Shko te përmbajtja

Ermira Gjata

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ermira Gjata (3 tetor 1956) lindi në Elbasan.[1] Është një aktore shqiptare dhe filloi karrierën e saj si aktore në teatrin “Skampa” të Elbasanit. U angazhua në kinematografi që në vitin 1981 me filmin “Nusja” dhe më pas në role të tjerë. Ajo u spikat per talentin e saj qe kur ishte nxenese e gjimnazit "Dhaskal Todri".

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ermira studioi për aktore në Institutin e Larte të Arteve. Në vitin 1979 ajo u emërua aktore ne Teatrin "Skampa". Karriera e saj në teatrin "Skampa" zgjati deri në vitin 1982. Ermira transferohet në Tiranë,si pedagoge e fjalës artistike në Institutin e Lartë të Arteve. Disa nga rolet e saj më të spikatura janë: Beka tek "Tokë e Ndezur" 1981, i Lumtes tek drama "Gjëmimet e Vjeshtës", roli i Lirisë tek drama "Telefona në Mesnatë" dhe roli i Nazës tek drama "Ata nuk u përkulen". Ermira pati një karrierë të gjatë, si në skenë,filma por edhe në fushën akademike si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve.[2]

Shi në plazh (1982)

Mesuesi i Letersise

  1. "Ermira Gjata". IMDb.
  2. Ruçaj, Zhaneta (2023). YJET E SKENES ELBASANESE. Rama Graf. fq. 106–107.