Jump to content

Emre Altuğ

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Emre Altuğ
Altuğ më 2012
Altuğ më 2012
Background information
Emri i lindjesNiyazi Emre Altuğ
Lindi14 prill 1969
Levent, Stamboll, Turqi
ZhanretPop, rock, dance-pop
Këngëtar-kantautor
aktor
performues
Instrument(et)Vokal, kitarë
Vitet aktiv1993–present
Labeli
  • Topkapı
  • Müyada
  • Raks
  • DSM
  • DMC
  • Dokuz Sekiz
  • Poll
  • Avrupa
Website{http://emrealtug.com.tr/ Faqja zyrtare]

Niyazi Emre Altuğ (lindi më 14 prill 1969), është një këngëtar dhe aktor turk.

Emre Altug ka lindur në Levent, Beşiktaş, Stamboll si djali i dytë i një nëne shtëpiake dhe babai dentist. Familja e tij është me prejardhje Niğde. Ai u diplomua në departamentin e teatrit të Konservatorit Shtetëror të Universitetit të Stambollit.

Ai luajti në skenë në shfaqje të ndryshme dhe këndoi vokale mbështetëse për artistë të tillë të njohur si Sezen Aksu, Sertab Erener, Levent Yüksel dhe Nilüfer, përpara se albumi i tij i parë, i titulluar İbreti Alem të publikohej më 28 gusht 1998. Në korrik 2000 ai këndoi një këngë të quajtur Bir de bana sor për albumin e Melih Kibar me titull Yadigar. Kënga u bë një hit i madh me stacionet radiofonike. Albumi i tij i dytë, Sıcak u publikua më 3 mars 2003. Ndërkohë ai u shfaq në reklama, filma televizivë dhe filma artistikë. Albumi i tij i tretë, Dudak Dudağa doli në vitin 2004, i ndjekur nga Sensiz Olmuyor një vit më vonë. Kënga, pas së cilës u emërua albumi, u bë kënga temë e një seri televizive që mori të njëjtin titull (Sensiz Olmuyor) dhe në të cilin Emre luajti personazhin kryesor. Më 12 qershor 2007 ai publikoi një album tjetër, Kişiye Özel. Emre Altuğ po planifikonte të nxirrte një album në anglisht, për të cilin udhëtoi në SHBA dhe donte të fillonte të punonte me Mark Feist dhe Damon Sharpe (të cilët kanë punuar me artistë të tillë si Anastacia apo Jennifer Lopez dhe janë producentët dhe bashkë-shkrues tę këngës së bamirësisë Come Together Now), të cilët e panë zërin e Emres të jashtëzakonshëm dhe filluan të punonin në katër këngë me të.[1]

Ai u martua me modelen turke Çağla Şıkel në gusht të vitit 2008, me të cilën ka dy djem. Çifti u divorcua në vitin 2015.[2]

Viti Emri Producenti
Aralık 1998 İbret-i Alem Topkapı Müzik
2003 Sıcak Raks Müzik
2004 Dudak Dudağa DSM
2004 Dudak Dudağa Bişey DSM
2007 Kişiye Özel DMC
2011 Zil DSM
2017 Yıldırım Gürses Şarkıları Poll Production

EP-të dhe tekjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Viti Emri Producenti
2005 Sensiz Olmuyor DMC
2010 Emre Altuğ'dan DSM
2013 Hangimiz Tertemiz DSM
2016 Çıta Poll Production
2018 Zalim Sultan (me Doğukan Manço) Emre Grafson Müzik
2020 Zahmet Olmazsa (me Sıla) Poll Production
2021 Etme Eyleme Avrupa Müzik
2022 Bal Gibi Emre Altuğ
2022 Avut Beni Emre Altuğ

Seriale televizive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 2006 - Asterix Vikinglere Karşı
  • 2007 - Bratz
  • 2010 - Avea
  • 2010 - Garanti
  • 2013 - Coca Cola
  • 2014 - Allianz Sigorta
  • 2014 - Fiat
  • 2004 - LC Waikiki
  • 2004 - Ülker Caramio
  • 2007 - Babystar
  • 2009 - Clear Şampuan
  • 2010 - Nestle Coffee Mate
  • 2010 - Ülker Kalbim
  • 2014 - Bridgestone
  • 2015 - Garanti Bankası Babalar Günü
  1. ^ Emre gelecek ay Amerika'ya açılıyor (Emre is opening towards the USA next month) Gazeta Sabah.
  2. ^ "Çağla Şikel ile Emre Altuğ resmen boşandı" (në turqisht).
  3. ^ "Emre Altuğ Umutsuz Ev Kadınları'nda" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2022. Marrë më 13 korrik 2022.
  4. ^ "Emre Altuğ'dan yeni sinema filmi". Birsen Altuntaş (në turqisht). 9 qershor 2022. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2022. Marrë më 1 nëntor 2022.