Jump to content

Viti i Ri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Festa Viti i Ri)
Festimet e Vitit të Ri në Brazil, në 2012

Viti i Ri është një festë ndërkombëtare e cila festohet me familjen dhe simblolizon ardhjen e Vitit të Ri. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë.[1] Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumtë që mbeten në përdorim rajonal të cilët e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).

Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 Janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në 1 janar. Këtë ditë, romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre, për shembull, në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) ose në 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.

Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci [2]. Gjatë mesjetës, disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shembull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari është festë kombëtare.

Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.

Adoptimi i datës 1 janar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U desh shumë kohë derisa data 1 janar të pranohej ndërkombëtarisht si standart i fillimi të Vitit të Ri. Vitet e adoptimit të datës 1 janar si dita e parë e vitit janë:

Shteti Viti i adoptimit [3][4]
Ukraina, Lituani, Bjellorusia[5][6] 1362
Venecia 1522
Suedia 1529
Perandoria e Shenjtë Romake (~Gjermani) 1544
Spanja, Portugalia, Polonia 1556
Prusia, Danimarka[7] dhe Norvegjia 1559
Franca 1564
Holanda jugore[8] 1576
Lorraine 1579
Republika Holandeze 1583
Skocia 1600
Rusia 1700
Toskana 1721
Mbretëria e Britanisë së Madhe, Irlanda dhe
Perandoria britanike
përveç Skocisë
1752
Greqia 1923
Tailanda 1941
  1. ^ Anthony Aveni, "Happy New Year! But Why Now?" in The Book of the Year: A Brief History of Our Seasonal Holidays (Oxford: Oxford University Press, 2003), 11–28.
  2. ^ Calendar (New Style) Act 1750 (Act of the UK Parliament) http://www.legislation.gov.uk/apgb/Geo2/24/23/data.pdf - see also http://www.adsb.co.uk/date_and_time/calendar_reform_1752/
  3. ^ Mike Spathaky Old Style and New Style Dates and the change to the Gregorian Calendar: A summary for genealogists
  4. ^ "The Change of New Year's Day". Homepages.tesco.net. 1 dhjetor 2003. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2011. Marrë më 13 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Державні і професійні свята України та інші знаменні дати у січні 2012 року
  6. ^ "Новоліття". Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2013. Marrë më 23 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Denmark named 1 January as the New Year in the early 14th century according to R.W. Bauer (Calender for Aarene fra 601 til 2200, 1868/1993 ISBN 87-7423-083-2) although the number of the year did not begin on 1 January until 1559.
  8. ^ Per decree of 16 June 1575. Hermann Grotefend, "Osteranfang" (Easter beginning), Zeitrechnung de Deutschen Mittelalters und der Neuzeit (Chronology of the German Middle Ages and modern times) (1891–1898)