Dinastia Petroviq-Njegosh
Appearance
Dinastia Petroviq-Njegosh (malazezisht: Petrović-Njegoš/Петровић-Његош) ishte dinastia sunduese e Malit të Zi prej 1696 deri më 1918. Mali i Zi ka gëzuar de facto pavarësi nga Perandoria Osmane që nga viti 1711, por do të njihet ndërkombtarisht si principatë vetëm më 1878.
Krerët e Dinastisë Petroviq-Njegosh (1696–sot)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vlladikat e Malit të Zi (1696–1852)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vlladika Danilloja I (1696–1735)
- Vlladika Sava II (1735–1781)
- Vlladika Vasillija III (sundoi së bashku me Savën II) (1750–1766)
- Vlladika Petri I (Shën Petri i Cetinës) (1782–1830)
- Vlladika Petri II (1830–1851)
- Vlladika Danilloja II (1851–1852) - më 1852 u bë princ si Danilloja I.
Princat e Malit të Zi (1852-1910)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Princi Danilloja I (1852–1860)
- Princi Nikolla I (1860–1910) - më 1910 u bë mbret.
Mbret i Malit të Zi (1910-1918)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbreti Nikolla I (1910–1918)
Linja e trashëgmisë pas mbretërimit (1918–sot)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mbreti Nikolla I (1918–1921)
- Princi Danilloja (1921)
- Princi Mihaili (1921–1986)
- Princi Nikolla (1986–sot, pretendenti aktual për fron)
- Princi trashëgues Borisi (lindur më 1980), Vojvoda i Lartë i Grahovës dhe Zetës