Macja e egër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Macja e egër
Macja e egër e Europes
Macja e egër e Europes
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Felidae
Gjinia: Felis
Speciet: F. silvestris
Emri binominal
Felis silvestris
Schreber, 1775
The five subspecies of Felis silvestris according to a 2007 DNA study.
The five subspecies of Felis silvestris according to a 2007 DNA study.
subspecies

See text


Gjatësia[redakto | redakto tekstin burimor]

51-71 cm, pesha: 3-7 kg.

Përshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Macja shtëpiake që njohim sot është rezultat i zbutjes së maces së egër. Macja e egër ka ngjyrë kafe jo të fortë me vija të zeza. Ajo mund të ngatërrohet me macet shtëpiake. Dallohet prej tyre nga bishti që e kanë më leshtor.Macja eshte kafshe shtepiake por disa prej tyre jetojn ne pyll keto quhen mace te egra.

Statusi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në rajon, macja e egër bashkëjeton me nën-speciet e maces së egër europiane (Felis s. sylvestris). Numri i tyre në Europë është pakësuar në mënyrë të ndjeshme. Në rajon konsiderohet specie e rallë. Popullatat në Europë janë të rrezikuara nga hibridizimi me macet shtëpiake

Përhapja dhe habitati[redakto | redakto tekstin burimor]

Macja e egër ka një përhapje shumë të gjerë. Ajo gjendet në pjesën më të madhe të Afrikës, Europës dhe në disa pjesë të Azisë. Në rajon, gjendet bashkë me nënspeciet Europiane të maces së egër. Parapëlqen zonat pyjore, shkurretat dhe zonat e hapura shkëmbore, por preferon vende të sigurta për t’u mbrojtur.

Ushqimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Macja e egër ushqehet me gjitarë, shpendë dhe kafshë të tjera të vogla.

Sjellja[redakto | redakto tekstin burimor]

Lëviz për ushqim, në të shumtën e rasteve gjatë natës.

Riprodhimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Çiftëzimi ndodh një herë në vit, në fillim të verës, dhe ndonjëherë, edhe për herë të dytë e të tretë, në fund të vitit. Bën 1-8 këlyshë të verbër të cilët maturohen pas një viti. Mund të jetojnë 13-14 vjet.

Zëri[redakto | redakto tekstin burimor]

I ngjashëm me atë të maces.