Dora e zezë (Serbi)
Dora e Zezë (Serbisht: Црна рука; Crna ruka) ishte një organizatë sekrete ushtarake e cila u themelua nga oficerët e Ushtrisë së Mbretërisë së Serbisë nën emrin Unifikimi ose Vdekja (Serbisht: Уједињење или смрт; Ujedinjenje ili smrt) më 10 qershor 1910. Organizata ishte më së miri e njohur për gjoja se ishte i përfshirë në vrasjen e KryeDukës Franz Ferdinand në Sarajevë dhe komplotin e hershëm për vrasjen e çiftit mbretëror serb në vitin 1903, nën kujdesin e kapitenit Dragutin Dimitrijeviç (i njohur si "Apsi").[1]
Ajo u formua me qëllim të bashkimit të të gjitha territoreve me shumicë Sllave të Jugut që nuk qeveriset as nga Serbia, as nga Mali i Zi. Frymëzimi i saj ishte kryesisht bashkimi i Italisë më 1859–70 por edhe ai i Gjermanisë më 1871.[2][3] Përmes lidhjeve të tij me vrasjen e qershorit 1914 të KryeDukës Franz Ferdinand në Sarajevë, e cila u krye nga anëtarët e lëvizjes rinore Bosnja e Re, Dora e Zezë shpesh shihet se ka kontribuar në fillimin e Luftës së Parë Botërore duke përshpejtuar krizën e korrikut të vitit 1914, e cila përfundimisht çoi në pushtimin e Mbretërisë së Serbisë nga Austro-Hungaria.[4]
Prapaskena
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në gusht 1901, një grup oficerësh më të ulët të kryesuar nga kapiteni Dragutin Dimitrijeviç themeluan një grup konspirativ (të quajtur Dora e Zezë), kundër dinastisë. Takimi i parë u mbajt më 6 shtator 1901, në pjesëmarrje ishin kapitenët Radomir Arangjeloviq, Milan F. Petroviq, dhe Dragutin Dimitrijeviç, si dhe togerët Antonije Antiq, Dragutin Duliq, Milan Marinkoviq dhe Nikodije Popoviq. Ata bënë një plan për të vrarë çiftin mbretëror - Mbretin Aleksandar Obrenoviq dhe Mbretëreshën Draga Mashin. Kapiteni Apsi drejtoi personalisht grupin e oficerëve të ushtrisë që vranë çiftin mbretëror në Pallatin e Vjetër në Beograd, natën e 28/29 majit 1903 (Stili i Vjetër).
Më 8 tetor 1908, vetëm dy ditë pasi Austria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën, disa ministra, zyrtarë dhe gjeneralë serb mbajtën një takim në sallën e qytetit në Beograd. Ata themeluan një shoqëri gjysmë të fshehtë, Narodna Odbrana ("Mbrojtja Kombëtare") e cila i dha fokusin, dhe një organizim pan-serbizmit. Qëllimi i grupit ishte të çlironte serbët nën okupimin austro-hungarez. Ata gjithashtu ndërmorën propagandë anti-austriake dhe organizuan spiunë dhe sabotatorë për të vepruar brenda provincave të okupuara. Grupet satelitore u formuan në Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Istri. Grupi boshnjak u shoqërua thellësisht me grupet lokale të aktivistëve pan-serb si Mlada Bosna ("Bosnja e Re").
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Black Hand | secret Serbian society". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Marrë më 2019-02-21.
- ^ "Gavrilo Princip and the Black Hand organization" (në anglisht). Bookrags.
- ^ Alan Cassels (15 nëntor 1996). Ideology and international relations in the modern world. Psychology Press. fq. 122–. ISBN 978-0-415-11926-9. Marrë më 8 nëntor 2011.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ David Stevenson, 1914-1918, 2012 Penguin, reissue, p.12