Shko te përmbajtja

Elena Topia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Elena Topia

Helena Topia (fl. 1388–1403) ishte një princeshë arbërore e familjes Topia që sundoi rajonin e Krujës në dy periudha: 1388-1392 dhe 1394-1403.

Princesha Helena Topia ishte bija më e madhe e Karl Topiës, Princ të Arbërisë, dhe Voisava Balshës, bija e Balshës I. Martesa e saj e parë ishte me Marku Barbarigonë, një fisnik venedikas. Pas vdekjes së të atit, në vitin 1388, ajo trashëgoi qytetin e Krujës dhe rajonin përreth . Në vitin 1392, si pasojë e armiqësive midis të shoqit dhe forcave venedikase, gjysmëvëllai i saj, Niketa Topia, një besnik i Venedikut, sulmoi qytetin e Krujës dhe detyroi çiftin të gjenin strehim me familjen Balsha .

Në vitin 1394 Helena martohet me Konstandin Balshën, kushëririn e saj të parë, i cili ishte emëruar nga osmanët si sundues i Krujës. Konstandini sundoi si një vasal osman deri kur u vra në 1402. Në vitin 1403, Niketa Topia pushtoi kalanë e Helenës. Pas vdekjes së Konstandinit, Helena me djalin e saj Shtjefnin fillimisht shkoi në Venecia dhe pastaj jetoi me motrën e saj Maria.

U martua me Marko Barbarigon, dhe më pas me Konstandin Balshën në 1394. Me Konstandinin pati një bir, Shtjefën Balshaj, i cili mori nofkën Shtjefën Maramonte gjatë kohës nën kujdesin e tezes së tij Maria Topia dhe bashkëshortin e saj Filipi i Maramontes. Ai u rikthua në Arbëri dhe sundoi për njëfarë kohe me kushëririn e tij, Balsha III si Princ i Zetës. Shtjefën Maramonte martoi Vllajka Kastriotin, motrën e Skënderbeut, dhe së bashku patën dy djem, Gjon dhe Gojko Balshaj, themelues të Lidhjes së Lezhës.

    Stampa:S-break

    Parardhësi 
    Karl Topia
    as Princi i Arbërisë
    Princeshë e Krujës
    1388–92
    Served alongside: Marko Barbarigo
    Pasardhësi 
    Niketa Thopia
    as Princ i Krujës
    Parardhësi 
    Konstandin Balshaj
    Princeshë e Krujës
    1394–1403
    Served alongside: Konstandin Balshaj (1402†)
    Pasardhësi 
    Niketa Thopia
    as Princ i Krujës