Emine Sadiku Teichmann

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Emine Sadiku Teichmann
Akademike
U lind në
Elbasan
ArsimiGjuhë-Letërsi, Universiteti i Tiranës
ProfesioniGjuhëtare, shkrimtare
Vepra të shquara
  • Gegërishtja veriore – gegërishtja jugore
  • Shqipja si gjuhë e huaj
  • Kadareja- ky stilist i madh
  • Vëzhgime mbi leksikun shprehës në prozën e Ismail Kadaresë

Emine Sadiku Teichmann ka lindur në Elbasan. Ajo është akademike e njohur në Shqipëri, e cila ka kontribuar në fusha të ndryshme si: gjuhësi, gazetari dhe mësimdhënie.[1]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emine Sadiku Teichmann ka studiuar në universitetin e Tiranës, për Gjuhë-Letërsi në fakultetin Histori-Filologji. Pasi mbaroi studimet, filloi të punonte si gazetare në gazetën "Zëri i Rinisë".[2] Ka shkruar vepra të ndryshme në fushën e gjuhësisë, stilistikës gjuhësore, mësimdhënies së shqipes e të gjermanishtes. Ajo jeton dhe punon në Gjermani që prej vitit 1996.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emineja ka një veprimtari akademike dhe shkencore në fushë të leksikologjisë, studime letrare, çështje të standardit dhe kulturës së gjuhës, etj.

Libra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titull
1988 Vëzhgime mbi leksikun shprehës në prozën e Ismail Kadaresë
1999 Valenca foljore në shqip dhe në gjermanisht
2000 Kadareja- ky stilist i madh
2006 Shqipja si gjuhë e huaj
2011 Gramatikë e gjuhës shqipe, I, manual
2011 Hapa nё universin e ligjёrimit (Përmbledhje punimesh gjuhësore)
2015 Fjalor gramatikor për gjuhën shqipe
2016 Gjuhë shqipe- metodë mësimi dhe ushtrimi
2016 Midis gramatikës dhe pragmatikës
2017 Ushtrime testimi. Material për kontrollin e njohurive gjuhësore
2019 Gramatikë e shqipes si gjuhë e huaj
2020 Gegërishtja veriore – gegërishtja jugore

Ajo ka kontribuar edhe në krijimtarinë letrare artistike. Që në shkrimet e hershme, ajo ka shfaqur një stil letrar, stilistik e gjuhësor. Në librat e saj, Emineja është përpjekur të fiksojë anën emocionale të peizazheve dhe të personazheve.[3]

Letërsi artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli
2009 Irrevocabilis - roman
2010 Kur vështroja sheshin e errët - përmbledhje me tregime
2022 Në kërkim të fustanit total - roman

Emineja ka shkruar artikuj të shumtë në gazeta të ndryshme që prej vitit 1968 e deri në ditët e sotme.

Artikuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Titulli Gazeta
1968 Duam personazhe që të mësojmë prej  tyre "Nëntori", Tiranë
1972 Nga faqet e romanit në skenën e teatrit "Zëri i Rinisë", Tiranë
1972 Mbi romanin "Dimri i vetmisë së madhe" "Zëri i Rinisë", Tiranë
1984 Mbi monografinë "Aspekte te frazeologjisë së gjuhës shqipe" të Jani Thomait "Gjuha Jonë", Tiranë
1987 Leksiku ekspresiv në prozën artistike (kujdesi për shprehësinë e fjalëve)                        "Gjuha Jonë", Tiranë
1988 Zgjerimi semantik në letërsinë artistike            "Gjuha Jonë", Tiranë
1988 Mbi emërtimin e njësive tregtuese të ushqimit social    "Bashkimi", Tiranë
1988 Mbi gjuhën e shkresave dhe të dokumenteve    "Bashkimi", Tiranë
1989 Variacioni sinonimik në letërsinë artistike        "Gjuha Jonë", Tiranë,
1990 Emrat abstraktë në prozën e Ismail Kadaresë      "Studime Filologjike", Tiranë
1990 Për një shtrirje më të gjerë të silistikës gjuhësore në shkollë "Revista Pedagogjike", Tiranë
1996 Fenomenologjia dhe estetika receptive Tiranë
1998 Rezatimi semantik në letersinë artistike      Buletini i Universitetit të Elbasanit
1998 Presupozimi semantik në sistemin foljor të gjuhës shqipe Buletini i Universitetit të Elbasanit
2000 Dukuria e konkretizimit në prozën e Ismail Kadaresë "L'apostrofo", Firenze
2000 Fjalia në shqip dhe në gjermanisht "Dardania", Vjenë
2002 Emrat e prejardhur abstraktë në fjalorin shqip – greqisht të Kostandin Kristoforidhit "Studime mbi Kristoforidhin", Elbasan,
2002 Dallime në sjelljen gjuhësore midis burrave dhe grave        Buletini i Universitetit të Elbasanit
2002 Kundërvënie e frazeologjizmave në gjermanisht dhe në shqip          "Albanohellenica", Athinë
2013 Gramatika e shqipes si gjuhë e huaj                  Tiranë
2014 Çështje të terminologjisë në teorinë e valencave    Elbasan
2016 Kadare, leximi dhe interpretimi Tiranë
2015 Klasifikimi i plotësave në gramatikën e Kostaq Cipos Elbasan
2015 Raporti gjuhë-mendim te Remzi Përnaska    Elbasan
2016 Raporti temë-remë  në sintaksën e Mehmet Çelikut    Elbasan
2018 Elbasanishtja në syrin e një gjermani          "Albanon", Elbasan
2018 Gënjeshtra në kuadrin e aktit ligjërimor                "Medius", Tiranë
2018 Ngjashmëria në leksikun frazeologjik të gjuhës gjermane dhe shqipe "Medius", Tiranë
2019 Konsumimi semantik, burim i pashtershëm shprehësie "Shejzat", Tiranë
2019 Shprehje dëftore me funksion anamnestik në gjuhën shqipe            "Shejzat", Tiranë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Arkapia, emision (4 mars 2018). "Emine Sadiku-Teichmann: Emancipimi nuk e çliroi gruan shqiptare". Youtube.
  2. ^ "Emine Sadiku: "Pushkini dhe Kadareja : poezia transcedentale"". Youtube.com. 9 dhjetor 2022.
  3. ^ Zane, Hyqmet (21 tetor 2022). "Në kërkim të fustanit total". Panorama.