Jump to content

Engjëll Dakli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Engjëll Et'hem Dakli (15 mars 1955 - 6 dhjetor 2020) kryetar i Bashkisë së Elbasanit nga 1996 – 2000.

Intelektual, zyrtar dhe drejtues i lartë i shtetit. Gjatë viteve si kryetar bashkie ka qenë ideator për realizimin e një sërë aktivitesh promovuese për qytetin e Elbasanit, si: panaire, takime intelektualësh në nivel kombëtar dhe rajonal, festimet me rastin e Ditës së Verës, hapja dhe përurimi i Kinema Millenium, lidhja e kontratës me “Elber” për ujësjellësin e Elbasanit, ideator dhe sponsorizues i parë për përpilimin e Elbasani – Enciklopedi, aktivitete promovuese për të rinjtë e talentuar e fitues çmimesh ndërkombëtare, Festivali Ndërkombëtar i Teatrove, promovime librash, etj.[1] Në botimin e nëntë të The International Directory of Distinguished Leadership, publikuar nga Instituti Amerikan i Biografive (ABI), në faqen 93, ka një zë për Daklin në të cilin shkruhet shprehimisht: Zyrtar i Lartë i Shtetit, Minsitër i Punës dhe Çështjeve Sociale, kryetar i Bashkisë Elbasan, anëtar i Dhomës së Tregtisë, pjesë e Kërkimeve në Ingjinierinë Metalurgjike, anëtar i Parlamentit, Qytetar Nderi i shtetit të Nebraskës, Qytetar Nderi i qytetit të Linkolnit.

  • 1973    Shkolla e mesme e përgjithshme Industriale "Kozma Naska", Elbasan.
  • 1977    Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
  • 1978    Diplomimi Inxhinier Mekanik i profilit të Industrisë.
  • 1979 – 1981    Inxhinier mekanik, në Repartin e Rimontit të Uzinës Mekanike të Kombinatit Metalurgjik Elbasan.
  • 1981 – 1991    Inxhinier në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Metalurgjisë, Elbasan.
  • 1991 - 1992     Drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Metalurgjisë, Elbasan.
  • 1992 - 1997     Deputet i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë. Drejtues i Komisionit Parlamentar të Industrisë, Ndërtimit, Transportit, Post-Telekomunikacionit dhe Energjitikës. (Legjislatura 1992-1996, 1996-2000)
  • 1994 – 1996    Anëtar i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ministër i Punës, Çështjeve sociale, Migracionit dhe ish të Përndjekurve Politike.
  • 1996 – 2000    Kryetar i Bashkisë Elbasan.
  • 2001 – 2003    Konsulent i AATD-AL. (Shoqata Shqiptaro - Amerikane e Tregtisë dhe Zhvillimit) e përfshirë në projektet e zhvillimeve lokale dhe të biznesit përgjatë Korridorit të 8-të.
  • 2004 - 2007     Konsulent i URI-t, (Instituti i Kërkimeve Urbane) i përfshirë gjerësisht në projektet e USAID-it dhe Bankës Botërore për zhvillimin lokal.
  • 2008 – 2010    Drejtor i departamentit të Energjisë së Rinovueshme pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
  • 2010 - 2014     Specialist në Drejtorinë e Koordinim - Zhvillimit, Qarku Elbasan.

Kualifikime, pjesëmarrje dhe kontribute specifike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1982 – 1986    Realizimi i programit të kualifikimit pasuniversitar në fushën e Energjetikës Industriale. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë.
  • 1992 - 1993     Program i Lidershipit të ri në Europën Juglindore për Institucionet dhe Ekonominë ndërkombëtare. Në patronazhin e Universitetit të Heidelbergut, USA. Fusha: Ekonomi Ndërkombëtare.
  • 1994    Eksperiencat për privatizimin dhe ristrukturimin e ndërmarrjeve në vendet e Europës Qendrore. Në kujdesin e Bankës Botërore në Slloveni.
  • 1995    Eksperienca për funksionimin e institucioneve të sistemit social në Angil, Irlandë dhe Suedi. Nën kujdesin e Bankës Botërore, Dublin, Mancester e në Stockolm.
  • 1996    Eksperiencë në trajtimin e të drejtës për punë, nxitjes së punësimit, formimit profesional dhe të funksionimit të institucioneve përkatëse. Nën kujdesin e Zyrës Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë (ILO).
  • 1997 – 1998    Njohja e aplikimi hap pas hapi i koncepteve të decentralizimit në funksinimin e njësive të Qeverisjes Vendore. Nën kujdesin e USAID-it. Uashington DC, USA.
  • 1999    Njohja e modeleve të funksionimit të Qeverisjes Vendore në vendet e Europës Qendrore si Poloni, Hungari dhe Çeki. Nën kujdesin e USAID-it.
  • 2000    Sistemi fiskal në njësitë e Qeverisjes Vendore në Rumani. Nën kujdesin e USAID-it.
  • 2000    Program i bashkëpunimit ekonomik të Gjermanisë me vendet e Europës Juglindore. Pakti i stabilitetit. Nën kujdesin e Akademisë së Studimeve Ndërkombëtare të Berlinit.
  • 2002    Programi i Zhvillimit të Qëndrueshëm, Sektori i Energjisë. Nën kujdesin e Ambasadës së Italisë në kuadrin e projekteve Intereg II.
  • 2004    Kontribute në zhvillimin rajonal të njësive të Qeverisjes Vendore përgjatë Korridorit të 8-të. Nën kujdesin e USAID-it dhe qeverive të vendeve të interesuara si: Itali, Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari.
  • 2005    Njohja e programeve të sigurimit të standarteve të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve në kuadrin e respektimit të standarteve Europiane të cilësisë UNI EN ISO 9000:2000.
  • 2006    Harmonizimi i funksionimit të organeve të Qeverisjes Vendore me Institucionet e qeverisë qendrore në nivel rajonal. Nën kujdesin e SIDA-s, (Agjensia Suedeze e Zhvillimit Ndërkombëtar), Stockolm.
  • 2007    Veçoritë e realizimit të procesit “Buxhetimi me Pjesëmarrje dhe mundësitë e kryerjes së tij në vendet e Ballkanit Jugperëndimor”. Nën kujdesin e Bankës Botërore, Beograd.
  • 2008 - 2009 Sfidat e sektorit të energjisë, minimizimi i shkarkimit të gazrave të efektit serë, mbështetja e projekteve të gjenerimit të energjisë nga burimet e rinovueshme dhe përmirësimi i eficencës së energjisë në ndërtesat publike. Nën kujdesin e Bankës Botërore, USAID-it, PNUD-it, GTZ, etj.

Karriera në mësimdhënie

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prej vitit 1979 e deri në 2002 ka qenë lektor: në shkollën e mesme profesionale Elbasan (1979 – 1980); në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan (1981 – 1985); në Universitetin Politeknik të Tiranës (1985 – 1992) dhe në Universitetin e Tiranës (1999 - 2002).

Studime dhe projekte

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1979 – 1981    Teknologjia e remontit të makinave të komplikuara në Metalurgji.
  • 1981 – 1982    Përdorimi i gazit të naftës në furrat me shtresë vluese të mineralit të Fe – Ni (hekur nikelit).
  • 1983 – 1984    Përdorimi i gazit të furrnaltës në bateritë e koksit.
  • 1985 – 1986    Shfrytëzimi i gazit të ferrokromit në Uzinën e Shkrirjes në Burrel.
  • 1986 – 1988    Projektimi inxhinierik i uzinës së Ni – Co. (Bashkëpunimi i parë teknik ndërkombëtar West Germany, Salcgiter Industrienbau Gmbh)
  • 1989 – 1990    Projektimi i rrjetit inxhinierik të Uzinës së Ferrokromit në Elbasan.
  • 1991 – 1992    Rikonstruksioni i Uzinës së Materialeve Refraktare dhe Karbonike.
  • 2001               Vrojtim: Përcaktimi i strukturës optimale të lëndës djegëse në Fabrikën e Çimentos (Elbasan dhe Fushë Krujë).
  • 2002                Studimi i fizibilitetit të përdorimit të energjisë së rinovueshme.

Takime shkencore dhe zhvilluese, kombëtare dhe rajonale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1982 – 1992    Takime kombëtare në fushën e përdorimit racional të Energjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit.
  • 1993 – 2000   

Përvoja të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1995 – 1996    Kodi i Punës i Shqipërisë (Hartues). Politika aktive sociale, punët publike, nxitja e punësimit, migracioni, etj. Ndërtimi e funksionimi i Komitetit Kombëtar të Punës (Tri partitizmi: punëdhënës, punëmarrës dhe shteti).
  • 1998 – 2000    Hartimi i strategjive Kombëtare të decentralizimit të Pushtetit Lokal. Ekspert kombëtar në formulimin e draftit të legjislacionit, strukturat administrative dhe trajnim në nivel kombëtar.

Kontributet në strukturat civile

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1981 – 1992    Anëtar i Këshillit Shkencor të Metalurgjisë.
  • 1985 -1992      Anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit Politeknik të Tiranës (Inxhinierisë Mekanike).
  • 1991 – 1992    Drejtues i Forumit Intelektual, Elbasan.
  • 1991 – 1992    Drejtues i Sindikatave të Pavarura të Metalurgjisë.
  • 1993 – 1994    Anëtar i Asamblesë Parlamentare të Detit të Zi, ekspert, përfaqsues i Shqipërisë (Komisioni Ekonomik).
  • 1994 – 1996    Drejtues i Fondacionit Punësim – Vetpunësim.
  • Anëtar bordi i Fondacionit Shqiptar të Zhvillimit.
  • Anëtar bordi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
  • Drejtues i Komitetit Kombëtar të Punës.
  • 1996 – 2000    Drejtues i Shoqatës Kombëtare të Kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë.
  • 2000 – 2001    Drejtues dhe anëtar i Shoqatës së Kryetarëve të bashkive të Korridorit të 8-të.
  • 2001 – 2003    Anëtar i AAC-AL, Alenaca Shqiptare Kundër Korrupsionit.
  • 2002                Nënkryetar i Shoqatës Shqiptare të Energjitikës.

Eksperiencat politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1990 – 1991    Anëtar i Këshillit pluralist të Elbasanit.
  • 1992 – 2002    Anëtar i Këshillit drejtues të PD, dega Elbasan.
  • 1994 – 2002    Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.
  • 2001 – 2003    Anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Elbasanit, PD.

Tituj dhe vlerësime

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • 1984    “Çmim Kombëtar” për studimin, projektimin dhe eksperimentimin më të mirë në industri.
  • 2021 Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta, vlerësohet nga Presidenti Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh” (pas vdekjes). Titulli ishte me motivacionin; “Në vlerësim të kontributeve të spikatura në një sërë projektesh në Kombinatin Metalurgjik dhe Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe në Burrel. Me mirënjohje ndaj punës së palodhur dhe pasionin për edukimin e brezave të rinj me dashurinë për dijen dhe për vlerat njerëzore. Intelektual, zyrtar dhe drejtues i lartë i shtetit, i cili i shërbeu me korrektësi e largpamësi vendit dhe qytetarëve të Elbasanit.”[2]
 Commons: Engjëll Dakli, veprimtaria, tituj, nderime – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
  1. ^ Kotherja, Hyqmet (2003). Historiku i Bashkisë së Elbasanit 1912 – 2002. Elbasan: Silver. fq. 126–164. ISBN 99927-687-2-X.
  2. ^ Telegraf, Gazeta (2021-12-06). "Presidenti Meta vlerëson me titullin "Mjeshtër i Madh" ish-kreun e Bashkisë së Elbasanit, Engjëll Dakli: Model frymëzimi". Gazeta Telegraf. Marrë më 2023-09-06.