Kërceni tek përmbajtja

Faton Toski

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Faton Toski
Toski në vitin 2008 me Eintracht Frankfurt
Personal information
Emri i plotë Faton Toski
Data e lindjes 17 shkurt 1987 (38 vjeç)
Vëndi i lindjes Gjilan, Kosovë
Gjatësia 1.85 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera rinore
1993–1994 TuS Makkabi Frankfurt
1994–2006 Eintracht Frankfurt
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2006–2010 Eintracht Frankfurt II 41 (5)
2006–2010 Eintracht Frankfurt 27 (3)
2010–2013 VfL Bochum 41 (3)
2012 VfL Bochum II 2 (0)
2014–2015 FSV Frankfurt 17 (1)
2016 Laçi 10 (1)
2017 Perak 10 (1)
Total 148 (14)
Karriera ndërkombëtare
2005–2006 Gjermania U19 5 (1)
2014 Kosova 3 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Faton Toski (* 17. shkurt 1987 në Gjilan) është futbollist shqiptaro-gjerman. Për momentin luan për ekipin e VfL Bochum, mban fanellën me numër 32 dhe luan në pozita të ndryshme në mesfushë. Ai poashtu Ka mbrojtur ngjyrat e kombëtares gjermane për grupmoshat deri në 19 vjeç.

Lojtari në shpinë mban numrin 20 ka lindur më 17 shkurt 1987Gjilan. Si fëmijë ka ardhur së bashku me familjen e tij në Gjermani dhe iu është bashkëngjitur lojtarëve të rinj të ekipit të ligës së parë Eintracht Frankfurt. I shtyrë nga trajneri gjerman i ekipit të të rinjve U-19, Horst Hrubesch, Toski më 2005 ka marrë shtetësinë gjermane, për të garuar kështu për kombëtaren e të rinjve. Pas pesë ndeshjeve për njëmbëdhjetëshin U-19, më 12 maj 2007 ai ka debutuar si mesfushor i majtë për Eintracht-in kundër Werder Bremen. Gjatë kësaj sezone Faton Toski ka luajtur dhjetë ndeshje dhe ka shënuar dy gola dhe 2 asistime. Duke iu falënderuar mënyrës korrekte të lojës së tij ai gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë vetëm një karton të verdhë. Arritjet e lojtarit të ri ia kanë tërhequr vëmendjen edhe trajnerit të kombëtares shqiptare Otto Bariq. Mirëpo Toski't nuk i është lejuar nga FIFA të luaj për kombëtaren shqiptare. Gjatë pushimit të vitit 2007 në Kosovë Fatoni ka kuptuar se fillimisht mbiemri i familjes së tij ka qenë „Toska”. Dhe pa u hamendur vendosi ta vazhdojë traditën e vjetër. Kështu ai pritet të bart fanelën e Eintracht-it ku mbi numrin 32 do të qëndrojë mbiemri „Toska” dhe kështu ndoshta do t`i gëzojë shikuesit herë pas here prapë me gola.

Fatoni është në proces të përmirësimit të emrin të tij në "Toska". Poashtu, trajneri i kombëtarës së Shqipërisë në futboll, ka shprehur interesim për Fatonin, dhe ai pritet së shpejti të pajiset me pasaportë shqiptare.

Shiko edhe këtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]