Dominus Iesus
Dominus Iesus (lat. "Zoti Jezus") është një dokument i kardinalit Jozef Racinger, asokohe prefekt i Kongregacionit për doktrinën e besimit, dhe sekretarit të atëhershëm të kongregacionit Tarqisio Bertone. Dokumenti u botua me 6 gusht, 2000 me nëntitull "Mbi njininë dhe përgjithësinë e shpëtimit të Jezus Krishtit dhe Kishës".
Dogma katolike, "Extra Ecclesiam Nulla Salus" (jashtë kishës s´ka shpëtim) është shtjelluar nganjëherë si mohim i shpëtimit për të krishterët jo katolikë si edhe për jo të krishterët në përgjithësi, megjithëse mësimet katolike vazhdimisht kanë theksuar mundësinë e shpëtimit për personat e pamundshëm për t´u njoftuar (jo për faj të tyre por të rrethanave) për nevojën e kishës katolike dhe kështu të pafajshëm për mungesën e bashkimit me kishën. Në shekullin e 20-të kjo afri gjithpërfshirëse është shprehur kundër finizmit dhe shpalljes së Këshillit të Dytë Vatikanor, i cili pohon se "plani i shpëtimit përfshin edhe ata që pranojnë Krijuesin", duke e përhapur shpëtimin e mundshëm edhe për besimet e tjera monoteiste. Këshilli II Vatikanor pohon më tej se shpëtimi është i mundshëm për njerzit që s´kanë dëgjuar kurrë për Krishtin (Veprat 17:23) - por të gjithë ata që fitojnë shpëtim e fitojnë sepse janë anëtarë të Kishës Katolike, edhe nëse antarësia e tyre është e qartë apo e nënkuptuar.
Ky dokument pohon, se njerzit që nuk i përkasin krishterimit janë "në një gjendje të mangët në krahasim me ata që, në kishë, kanë plotësinë e kuptimit të shpëtimit", dhe se bashkësitë e krishtera jokatolike kanë "mangësi". Disa grupe jokatolike e kanë kuptuar këtë si nënvleftësim të besimit të tyre, ndërsa të tjerë nuk e mohojnë shpëtimin e atyrëve të ndarë nga kisha katolike.
Në përgjigje të kritikave mbi këtë dogmë, Papa Gjon Pali II më 2 tetor 2000 theksoi se ky dokument nuk thotë se jo të krishterëve ju mohohet shpëtimi: "ky rrëfim nuk mohon shpëtimin e jo të krishterëve, por tregon burimin e fundëm në Krishtin, në të cilin njeriu dhe Perëndia janë bashkuar". Më 6 dhjetor të po këtij viti, Gjon Pali II nxori një qëndrim të theksimit të mëtejshëm, se kisha vazhdon në pikëpamjen e Këshillit II, se shpëtimi është i mundshëm për besimtarët e besimeve të tjera: "Ungjilli na mëson se ata që jetojnë në përputhje me lumninë - të varfër në shpirt, të pastër në zemër, ata që në dashuri durojnë vuajtjet e jetës - do të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë". Ai shtoi më tej, "Të gjithë ata që kërkojnë Perëndinë me zemër të çiltërt, duke përfshirë ata që nuk e njohin Krishtin dhe kishën e tij, ndihmojnë nën ndikimin e hirit në ndërtimin e kësaj mbretërie."
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Teksti zyrtar i dokumentit.
- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Përgjigjet e kardinalit Racinger rreth kundërshtimeve të ngritura kundër shpalljes "Dominus Iesus".[lidhje e vdekur]