Edlira Dedja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edlira Dedja, pianiste profesioniste, docente në Konservatorin Neuchatel në Zvicër dhe themeluese e Fondacionit “Opéra sans frontiéres”, prej zgjedhjeve të vitit 2012 mban postin e këshilltares komunale në kantonin francez të Neuchatel (Zvicër) për Partinë Socialiste Zvicerane. Edlira është bija e Akademikut dhe shkrimtarit humanist për fëmijë Bedri Dedja nënë e dy djemve dhe një vajze dhe bashkëshorte e diplomatit nga Gjakova z.Ilir Bytyçi.

Aktiviteti poliedrik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Vepra intelektuale znj. Dedja është së pari angazhimi kulturor duke promovuar vlerat e artistëve shqiptarë si Tenori Saimir Pirgu, sopranoja Ermonela Jaho, basi Frano Lufi, mezzo-soprano Mariana Leka, Violinisti Tedi Papavrami dhe balet maestri Enkel Zhuti në skenat evropiane.
  • Së dyti në rrafshin humanitar duke ndihmuar me koncerte bamirësie përmes rolit të shoqërisë civile fëmijët invalidë veçanërisht problematikën e shëndetit mendor.
  • Së treti si këshilltare kantonale znj. Dedja ka lobuar për integrimin e komunitetit të shqiptarëve në bashkëjetesën harmonike në një vend multi kulturor dhe shumë gjuhësh si model i qytetërimit Perëndimor që është Zvicra.

Ngjarjet kulturore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 28 nëntor 2012 Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Edlira Dedja organizoi në Bruksel (Théatre de la Monnaie), Koncertin e muzikës lirike dhe klasike me artistë të njohur shqiptarë.
  • 2012 Organizon Olimpiadën e Baletit me artistin Enkel Zhuti në kantonin e Neuchatel-it me pjesëmarrjen institucioneve zvicerane dhe drejtuesve të Akademia e Shkencave dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë.
  • 2007 Rikthen në Shqipëri dhe Kosovë premierë pasardhësin nga Italia të Gjergj Kastriot Skënderbeut aktorin dhe muzikantin arbëresh Alessandro Castriota Scanderbeg.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]