Niketa Topia
Niketa Topia (Latin: Nicetas Thopia[1] (përmendet për herë të parë në 1388 – vdes në 1415) ishte fisnik arbër i familjes Topia, zotërues i qytetit të Krujës në vitet 1392-1394 dhe 1403-1415. Thallozczy i referohet me titullin kont.[2]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Niketa ishte biri i Karl Topias dhe Voisllava Balshës. Pas vdekjes së Karl Topias (1388), Marco Barbarigo mori në trashëgimi Krujën përmes martesës së tij me Helena Topian, motrën e madhe të Niketës, ndërsa vëllai i madh i Niketës, Gjergj Topia u bë zot i Durrësit. Ndërkaq Niketa mbajti një territor në jug të Durrësit.
Pas vdekjes së Sulltan Bajazitit I (në 1402), shumë arbër iu nënshtruan Venedikut, si përshembull Niketa Topia, Gjon Kastrioti dhe Koja Zaharia.[3] Venedikasit ishin të interesuar të kishin ca zona mes tyre dhe osmanëve në mënyrë që të amortizonin konfliktin që vinte nga osmanët, të cilët po avanconin drejt Evropës Perëndimore. Në 1403, Niketa Topia arriti t'ia merrte Krujën motrës së tij, Helena Topias (Helena Barbarigos nga martesa), duke rifituar një territor, që më parë mbahej nga familja e tij, Topia, dhe përkohësisht i kishte shkuar Barbarigo-ve.[4]
Niketa Topia ish i martuar me të bijën e Komnen Arianitit.[5] Vajza e tyre, Mara Topia, u martua me Balshën III në 1407 dhe pati me të një vajzë, Jelena Balshaj, e cila mori emrin e gjyshes së saj.[6] Nëpërmjet kësaj martese Balsha III dhe Niketa hyri në një aleancë, në mënyrë që të përzinin venedikasit nga Arbëria.[7] Niketa pastaj filloi të jetë ndërmjetës në mes Balshajve dhe venedikasve gjatë Luftës së Parë të Shkodrës.[8] Në fund të vitit 1411, Niketa Topia pësoi një humbje të rëndë nga forcat e Teodor Muzakën II gjatë një beteje. Ai vetë u mbajt i burgosur, po me ndërhyrjen e Republikës Raguzane u lirua, gjithsesi vetëm pasi u dha disa territore rrotull Shkumbinit familjes Muzaka.[4] Konti Niketa Topia qëndronte në Krujë si vasal i Venedikut,[2] por pas vdekjes së tij më 1415, kalaja ra në duart e Perandorisë Osmane.[2][4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Nicolae Iorga (1908). Geschichte des Osmanischen reiches (në gjermanisht). F. A. Perthes aktiengsellschaft. fq. 331.
comes Nicetas
- ^ a b c Thalloczy, Ludwig v. (2004) [1917]. Vëzhgime iliro-shqiptare. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 19. ISBN 99927-56-34-9.
- ^ Hamilton, Alexander; Rosskeen, Gibb (1967). The Encyclopaedia of Islam. Brill. fq. 654.
- ^ a b c Anamali, Skënder and Prifti, Kristaq. Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Botimet Toena, 2002, ISBN 99927-1-622-3 p.251-252
- ^ Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia-Zotërimet. Toena. fq. 97. ISBN 978-99943-1-729-5.
- ^ Spremić 2004, pp. 73–108
- ^ Buda, Aleks (1984). Problems of the formation of the Albanian people, their language and culture. 8 Nëntori. fq. 317.
- ^ Fine 1994, p. 512
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fine, John Van Antwerp (1994), The Late Medieval Balkans: A Critical Survey from the Late Twelfth Century to the Ottoman Conquest (në anglisht), University of Michigan Press, ISBN 978-0-472-08260-5
- Spremić, (). Ćulibrk, Jovan, ур. Crkvene prilike u Zeti u doba Nikona Jerusalimca. : Svetigora, Publikum. стр. 73—108., Momčilo (2004), Crkvene prilike u Zeti u doba Nikona Jerusalimca (në serbisht), Cetinje, Belgrade: Svetigora, fq. 73–108
{{citation}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja)