Shko te përmbajtja

E drejta për privatësi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

E drejta për privatësi është një veçori e traditave të ndryshme ligjore që synon të frenojë veprimet qeveritare dhe private që kërcënojnë privatësinë e individëve.[1] Mbi 185 kushtetuta kombëtare përmendin të drejtën e privatësisë.[2] Më 10 dhjetor 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR), e shkruar fillimisht për të siguruar të drejtat individuale të secilit kudo; ndërsa e drejta e privatësisë nuk figuron në dokument, shumë e interpretojnë këtë nëpërmjet nenit 12, i cili thotë: “Askush nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjeve arbitrare në privatësinë, familjen, shtëpinë ose korrespondencën e tij, as sulmeve ndaj nderit dhe reputacionit të tij. Gjithkush ka të drejtën e mbrojtjes me ligj kundër ndërhyrjeve apo sulmeve të tilla”.[3]

Që nga zbulimet botërore të mbikëqyrjes të vitit 2013, e drejta për privatësi ka qenë një temë e debatit ndërkombëtar. Agjencitë qeveritare, si NSA-ja, FBI-ja, CIA, R&AW dhe GCHQ, janë angazhuar në mbikëqyrje masive botërore. Disa debate të tanishme rreth të drejtës për privatësi përfshijnë nëse privatësia mund të bashkekzistojë me aftësitë e tanishmeagjencive të inteligjencës për të aksesuar dhe analizuar shumë detaje të jetës së një individi; nëse e drejta e privatësisë humbet apo jo si pjesë e kontratës shoqërore për të forcuar mbrojtjen kundër kërcënimeve të supozuara terroriste; dhe nëse kërcënimet e terrorizmit janë një justifikim i vlefshëm për të spiunuar popullatën e përgjithshme. Aktorët e sektorit privat mund të kërcënojnë gjithashtu të drejtën e privatësisë  veçanërisht kompanitë teknologjike, të tilla si Amazon, Apple, Meta, Google, Microsoft dhe Yahoo që përdorin dhe mbledhin të dhëna vetjake.

  1. "Right to Privacy". faculty.uml.edu. Marrë më 31 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "Read about "Right to privacy" on Constitute". constituteproject.org. Marrë më 18 prill 2024. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Nations, United. "Universal Declaration of Human Rights" (në anglisht). United Nations. Marrë më 30 maj 2021.