Jump to content

Ekonomia e Skocisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aeroporti në Glasgou

Skocia ka një ekonomi të hapur të stilit perëndimor, e cila është e lidhur ngushtë me pjesën tjetër të Evropës dhe me Botën gjerë. Tradicionalisht, Ekonomia Skoceze]] është dominuar nga Industria e Rëndë, përkatësisht nga krijimi i Anijeve në Glasgou, minierat e qymyrgurit dhe industritë e çelikut.

Industritë e lidhura me naftën, të bashkangjitura me nxerrjen e naftës nga Deti i Veriut kanë luajtur rol të rëndësishëm në punësimin e popullsisë qysh nga vitet e 1970-ta, veçanërisht në verilindje të Skocisë. De-industrializimi gjatë viteve të 1970-ta dhe 1980-ta mundësoi një lëvizje të vëmendjes nga prodhimtaria tek një ekonomi e shërbimeve. Edinburgu është qendra financiare e Skocisë dhe është qendra e gjashtë financiare më e madhe në Evropë, pas Londrës, Parisit, Frankfurtit, Zurichut dhe Amsterdamit,[1] me shumë firma të mëdha financiare të bazuara aty, përfshirë: Bankën Mbretërore të Skocisë (banka e dytë më e madhe në Evropë) ; HBOS (pronarët e Bankës Skoceze); dhe Standard Life.

2005, eksporti total i Skocisë (duke përjashtuar eksportin e tërë Britanisë) ishin rreth £ 17,5 miliardë, nga të cilat 70 % (£ 12,2 miliardë) ishin atribuuar prodhimtarisë.[2] Eksportet primare të Skocisë përfshijnë whisky, shërbime elektronike dhe financiare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Gjermania, Franca dhe Spanja përbëjnë tregun kryesor të vendit.[3][4]

Turizmi gjerësisht konsiderohet të jetë kontribuuesi kryesor i ekonomisë Skoceze. Një udhëzim i publikuar nga Qendra Informative e Parlamentit Skocez më 2002, (SPIC), për iniciativën e parlamentit Skocez, tregoi se turizmi përbënte mbi 5 % të GDP-së dhe 7,5 % të punësimit.[5]

Nga nëntori 2007 shkalla e papunësisë në Skoci është 4,9 %— më e ulët se mesatarja e Britanisë së Madhe dhe e shumicës së vendeve të Bashkimit Europina.[6]

Resurset Natyrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skocia ka mjaft resurse natyrore duke filluar nga toka pjellore, e përshtatshme për agrikulturë, e deri te nafta dhe gazi natyror. Sa i përket mineraleve, Skocia prodhon qymyr, zink, hekur. Qymyri gjendet nën Skocinë qendrore, veçanërisht qymyri nga Ayrshire dhe Fife kontribuoi shumë në industrializimin e vendit gjatë shekullit të 19të. Minierave të Qymyrit, dikur një punueses kryesor në Skoci i ka rënë rëndësi qysh nga gjysma e dytë e shekullit të 20të, për shkak të çmimit më të ulët që ka qymyri i huaj. Miniera e fundit vazhdon të punojë në Longannet tek lumi Firth of Forth.

Burime të dhënash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Milner M. and Treanor J. (1999-06-02). "Devolution may broaden financial sector's view" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 2006-08-08.
  2. ^ "Global Connections Survey" (PDF). Scottish Executive. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 27 maj 2008. Marrë më 2006-12-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ The Scottish Executive (2006). "Scottish Economic Statistics" (në anglisht). The Scottish Executive. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2007. Marrë më 2007-04-12.
  4. ^ Office of National Statistics (2006-12-15). "Regional, sub-regional and local gross value added 2005" (PDF). Office of National Statistics. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2007-01-09. Marrë më 2007-04-12. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "The Economics of Tourism" (PDF). SPICe. 2002. Marrë më 2007-10-22. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "November Labour Market statistics for Scotland". Scotland Office. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2007. Marrë më 2007-11-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)