Macja e egër
Macja e egër | |
---|---|
Statusi i ruajtjes | |
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Nënfamilja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | F. silvestris
|
Emri binomial | |
enea | |
Shpërndarja e 5 maceve të gjinisë felis akorduar nga DNA (2007) |
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]51–71 cm, pesha: 3–7 kg.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Macja shtëpiake që njohim sot është rezultat i zbutjes së maces së egër. Macja e egër ka ngjyrë kafe jo të fortë me vija të zeza. Ajo mund të ngatërrohet me macet shtëpiake. Dallohet prej tyre nga bishti që e kanë më leshtor. Macja është kafshe shtëpiake por disa prej tyre jetojnë ne pyll këto quhen mace te egra.
Statusi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në rajon, macja e egër bashkëjeton me nën-speciet e maces së egër evropiane (Felis s. sylvestris). Numri i tyre në Evropë është pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Në rajon konsiderohet specie e rrallë. Popullatat në Evropë janë të rrezikuara nga hibridizimi me macet shtëpiake.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Macja e egër ka një përhapje shumë të gjerë. Ajo gjendet në pjesën më të madhe të Afrikës, Evropës dhe në disa pjesë të Azisë. Në rajon, gjendet bashkë me nënspeciet Evropiane të maces së egër. Parapëlqen zonat pyjore, shkurretat dhe zonat e hapura shkëmbore, por preferon vende të sigurta për t’u mbrojtur.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Macja e egër ushqehet me gjitarë, shpendë dhe kafshë të tjera të vogla.
Sjellja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lëviz për ushqim, në të shumtën e rasteve gjatë natës.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çiftëzimi ndodh një herë në vit, në fillim të verës, dhe ndonjëherë, edhe për herë të dytë e të tretë, në fund të vitit. Bën 1-8 këlyshë të verbër të cilët maturohen pas një vit. Mund të jetojnë 13-14 vjet.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I ngjashëm me atë të maces.