Jump to content

Frank Baumann

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frank Baumann
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1975-10-29) 29 tetor 1975 (49 vjeç)
VendlindjaWürzburg, Gjermani Perëndimore
Gjatësia1.87 m (6 ft 2 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës, Qëndër-mbrojtës
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1994–19991. FC Nürnberg130(11)
1999–2009Werder Bremen260(16)
Gjithsej390(27)
Karriera ndërkombëtare
1996–1998Gjermania U2117(1)
1999–2005Gjermania28(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Frank Baumann (lindur më 29 tetor 1975) është një ish futbollist profesionist gjerman i cili aktualisht është drejtori sportiv i klubit gjerman Werder Bremen. Ai njihet më shumë për periudhën e tij si lojtar te Werder Bremen.

Baumann luante si mesfushor mbrojtës dhe qëndër-mbrojtës dhe njihej për ndërhyrjet e tij të ashpra dhe pozicionimin mbrojtës. Ai ka luajtur rreth 30 ndeshje me kombëtaren gjermane, duke luajtur në Kupën e Botës 2002 dhe UEFA Euro 2004, duke arritur finalen në të parën.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Würzburg të Bavarisë, Baumann e nisi karrierën e tij si mesfushor te 1. FC Nürnberg, ku talenti i tij u shfaq më pas në rolin e mesfushorit të tërhequr. Pasi kishte luajtur rreth 150 ndeshje dhe kishte përfaqsuar ekipin në tre kategori të ndryshme të futbollit gjerman, ai kaloi te SV Werder Bremen në vitin 1999.[1]

Te Werderi, Baumann u bë menjëherë zgjedhje e parë në formacion, duke shënuar pesë gola në sezonin e tij të parë; edhe pse ekipi u rendit në vendin e nëntë, arriti të kualifikohejKupën UEFA falë vendit të dytëkupë, pasi humbën finalen nga FC Bayern Munich.

Ai vazhdoi të luante rregullisht te Werderi, edhe pse ai pati vështirësi me dëmtimet në vitet e ardhshme. Baumann shënoi golin që dërgoi Werderin në finalen e Kupës UEFA 2009, në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales ndaj Hamburger SV, nga një goditje këndi që u shkaktua pasi topi ishte devijuar një top letre të hedhur nga tifozët vendas. Ai njoftoi tërheqjen nga futbolli më 20 maj 2009,[2] me kontratën e tij që do të skadonte një muaj më vonë.[3]

Në maj 2009, Baumann u bë ndihmësi i menaxherit të përgjithshëm të klubit, duke j'u bashkuar një tjetër ish lojtari, Klaus Allofs, në stafin e tij. Në përfundim të sezonit 2014–15, ai u largua nga pozicioni i tij si "drejtori i ekipit të parë" pas dy vitesh e gjysëm.[4][5]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Baumann luajti 28 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar dy gola.[6] Debutimi i tij me Gjermaninë erdhi në fitoren 1–0 kundër NorvegjisëOslo më 14 nëntor 1999, duke u bërë lojtari i 800të që luante për Gjermaninë.[7]

Ai u zgjodh në ekipet që luajtën në Kupën e Botës 2002 (duke luajtur në raundin e 16-tave ndaj Paraguajit) dhe UEFA Euro 2004 (dy ndeshje).

Karriera manaxheriale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në maj 2016, Baumann u zgjodh drejtori sportiv i ri i Werder Bremen, duke zëvëndësuar Thomas Eichin.[8]

Baumann është i martuar me Stefanie, dhe sëbashku kanë një vajzë, Louisën, dhe një djal, Moritz.[9]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [10][11]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Nürnberg 1994–95 2. Bundesliga 5 0 0 0 5 0
1995–96 31 5 3 0 34 5
1996–97 Regionalliga Süd 32 5 2 0 34 5
1997–98 2. Bundesliga 32 0 1 0 33 0
1998–99 Bundesliga 30 1 2 0 32 1
Gjithsej 130 11 8 0 0 0 0 0 138 11
Werder Bremen 1999–00 Bundesliga 32 5 5 0 10 1 2[a] 0 49 6
2000–01 30 2 1 0 5 1 0 0 36 3
2001–02 34 1 2 0 0 0 0 0 36 1
2002–03 24 0 4 0 3 1 1[a] 0 32 1
2003–04 32 2 6 0 4 0 0 0 42 2
2004–05 22 1 2 0 6 0 2[a] 0 32 1
2005–06 19 2 4 0 1 0 2[a] 0 26 2
2006–07 17 1 1 0 6 1 1[a] 0 25 2
2007–08 23 1 2 0 9 0 1[a] 0 35 1
2008–09 27 1 4 0 8 1 0 0 39 2
Gjithsej 260 16 31 0 52 5 9 0 352 21
Gjithsej karriera 390 27 39 0 52 5 9 0 490 32
  1. ^ a b c d e f Të gjitha ndeshjet në DFL-Ligapokal

Burimi: [12][11]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Gjermania 1999 1 0
2000 2 0
2001 4 2
2002 6 0
2003 8 0
2004 6 0
2005 1 0
Gjithsej 28 2

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet e Gjermanisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Baumann.[12]

Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 29 maj 2001 Weserstadion, Bremen, Gjermani 4 Flamuri Sllovakia 2–0 2–0 Ndeshje miqësore
2 15 gusht 2001 Puskás Aréna, Budapest, Hungari 6 Flamuri Hungaria 4–0 5–2
Werder Bremen[13]
Gjermania[13]
  1. ^ Matthias Arnhold (6 maj 2016). "Frank Baumann - Matches and Goals in Bundesliga" [Frank Baumann - Ndeshjet dhe Golat në Bundesligë] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 9 maj 2016.
  2. ^ "Routinier Baumann beendet Karriere" [Baumann mbyll karrierën] (në gjermanisht). NWZ Online. 20 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 20 maj 2009.
  3. ^ "Baumann macht Schluss!" [Baumann thotë "Mjaft!"] (në gjermanisht). Bild. 18 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2009. Marrë më 20 maj 2009.
  4. ^ "Team talk: Wiedwald arrives, Baumann departs" [Wiedwald mbërrin, Baumann largohet] (në anglisht). Werder Bremen. 29 qershor 2015. Marrë më 13 prill 2017.
  5. ^ ""Ich brauche kein großes Tamtam"" (në gjermanisht). Kreiszeitung. 4 qershor 2015. Marrë më 13 prill 2017.
  6. ^ Matthias Arnhold (6 maj 2016). "Frank Baumann - International Appearances" [Frank Baumann - Paraqitjet Ndërkombëtare] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 9 maj 2016.
  7. ^ "Matthias Gingler der 900.Nationalspieler" (në gjermanisht). fussballnationalmannschaft.net. Marrë më 7 korrik 2014.
  8. ^ Chuck Penfold (19 maj 2016). "Bremen part company with sporting director Eichin" [Bremen ndahet me drejtorin sportiv Eichin] (në anglisht). Deutsche Welle. Marrë më 13 prill 2017.
  9. ^ Björn Knips (10 tetor 2009). ""Ich kann endlich mal entspannen"" ["Më në fund, mund të relaksohem"] (në gjermanisht). Kreiszeitung. Marrë më 13 prill 2017.
  10. ^ "Frank Baumann" (në anglisht). World Football. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  11. ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Frank Baumann" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  12. ^ a b "Frank Baumann" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 5 dhjetor 2019.
  13. ^ a b "Frank Baumann" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 gusht 2014.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]