Dominique You

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
"Vëllezërit Lafitte në Barin e Dominique Youx", i atribuohet John Wesley Jarvis (rreth vitit 1821)

Dominique You (rreth vitit 1775 – 15 nëntor 1830) ishte një piratë me prejardhje franceze.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

You ishte pjesë e revolucionit francez si një artiljer. Në vitin 1802 ai shoqëroi gjeneralin Charles LeclercSaint-Domingue për të shuar kryengrjitjen e skllevërveToussaint Louverture. Ethet e verdha morën jetën e shumë prej ushtarëve francezë përfshirë gjeneralin Leclerc.

Më pas, You shkoi në New Orleans, ku ai u bashkua me Jean Lafitte dhe Pierre Lafitte dhe u bë kapiteni i Le Pandoure. Ai u mor me nofkën "Kapiten Dominique" nga francezët dhe "Johnness" nga amerikanët. Ai fitoi një reputacion për të qenë shumë i guximshëm. Gjatë viteve të ardhshme ai dhe vëllezërit Lafitte u bënë kontrabandistë të suksesshëm në gjirin e Louisiana. Si piratë, ata shkatërroi anijet spanjolle në Gjirin e Meksikës, duke bërë dëme të mëdha në tregtinë spanjolle. Në një rast, një stuhiGjirin e Meksikës shkaktoi dëme të rënda në Pandoure dhe gati sa vrau Kapitenin You.

Në korrik 1814, You u dënua rrejshëm për pirateri, por amerikanët nuk arritën ta kapnin. Ai ishte në kampin në Barataria kur u sulmua nga forcat amerikane atë vit; ai u kap dhe u burgos së bashku me Barataret e tjerë.[1] Jean Lafitte ofroi të ndihmojë gjeneralin Andrew Jackson të mbrojë New Orleans kundër pushtimit të afërt britanik, në këmbim të ekuipazhit të tij dhe një falje; dhe You e lanë të lirë. Ai u emërua komandant i një kompanie artilerie, e cila përbëhej nga gjuajtësit më të mirë të Baratarianëve. Burrat e tij luftuan me aq guxim dhe efektivitet në Betejën e New Orleans më 8 janar 1815, saqë ato u përmendën në rendin e përgjithshëm të gjeneral-major Andrew Jackson të 21 janarit.

Si rezultat i këtij suksesi, të gjitha akuzat ndaj Baratarianëve dhe Dominique You u rrëzuan. Pas betejës, You u vendos në heshtje në New Orleans, ku ai u bë një politikan dhe mbështetës i Andrew Jackson. You vdiq në vitin 1830. Atij iu dha një varrim ushtarak, i paguar nga publiku.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Tucker, Spencer (2012). The Encyclopedia Of the War of 1812. ABC-CLIO, LLC. f. 42. ISBN 978-1-85109-956-6. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)