Jump to content

Ermonela Jaho

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Ermonela Jaho është soprano shqiptare me famë botërore. Lindi në Tiranë,[1] në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.[2]

Pas përfundimit të studimeve për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si: Giacomo Puçini në Milano Itali më 1997, Spontini International Ancona, Itali më 1998, në Rovereto Zandonai, Itali më 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalin Wexford më 2000.

Ermonela Jaho filloi ta mësojë këngën në moshën 6 vjeçare. Pas diplomimit nga Liceu Artistik Jordan Misja, në Tiranë në 1992, ajo studion në Akademine e Arteve po në Tiranë. Ajo fiton nje konkurs të organizuar nga sopranoja italiane Katia Ricciarelli në Shqipëri, dhe vendoset në Itali ku fillon të studiojë në akademinë e Mantovës. Më pas, ajo ndjek studime muzikore ne Akademinë Kombëtare të Santa Cecilia, në Romë.

Jaho fillon të interpretojë në skenë në Bolonja, në rolin e Mimit (La Bohème e Puçinit), në La Fenice, e më pas në rolin e Suzanës (Dasma e Figaros), si edhe në Trieste në rolin e Mikaelës (Karmen). Dalja e saj e parë në skenë jashtë Italisë ishte në festivalin e WeksforditIrlandë, ku këndoi operën SafoMassenet, dhe Vajza e OrleanitÇajkovskit. Në Gjermani, ajo shfaqet me rolin e Norinës (Don Paskuale)Mynih. Më pas ajo interpreton përsëri Suzanën në Gjenevë dhe në Francë, në teatrin Kapitol të Tuluzës. Në Shtetet e Bashkuara, ajo paraqitet me Mimin, me Teatrin e Operës Michigan.

Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. Fitoi shpejt sukses nëpër botë, me lavdërime të shumta nga kritikët. Ajo vazhdon të paraqitet me La rondinePuçinit në Trieste, Karmen në Glyndebourne dhe La TraviataLion. Në 2009, ajo vjen si Liù (Turandot) në Filadelfia, Vitellia (La Clémence de Titus) në Avinjon, dhe Ana BolenaParis.

Në tetor 2010, ajo duartrokitet në rolin kryesor Thaïs (e kompozitorit Zhyl Masene) në operën e Tulonit. Në prill 2011, ajo luan rolin e Luizës në Luiza Miller e Verdit në operën e Lionit, nën regjinë e David Alden.

Në tetor 2013, ajo këndon në La Vestale (Spontini) në Teatrin e Champs Élysées. Për hapjen e sezonit 2013/2014 në operën e Grand Avignon, ajo risjell rolin e Cio-Cio-San në Madama Butterfly, nën regjinë e Mireille Laroche.

Në shtator 2014, ajo shfaqet si Violeta e Traviatës në Operën Bastille, dhe në tetor vjen me një recitim në sallën Cortot të 'École Normale de Musique de Paris', e shoqëruar nga Genc Tukiçi.

Pasi risjell rolin kryesor të Madamës Butterfly ne 2015, në janar 2016, ajo është Desdemona e Othellos (Verdi) në Teatrin e Madh të Liceut në Barcelonë.

Në shkurt 2017, ajo vjen përsëri si Violeta e Traviatës në Sydney Opera House, ku vlerësohet fort në krah të José Carbó (Giorgio Germont) dhe Ho-Yoon Chung (Alfredo Germont).

Ermonela Jaho ka fituar një sërë konkursesh ndërkombëtare:

  • 1997: Giacomo PucciniMilano
  • 1998: SpontiniAnkona
  • 1999: Zandonai në Rovereto
  • 2000: Çmimi i artistit më të mirë lirik në Festivalin e Weksfordit
  1. ^ Opera 2007. Annuario dell'opera lirica in Italia. EDT srl. 2007. fq. 300–. ISBN 978-88-6040-182-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Great Britain. Parliament. House of Commons. Home Affairs Committee (2009). Managing migration: Oral and written evidence. The Stationery Office. fq. 113–. ISBN 978-0-215-54066-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)