Ervin Hoxha
Ervin Hoxha | |
---|---|
Ministër i Ministrisë së Brendshme | |
Ministria e Brendshme | |
Në detyrë Korrik 2024 – aktiv | |
Kryeministri | Edi Rama |
Paraprirë nga | Taulant Balla |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1978 (Error: Invalid date format for input date vjeç) Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
Ervin Hoxha është lindur në Tiranë më 13 Tetor 1978. Prej muajit korrik 2024 ai shërben si Ministër i Brendshëm.
Për më shumë se 20 vite Z. Hoxha ka mbajtur detyra të ndryshme shtetërore nga niveli ekzekutues deri në nivele të larta drejtimi në institucione qendrore të zbatimit të ligjit si: Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë.
Nga muaji nëntor 2023 z. Hoxha kryente detyrën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Më herët Ervin Hoxha ka shërbyer si drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit: Shef i Njësisë Kombëtare Europol; Shef i Zyrës Qëndrore Kombëtare Interpol: drejtor i Policisë Rrugore; drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë; drejtor i Hetimit Tatimor dhe Pastrimit të Parave; zv.drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore; drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, si dhe drejtor Kabineti e këshilltar i disa funksionarëve të lartë të shtetit.Gjithashtu z.Hoxha është specializuar në fushën e sigurisë e zbatimit të ligjit në SHBA, Austri, Gjermani, e vende të tjera europiane.
Arsimin e mesëm e kreu në Balikesir të Turqisë. Më pas vijoi shkollimin në Akademinë e Sigurisë në Dresden të Gjermanisë. Në vitin 2006 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Arsimin pasuniversitar e kreu në Shkollën e Lartë të Policisë Gjermane në Münster, duke fituar titullin MA në Administrim Publik dhe Menaxhim Policor.
Z. Hoxha është i martuar dhe ka dy fëmijë.