që shënon të paktën një gol në 18 sezone në Bundesligë.[81]

Më 16 shkurt 2019, duke shënuar golin e barazimit në kohën shtesë të ndeshjes ndaj Hertha BSC, Pizarro u bë lojtari më i vjetër në historinë e Bundesligës që shënon gol në moshën 40 vjeç e 136 ditë.[83][84] Më 4 maj 2019, ai shënoi golin e katërt në kampionat për sezonin 2018–19, duke ndihmuar ekipin të marrë një barazim 2–2 ndaj Borussia Dortmund.[85] Goli i tij i pestë ishte vendimtari i fitores 2–1 ndaj RB Leipzig në javën e fundit të kampionatit; kjo gjë e lejoi që ai të thellojë rekordin e golashënuesit më të vjetër në 40 vjeç e 227 ditë.[86] Pizarro luajti 26 ndeshje dhe shënoi 5 gola në kampionat, të cilën Werder Bremen e mbylli në vendin e 8të.[87]

Më 20 korrik 2019, Pizarro njoftoi se sezoni 2019–20 do të ishte i fundit i tij si futbollist dhe se ai do të tërhiqej në përfundim të tij.[88] Ai e nisi sezoni e tij të dhjetë si lojtar i Werder Bremen duke shënuar një dopietë në fitoren 6–1 në transfertë ndaj SV Atlas Delmenhorst, në një ndeshje të vlefshme për DFB-Pokal; në këtë ndeshje ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 65të, duke shënuar golin e parë tre minuta më pas dhe të dytin në minutën e 74të.[89] Me këtë gol, Pizarro u bë golashënuesi i dytë më i vjetër i kompeticionit, në moshën 40 vjeç e 311 ditë, duke u renditur mbrapa Karl Lambertin, i cili e vendosi rekordin në vitin 1980 në moshën 44 vjeç.[90] Ai luajti 18 ndeshje në Bundesligë gjatë sezonit 2019–20, të gjitha si zëvëndësues, përfshirë edhe ndeshjen e tij të fundit si futbollist kundër Köln më 27 qershor 2020.[91] Pizarro u tërhoq zyrtarisht nga futbolli në korrik 2020, duke i dhënë fund një karriere 24 vjeçare.[92]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pizarro para një ndeshje me kombëtaren në vitin 2007.

Pizarro ka qënë një lojtar i kombëtares peruane që nga viti 1999. Ai luajti ndeshjen e tij të parë në shkurt 1999 kundër Ekuadorit, duke shënuar një nga golat e fitores 2–1.[93] Në të njëjtin vit, ai u thirr për të luajtur në Copa América 1999Paraguaji, ku ai ishte titullar në të tre ndeshjet e fazës së grupeve. Peruja u eliminua në çerek-finale nga Meksika pas gjuajtjeve të penalltive, në një ndeshje ku Pizarro u aktivizua si zëvëndësues.[94]

Në janar 2000, Pizarro mori pjesë me ekipin nën-23 në Turnamentin Para-Olimpik të CONMEBOL për të ndihmuar Perunë të kualifikohej në Lojërat Olimpike Verore që do të zhvilloheshin në verën e atij viti.[95] Ai shënoi pesë gola në katër ndeshje në Grupin B, përfshirë një tripletë në fitoren 4–3 ndaj Paraguajit.[96] Peruja e mbylli grupin në vendin e tretë me shtatë pikë, duke pasur të njëjtën sasi pikësh me Argjentinën, e cila u kualifikua për shkak se kishte një golavarazh më të mirë, +3 në krahasim me +2 që kishte Peruja.[95]

Më 23 gusht 2003, Pizarro shënoi golin më të shpejtë në historinë e kombëtares peruane pas 18 sekondash në fitoren 3–1 kundër Meksikës në Giants StadiumNew Jersey.[97] Po në atë ndeshje, ai u përjashtua me karton të kuq sëbashku me shokun e skuadrës John Galliquio dhe lojtarët kundërshtar Jared Borgetti dhe Omar Briceño.[98]

Copa América 2004, Pizarro pësoi një frakturë në kafkë pasi u godit me brryl në kokë gjatë një përplasje në fushë gjatë fitores 3–1 kundër Venezuelës. Ky dëmtim e detyroi atë të braktiste turnamentin dhe të udhëtonte në Gjermani për t'u operuar.[99] Ky dëmtim e mbajti sulmuesin jashtë lojës për tre muaj.

Nën drejtimin e trajnerit Julio César Uribe, Pizarro ishte kapiten i Perusë në Copa América 2007, duke shënuar dy gola në barazimin 2–2 kundër Bolivisë në fazën e grupeve.[100]

Në qershor 2015, Pizarro luajti me kombëtaren në Copa América 2015; në ndeshjen e parë të grupit, ai shënoi golin e fitores në ndeshjen me Venezuelës.[101] Peruja u eliminua në gjysëm-finale nga Kili me rezultatin 2–1.[102] Një vit më vonë, ai u la jashtë ekipit që do të luante në Copa América Centenario nga trajneri Ricardo Gareca.[103]

Pezullimi dhe hetimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 7 dhjetor 2007, një hetim i papritur i krye për futjen e grave dhe akoolit në hotelin ku po qëndronte ekipi kombëtar dy ditë para ndeshjes kundër Ekuadorit që përfundoi me humbjen 5–1. Pizarro u pezullua për 18 muaj nga ekipi kombëtar një ditë para nisjes së ndeshjes.[104] Lojtarët e tjerë peruanë si Jefferson Farfan që luanin jashtë vëndit u pezulluan gjithashtu. Pizarro deklaroi se ai ishte i pafajshëm, duke hapur një gjyq ndaj Federatës Peruane të Futbollit. Ky veprim i sulmuesit alarmoi FIFA-n, i cili paralajmëroi që të mos e dërgonte çështjen në gjykatës të thjeshtë e rregullt ose ai mund të përballej me një përjashtim nga ndeshjet ndërkombëtare.[105] Më 3 korrik 2008, pas një hetimi tjetër dhe zbulimi i fakteve të reja, pezullimi u ul në tre muaj (që nga data e apelit në prill 2008) dhe u vendos një gjobë 10,000 $. Pizarro u pezullua me tre muaj nga aktivitetet me Perunë.

Më 17 prill 2009, Pizarro fitoi gjygjin kundër federatës së vendit të tij. Gjykata e Arbitrazhit për Sport anulloi gjobën 10,000 $ e vendosur nga Federata Peruane e Futbollit pas incidentit të supozuar në nëntor 2007.[106] "Faktet e parashtruara nga (federata) në lidhje me Pizarron nuk janë të mbështetura me dëshmi konkrete", tha gjykata më e lartë e Sport-eve në një deklaratë. Pizarro u shpreh i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Ai shpjegoi: "Unë jam shumë i kënaqur dhe ndihem i përligjur", tha Pizarro. "Nderi im është rivendosur". Familja ime dhe miqtë kanë qëndruar gjithmonë me mua dhe e dinin se këto ishin të gjitha gënjeshtra që u përhapën rreth meje. Por ky vendim tani do të më japë siguri për të gjithë ata që kishin dyshime se unë kam thënë gjithmonë të vërtetën.[106]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai ka një motër, Patrician dhe një vëlla, Diegon.[107] Vëllai i vogël Diego, është gjithashtu një futbollist i cili luan me Cienciano dhe ka qënë një lojtar i Bayern München II gjatë viteve 2007 dhe 2008.[108]

Pizarro është martuar me të dashurën e fëmijërisë Karla Salcedo, dhe sëbashku ata kanë tre fëmijë: dy djem me emrat Claudio dhe Gianluca, dhe një vajzë me emrin Antonella.[109] Pizarro sëbashku me Joey Barton kanë në pronësi një vënd me emrin 'Crying Lightning' ku zhvillohen gara me kuaj.[110] Në janar 2011, 'Crying Lightning' konkurruan në Nad Al Sheba RacecourseDubai.[111]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 1 shtator 2019[112][113]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Deportivo Pesquero 1996 Primera División 16 3 16 3
1997 25 8 25 8
Gjithsej 41 11 41 11
Alianza Lima 1998 Primera División 22 7 7[a] 0 29 7
1999 22 18 22 18
Gjithsej 44 25 7 0 51 25
Werder Bremen 1999–2000 Bundesliga 25 10 5 2 9[b] 3 39 15
2000–01 31 19 1 0 5[b] 4 37 23
Gjithsej 56 29 6 2 14 7 76 38
Bayern München 2001–02 Bundesliga 30 15 4 0 14[c] 4 2[d] 0 50 19
2002–03 31 15 6 2 7[c] 2 1[e] 0 45 19
2003–04 31 11 4 1 7[c] 0 1[e] 0 43 12
2004–05 23 11 5 6 7[c] 4 0 0 35 21
2005–06 26 11 5 5 6[c] 1 1[e] 0 38 17
2006–07 33 8 2 0 10[c] 4 0 0 45 12
Gjithsej 174 71 26 14 51 15 5 0 256 100
Chelsea 2007–08 Premier League 21 2 4 0 2[c] 0 5[f] 0 32 2
Werder Bremen 2008–09 Bundesliga 26 17 5 4 15[g] 7 46 28
2009–10 26 16 4 1 10[h] 12 40 29
2010–11 22 9 2 2 5[b] 3 29 14
2011–12 29 18 0 0 29 18
Gjithsej 103 60 11 7 30 22 144 89
Bayern München 2012–13 Bundesliga 20 6 2 3 6[c] 4 28 13
2013–14 17 10 2 1 6[c] 0 1[i] 0 27 11
2014–15 13 0 2 1 6[c] 0 17 1
Gjithsej 50 16 6 5 14 4 2 0 72 25
Werder Bremen 2015–16 Bundesliga 28 14 4 2 32 16
2016–17 19 1 0 0 19 1
Gjithsej 47 15 4 2 51 17
1. FC Köln 2017–18 Bundesliga 16 1 0 0 16 1
Werder Bremen 2018–19 Bundesliga 26 5 4 2 30 7
2019–20 3 0 1 2 4 2
Gjithsej 29 5 5 4 34 9
Gjithsej karriera 581 235 62 34 117 47 12 0 772 316
  1. ^ Ndeshjet në Copa Libertadores
  2. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  3. ^ a b c d e f g h i j Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  4. ^ Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në Kupën Ndërkontinentale
  5. ^ a b c Një ndeshje në Kupën e Ligës Gjermane
  6. ^ Një ndeshje në FA Community Shield, katër ndeshje në Kupën e Ligës Angleze
  7. ^ Gjashtë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Kampioneve, nëntë ndeshje dhe pesë gola në UEFA Ligën e Evropës
  8. ^ Ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  9. ^ Një ndeshje në Superkupën e Gjermanisë, një ndeshje në FIFA Kupën e Botës për Klube

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [114]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Peruja 1999 11 3
2000 8 0
2001 6 2
2002 0 0
2003 8 3
2004 6 2
2005 4 0
2006 2 1
2007 10 2
2008 0 0
2009 0 0
2010 0 0
2011 6 2
2012 5 1
2013 9 3
2014 1 0
2015 7 1
2016 2 0
Gjithsej 85 20

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Golat dhe rezultatet me kombëtaren peruane

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bayern München[115]
Werder Bremen[115]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Lojtari më i mirë iberoamerikan në Evropë: 2005[116]
  • Golashënuesi më i mirë në Ligën e Evropës: 2009–10

Rekorde[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Golashënuesi i dytë i huaj më i mirë i të gjitha kohërave në Bundesligë: 197 gola në 481 ndeshje[117]
  • Golashënuesi i gjashtë më i mirë i të gjitha kohërave në Bundesligë: 197 gola në 481 ndeshje[117]
  • Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Werder Bremen: 153 gola në 305 ndeshje[117]
  • Lojtari më i vjetër që shënon tre gola në një ndeshje të Bundesligës: 37 vjeç, 4 muaj, 29 ditë (kundër Bayer 04 Leverkusen, 2 mars 2016)[67]
  • Lojtari më i vjetër që shënon gol në një ndeshje të Bundesligës: 40 vjec, 227 ditë (kundër RB Leipzig, 18 maj 2019)
  • Golashënuesi i huaj më i mirë në DFB-Pokal: 30 gola në 53 ndeshje[118]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" [FIFA Kupa e Botës për Klube Marok 2013: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 7 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 23 shkurt 2014.
  2. ^ "Claudio Pizarro" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 29 nëntor 2019.
  3. ^ a b "Pizarro still low-key despite making Bundesliga history" [Pizarro ende modest pavarësisht se bëri historinë e Bundesligës] (në anglisht). DW. 28 tetor 2010. Marrë më 29 nëntor 2019.
  4. ^ a b c Stephan Uersfeld (7 shtator 2015). "Werder Bremen sign Claudio Pizarro for third time after Bayern exit" [Werder Bremen firmos me Claudio Pizarron për herë të tretë pas largimit nga Bayerni] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 korrik 2017.
  5. ^ "CLAUDIO PIZARRO E IL WERDER BREMA, UN AMORE SENZA FINE" [Claudio Pizarro dhe Werder Bremen, një dashuri pa fund] (në italisht). Alfredo Pedullà. 8 shtator 2015. Marrë më 29 nëntor 2019.
  6. ^ "Claudio Pizarro 14". claudiopizarro14.blogspot.com (në anglisht). 2 nëntor 2005. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 7 dhjetor 2019.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  7. ^ Anton Cicani (19 maj 2019). "20 vite më parë mbërriti përtej Oqeanit, tani ndjek golin e 200-të në Bundesliga". Telesport.al. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  8. ^ "Hertha BSC 1–1 Werder Bremen" (në anglisht). World Football. 28 gusht 1999. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  9. ^ "Werder Bremen 5–0 1. FC Kaiserslautern" (në anglisht). World Football. 12 shtator 1999. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  10. ^ "WfL Wolfsburg 2–7 Werder Bremen" (në anglisht). World Football. 19 shtator 1999. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  11. ^ "Claudio Pizarro » Bundesliga 1999/2000" (në anglisht). World Football. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  12. ^ "Claudio Pizarro » Europa League 1999/2000" (në anglisht). World Football. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  13. ^ "FK Bodø/Glimt 0:5 Werder Bremen" (në anglisht). World Football. 16 shtator 1999. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  14. ^ "4:0 gegen Olympique Lyon 1999: Sahnetag vor kleinem publikum" [4:0 ndaj Olympique Lyon në 1999: Paraqitja e përkyer para një publiku të vogël] (në gjermanisht). Deich Stube. 4 nëntor 2017. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  15. ^ "Werder Bremen 3:1 Energie Cottbus" (në anglisht). World Football. 12 gusht 2000. Marrë më 3 dhjetor 2019.
  16. ^ "KRC Genk 2:5 Werder Bremen" (në anglisht). World Football. 9 nëntor 2000. Marrë më 3 dhjetor 2019.
  17. ^ "Bayern München 2:3 Werder Bremen" (në anglisht). World Football. 31 mars 2001. Marrë më 3 dhjetor 2019.
  18. ^ "Werder Bremen 3:0 Hansa Rostock" (në anglisht). World Football. 19 maj 2001. Marrë më 3 dhjetor 2019.
  19. ^ "Werder Bremen trotz 3:0 gegen Hansa Rostock nur im UI - Cup" (në gjermanisht). Mopo. 19 maj 2001. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 2 dhjetor 2019.
  20. ^ "Claudio Pizarro » DFB-Pokal 2000/2001" (në anglisht). World Football. Marrë më 3 dhjetor 2019.
  21. ^ "Claudio Pizarro » Europa League 2000/2001" (në anglisht). World Football. Marrë më 3 dhjetor 2019.
  22. ^ a b c Aidan Reagh (6 korrik 2017). "Two Decades of Der Andenbomber, Claudio Pizarro" [Dy dekada të Der Andenbomber, Claudio Pizarros] (në anglisht). Bundesliga Fanatic. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
  23. ^ a b "A rascal for FC Bayern" [Një vagabond për Bayernin] (në anglisht). FC Bayern München. 7 qershor 2017. Marrë më 29 nëntor 2019.
  24. ^ Brian Seal (27 nëntor 2016). "When Bayern beat Boca in the Intercontinental Cup" [Kur Bayerni mposhti Bocën në Kupën Ndërkontinentale] (në anglisht). Medium.com. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  25. ^ "Bayern München 2:0 Hertha BSC" (në anglisht). World Football. 30 nëntor 2002. Marrë më 28 nëntor 2019.
  26. ^ "Bayern München holt das "Double"" [Bayern Mynihu merr "dopietën]. kicker.de (në gjermanisht). 31 maj 2003. Marrë më 28 nëntor 2019.
  27. ^ Gastón Romero (6 maj 2019). "Claudio Pizarro agiganta su leyenda en la Bundesliga" [Claudio Pizarro shton legjendën e tij në Bundesliga] (në spanjisht). Balon Latino. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2020. Marrë më 28 nëntor 2019.
  28. ^ "Games played by Claudio Pizarro in 2004/2005" [Ndeshje të luajtura nga Claudio Pizarro në 2004/2005] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 28 nëntor 2019.
  29. ^ "Pizarro on the way out" [Pizarro drejtë largimit] (në anglisht). Eurosport. 10 tetor 2006. Marrë më 28 nëntor 2019.
  30. ^ "Hargreaves set to seal Manchester United deal" [Hargreaves gati për të vulosur marrëveshjen me Manchester United] (në anglisht). FC Bayern München. 20 maj 2007. Marrë më 1 qershor 2007.
  31. ^ "Pizarro is second summer signing" [Pizarro është blerja e dytë e verës] (në anglisht). Chelsea F.C. 16 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2013. Marrë më 1 qershor 2007.
  32. ^ Mike Rowbottom (25 korrik 2007). "Peruvian Pizarro brings a 'British' touch to Chelsea" [Peruani Pizarro sjell një prekje 'britanike' te Çelsi] (në anglisht). The Independent. Marrë më 21 gusht 2011.[lidhje e vdekur]
  33. ^ "Chelsea 1–1 Man Utd" (në anglisht). BBC Sport. 5 gusht 2007. Marrë më 1 maj 2012.
  34. ^ "Chelsea 3–2 Birmingham" (në anglisht). BBC Sport. 12 gusht 2007. Marrë më 1 maj 2012.
  35. ^ "Chelsea 1–0 QPR" (në anglisht). BBC Sport. 5 janar 2008. Marrë më 1 maj 2012.
  36. ^ "Birmingham 0–1 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 19 janar 2008. Marrë më 1 maj 2012.
  37. ^ "Chelsea send Pizarro on loan to Werder" [Çelsi dërgon Pizarron në huazim te Werder] (në anglisht). CNN. 15 gusht 2008. Marrë më 28 maj 2013.
  38. ^ "Borussia Mönchengladbach 3 – 2 Werder Bremen" (në anglisht). Soccerway. 30 gusht 2008. Marrë më 28 maj 2013.
  39. ^ "Werder Bremen Thrash Bayern 5-2 in Munich" [Werder Bremen shkatërron Bayernin 5-2 në Mynih]. dm.com (në anglisht). 20 shtator 2008. Marrë më 27 nëntor 2019.
  40. ^ "Milan crash out of Europe on away goals" [Milani jashtë Evrope me rregullin e golit jashtë fushe] (në anglisht). FourFourTwo. 26 shkurt 2009. Marrë më 28 maj 2013.
  41. ^ "Diego dashes Udinese's dreams" [Diego fshin ëndërrat e Udineses] (në anglisht). Sky Sports. 16 prill 2009. Marrë më 28 maj 2013.
  42. ^ "Pizarro mit dem Dreierpack" [Pizarro me paketën e trefishtë]. kicker.de (në gjermanisht). 5 prill 2009. Marrë më 27 nëntor 2019.
  43. ^ Astrid Andersson (8 maj 2009). "Werder Bremen face Shakhtar Donetsk in Uefa Cup final" [Werder Bremen përballet me Shakhtar Donetsk në finalen e Kupës UEFA] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 28 maj 2013.
  44. ^ Trevor Huggins (7 maj 2009). "Bremen fightback earns final place" [Kundër-lufta e Bremen i siguron një vend në finale] (në anglisht). UEFA. Marrë më 28 maj 2013.
  45. ^ John Atkin (20 maj 2009). "Jádson the difference as Shakhtar triumph" [Jadson bën diferencën, Shakhtar triumfon] (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 nëntor 2019.
  46. ^ "Claudio Pizarro" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 28 maj 2013.
  47. ^ "Werder secure Pizarro permanently" [Werder e siguron Pizarron përfundimisht] (në anglisht). Sky Sports. 18 gusht 2009. Marrë më 28 maj 2013.
  48. ^ "Hannover on the up while Bremen hit four" [Hannover në ngjitje kurse Bremen shënon katër] (në anglisht). UEFA. 23 tetor 2010. Marrë më 28 maj 2013.
  49. ^ "Claudio Pizarro verlässt Werder Bremen" [Claudio Pizarro largohet nga Werder Bremen] (në gjermanisht). SV Werder Bremen. 15 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2013. Marrë më 15 maj 2012.
  50. ^ "Klaudio Pizarro firmos një vit me Bajernin". Panorama Sport. 26 maj 2012. Marrë më 27 nëntor 2019.
  51. ^ "Bayern Munchen fiton Superkupën e Gjermanisë". Top-Channel.tv. 13 gusht 2012. Marrë më 27 nëntor 2019.
  52. ^ "Bayern Crushes Jahn Regensburg 4-0 to Advance in Pokal" (në anglisht). Bavarian Football Works. 20 gusht 2012. Marrë më 27 nëntor 2019.
  53. ^ "Greuther Fürth vs. Bayern Munich 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 25 gusht 2012. Marrë më 1 mars 2014.
  54. ^ "Pizarro und Robben machen's jeweils doppelt" [Pizarro dhe Robben shënojnë nga dy herë]. kicker.de (në gjermanisht). 31 tetor 2012. Marrë më 1 mars 2014.
  55. ^ Andy James (7 nëntor 2012). "Pizarro treble inspires six-goal Bayern" [Tripleta e Pizarros frymëzon Bayernin me gjashtë gola] (në anglisht). UEFA. Marrë më 8 nëntor 2012.
  56. ^ "Bajerni masakron 9-2 Hamburgun!". Lajme Shqip. 30 mars 2013. Marrë më 27 nëntor 2019.
  57. ^ "Bayerni kampion i Gjermanisë". Telegrafi.com. 6 prill 2013. Marrë më 27 nëntor 2019.
  58. ^ Irgis Hysenaj; Eniar Ibro; Jeton Stamolla (26 maj 2013). "Roben heroi, Bajerni kampion Europe". Panorama Sport. Marrë më 27 nëntor 2019.
  59. ^ "Schalke 04 vs. Bayern Munich 0 – 4" (në anglisht). Soccerway. 21 shtator 2013. Marrë më 29 nëntor 2019.
  60. ^ "Bajerni pushton Boten". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 21 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2020. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  61. ^ "Bayern, kampion i botës". Lajmi.net. 21 dhjetor 2013. Marrë më 18 dhjetor 2018.
  62. ^ "Pizarro largohet nga Bayern". Lajmi.net. 30 prill 2015. Marrë më 29 nëntor 2019.
  63. ^ "Preußen Münster vs. Bayern Munich 1 – 4" (në anglisht). Soccerway. 17 gusht 2014. Marrë më 29 nëntor 2019.
  64. ^ Patrick Krull (7 shtator 2015). "Ausnahmezustand! Pizarros umjubelte Rückkehr" [Gjendja e jashtëzakonshme! Kthimi i mirënjohur i Pizarros] (në gjermanisht). Die Welt. Marrë më 7 shtator 2015.
  65. ^ Stephan Hersfeld (8 shtator 2015). "Claudio Pizarro Werder Bremen return sees shirt sales soar" [Rikthimi i Claudio Pizarros te Werder Bremen sheh shitjet e fanelleva të fluturojnë] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 2 korrik 2017.
  66. ^ "Bremens Erfolg hat einen Namen: Pizarro!" [Suksesi i Bremenit ka një emër: Pizarro!]. kicker.de (në gjermanisht). 2 mars 2016. Marrë më 3 mars 2016.
  67. ^ a b "Pizzaro thyen një rekord 31-vjeçar të Bundesligas (Foto)" (në anglisht). Telegrafi.com. 4 mars 2016. Marrë më 29 nëntor 2019.
  68. ^ Chris Davie (3 mars 2016). "Claudio Pizarro breaks Bundesliga record that lasted 31 years" [Claudio Pizarro thyen rekordin e Bundesligës që zgjati 31 vite] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 29 nëntor 2019.
  69. ^ "WfL Wolfsburg 3–1 VfB Stuttgart" (në anglisht). BBC Sport. 14 maj 2016. Marrë më 29 nëntor 2019.
  70. ^ "Claudio Pizarro". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 20 nëntor 2015.
  71. ^ "Bayer Leverkusen 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 mars 2017. Marrë më 29 nëntor 2019.
  72. ^ "Werder Bremen and club legend Claudio Pizarro part ways" [Werder Bremen dhe legjenda e klubit Claudio Pizarro ndahen] (në anglisht). Bundesliga. 2 korrik 2017. Marrë më 2 korrik 2017.
  73. ^ Christoph Sonnenberg (30 gusht 2017). "Wo ist Pizarro?" [Ku është Pizarro?] (në gjermanisht). Weser Kurier. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  74. ^ "Cologne sign veteran striker Claudio Pizarro on free transfer" [Këln firmos me sulmuesin veteran Claudio Pizarro si transferim i lirë] (në anglisht). ESPN FC. 29 shtator 2018. Marrë më 29 shtator 2017.
  75. ^ "Köln vs. RB Leipzig 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 1 tetor 2017. Marrë më 30 nëntor 2019.
  76. ^ "Köln vs. RB Stuttgart 2 – 3" (në anglisht). Soccerway. 4 mars 2018. Marrë më 30 nëntor 2019.
  77. ^ "Cologne relegated after dramatic loss in Freiburg" [Këln rrëzohet pas humbjes dramatike në Freiburg] (në anglisht). Bundesliga. 29 prill 2018. Marrë më 1 maj 2018.
  78. ^ "Claudio Pizarro". kicker.de (në gjermanisht). Marrë më 29 shtator 2017.
  79. ^ "Claudio Pizarro signs one-year-deal with Werder Bremen" [Claudio Pizarro firmos një marrëveshje një-vjeçare me Werder Bremen] (në anglisht). Bundesliga. 29 korrik 2018. Marrë më 30 nëntor 2019.
  80. ^ "Werder Bremen 1–1 Hannover 96" (në anglisht). ESPN FC. 25 gusht 2018. Marrë më 30 nëntor 2019.
  81. ^ a b c "Werder Bremen 2–6 Bayer Leverkusen" (në anglisht). BBC Sport. 28 tetor 2018. Marrë më 30 nëntor 2019.
  82. ^ "Bayer Leverkusen hit Werder Bremen for six in counter-attacking masterclass" [Bayer Leverkusen godet Werder Bremenin me gjashtë në kundër-sulme kryevepër] (në anglisht). Bundesliga. 28 tetor 2018. Marrë më 30 nëntor 2019.
  83. ^ "Pizarro vendos rekord të jashtëzakonshëm në Bundesliga". Lajmi.net. 16 shkurt 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
  84. ^ "Rekordi i Pizarro, është shënuesi më i vjetër në Bundesliga". Lapsi.al. 17 shkurt 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
  85. ^ "Bayern bën detyrën, Dortmundi "i dorëzon" titullin". Top-Channel.tv. 4 maj 2019. Marrë më 1 dhjetor 2019.
  86. ^ "Werder Bremen vs. RB Leipzig 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 maj 2019. Marrë më 1 dhjetor 2019.
  87. ^ "Games played by Claudio Pizarro in 2018/2019" [Ndeshje të luajtura nga Claudio Pizarro në 2018/2019] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 1 dhjetor 2019.
  88. ^ "Werder Bremen veteran goalscorer Claudio Pizarro: "This will be my final season"" [Golashënuesi veteran i Werder Bremen Claudio Pizarro: "Ky do të jetë sezoni im i fundit"] (në anglisht). Bundesliga. 20 korrik 2019. Marrë më 21 korrik 2019.
  89. ^ "Atlas Delmenhorst vs. Werder Bremen 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 10 gusht 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  90. ^ "Eternal Claudio Pizarro hints at more after setting DFB Cup record" [Claudio Pizarro i përjetshëm jep shenjë për më shumë pasi vendosi rekordin në kupën DFB] (në anglisht). Bundesliga. 11 gusht 2019. Marrë më 21 korrik 2019.
  91. ^ "Games played by Claudio Pizarro in 2018/2019" [Ndeshje të luajtura nga Claudio Pizarro në 2018/2019] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 1 dhjetor 2019.
  92. ^ "Werder Bremen vs. Köln 6 – 1" (në anglisht). Soccerway. 27 qershor 2020. Marrë më 26 shtator 2020.
  93. ^ "Claudio Pizarro: 13 años en selección peruana, 63 partidos y 16 goles" [Claudio Pizarro: 13 vite në kombëtaren peruane, 63 ndeshje dhe 16 gola] (në spanjisht). Radio Programas del Peru. 12 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
  94. ^ "Claudio Pizarro y el día que debutó con la Selección Peruana en la Copa América 1999 [VIDEO]" [Claudio Pizarro dhe dita kur debutoi me kombëtaren peruane në Copa America 1999 [Video]] (në spanjisht). Diario Líbero. 16 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
  95. ^ a b "Games of the XXVII. Olympiad" [Ndeshjet në Olimpiadën e XXVII] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  96. ^ "Paraguay v Peru, 22 January 2000" [Paraguaji v Peruja, 22 janar 2000] (në anglisht). 11v11.com. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  97. ^ "Ten things about Claudio Pizarro" [Dhjetë gjëra rreth Claudio Pizarros] (në anglisht). Bundesliga. 12 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2015. Marrë më 19 qershor 2015.
  98. ^ "VIDEO: Claudio Pizarro y el recuerdo del 'peleado' 3-1 a México del 2003" [VIDEO: Claudio Pizarro dhe kujtimi i ‘luftës ’3-1 ndaj Meksikës në 2003] (në spanjisht). El Comercio. 8 korrik 2011. Marrë më 19 qershor 2015.
  99. ^ "Pizarro heading to Germany to treat fractured skull" [Pizarro shkon në Gjermani për të kuruar kafkën e frakturuar] (në anglisht). CNN Sports Illustrated. 13 korrik 2004. Marrë më 30 prill 2010.
  100. ^ "Peru vs. Bolivia 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 4 korrik 2007. Marrë më 29 nëntor 2019.
  101. ^ "Pizarro fires Peru to victory" [Pizarro lëshon Perunë drejt fitores] (në anglisht). FC Bayern Munich. 19 qershor 2015. Marrë më 1 dhjetor 2019.
  102. ^ "No Copa final for Pizarro" [Nuk ka finale të Copas për Pizarron] (në anglisht). FC Bayern Munich. 28 qershor 2015. Marrë më 1 dhjetor 2019.
  103. ^ "Peru national soccer team named for Copa America Centenario" [Emërohet ekipi i kombëtares peruane për Copa America Centenarion] (në anglisht). Peru Reports. 17 maj 2016. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  104. ^ "Claudio Pizarro and Jefferson Farfan Suspended from Peru's National Soccer Selection" [Claudio Pizarro dhe Jefferson Farfan pezullohen nga kombëtarja peruane] (në anglisht). Living in Peru. 7 dhjetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2007. Marrë më 8 dhjetor 2007.
  105. ^ "Claudio Pizarro might face international ban" [Claudio Pizarro mund të përballet me një përjashtim ndërkombëtar] (në anglisht). Chelsea F.C. Blog. 20 prill 2008. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2011. Marrë më 20 prill 2008.
  106. ^ a b "Yo no fui, fue teté: Declaran inocente a Claudio Pizarro" [Nuk isha unë, ishte teté: Claudio Pizarro shpallet i pafajshëm] (në spanjisht). Spacio Libre. 17 prill 2009. Marrë më 20 prill 2008.
  107. ^ "Diego Pizarro" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 18 shtator 2009.
  108. ^ "Ein Dreikäsehoch für die Bayern" (në gjermanisht). Der Spiegel. 4 gusht 2007. Marrë më 18 shtator 2009.
  109. ^ "Claudio Pizarro" (në anglisht). Famous Birthdays. Marrë më 17 maj 2020.
  110. ^ "Comedy Looks No Joke" (në anglisht). Sporting Life. Marrë më 3 shkurt 2011.[lidhje e vdekur]
  111. ^ David Milnes (11 janar 2011). "Newcastle star Joey Barton's horse Crying Lightening to break new ground in Dubai" [Kali Crying Lightening i yllit të Newcastle Joey Barton do të thyej fushën e re në Dubai] (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 16 prill 2013.
  112. ^ "Claudio Pizarro" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 nëntor 2019.
  113. ^ "Claudio Pizarro » Club matches" [Claudio Pizarro » Ndeshjet me klube] (në anglisht). World Football. Marrë më 29 nëntor 2019.
  114. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Claudio Pizarro" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 27 nëntor 2019.
  115. ^ a b "Claudio Pizarro" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 18 korrik 2014.
  116. ^ "Fox Sports Trophy 2005" (në anglisht). Hispanic PR Wire. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2007. Marrë më 30 prill 2011.
  117. ^ a b c "Germany » Bundesliga » Rekordtorjäger » rank 1 - 50" (në anglisht). World Football. Marrë më 6 shkurt 2019.
  118. ^ "Germany » DFB-Pokal » All-time Topscorers » rank 1 - 50" [Gjermania » DFB-Pokal » Shënuesit më të mirë të të gjitha kohërave » renditja 1 - 50] (në anglisht). World Football. Marrë më 5 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]