Shko te përmbajtja

Viti i Ri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festimet e Vitit të Ri në Brazil, në 2012

Viti i Ri është një festë ndërkombëtare e cila festohet me familjen dhe simblolizon ardhjen e Vitit të Ri. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë.[1] Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën, bie në 1 janar, ashtu siç ndodhte edhe me kalendarin romak. Ka kalendarë të shumtë që mbeten në përdorim rajonal të cilët e llogarisin Vitin e Ri ndryshe. Sipas traditës katolike, 1 janar është dita e rrethprerjes së Jezusit (në ditën e tetë nga lindja e tij), atëherë kur iu vu edhe emri (Lluka 2:21).

Për babilonasit, viti i ri fillonte me rilindjen e Tokës, domethënë me pranverën. Por, përse viti i ri festohet në dimër, në datën 1 Janar? Sepse romakët antikë, vazhdonin të festonin vitin e ri në marsin e vonuar, por kalendari i tyre ishte i ‘sinkronizuar’ me diellin. Kështu Jul Cezari, në vitin 46 para Krishtit, krijoi atë që ende edhe në ditët e sotme është i njohur si kalendari Julian, që stabilizonte fillimin e vitit të ri ditën e parë të vitit, pra në 1 janar. Këtë ditë, romakët ftonin miqtë e tyre dhe shkëmbenin dhuratë një vazo të bardhë me mjaltë, dhe gjëra të tjera që ishin urim për fat dhe lumturi. Këtu ekzistonte dhe imazhi i Dea-s, e cila kishte domethënien e fatit dhe të lumturisë. Në shumë vende evropiane, përdornin kalendarin julian. Ndërsa të tjerët e festonin vitin e ri sipas kalendarit të tyre, për shembull, në 1 mars (Viti i Ri në Romën Republikane) ose në 25 dhjetor (Krishtlindjet). Vetëm me përdorimin universal të kalendarit Gregorian (nga emri i papës Gregorio XIII, i cili e ideoi në vitin 1582), data e 1 janarit shënon fillimin e vitit të ri duke u bërë një gjë e përbashkët për të tërë.

Data 1 janar është pranuar relativisht vonë në kulturën perëndimore si dita e parë e vitit. Deri në vitin 1751Angli dhe Uells (dhe të gjitha zotërimet britanike) viti i ri fillonte më 25 mars. Ndryshimi u bë në vitin 1600 në Skoci [2]. Gjatë mesjetës, disa ditë të tjera janë marrë si ditë të fillimit të vitit kalendarik (për shembull 1 marsi, 25 marsi, Pashkët, 1 shtatori, 25 dhjetori). Në shumë vende, të tilla si Republika Çeke, Italia dhe Britania e Madhe, 1 janari është festë kombëtare.

Me përhapjen e kulturës perëndimore në shumë vende të tjera në botë gjatë shekujve të fundit, kalendari Gregorian është miratuar nga shumë vende të tjera si kalendar zyrtar, si dhe data 1 janar e Vitit të Ri është bërë globale, madje edhe në vende që kanë datën e tyre të fillimit të Vitit të Ri si Kina dhe India.

Adoptimi i datës 1 janar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U desh shumë kohë derisa data 1 janar të pranohej ndërkombëtarisht si standart i fillimi të Vitit të Ri. Vitet e adoptimit të datës 1 janar si dita e parë e vitit janë:

ShtetiViti i adoptimit [3][4]
Ukraina, Lituani, Bjellorusia[5][6]1362
Venecia1522
Suedia1529
Perandoria e Shenjtë Romake (~Gjermani)1544
Spanja, Portugalia, Polonia1556
Prusia, Danimarka[7] dhe Norvegjia1559
Franca1564
Holanda jugore[8]1576
Lorraine1579
Republika Holandeze1583
Skocia1600
Rusia1700
Toskana1721
Mbretëria e Britanisë së Madhe, Irlanda dhe
Perandoria britanike
përveç Skocisë
1752
Greqia1923
Tailanda1941
  1. Anthony Aveni, "Happy New Year! But Why Now?" in The Book of the Year: A Brief History of Our Seasonal Holidays (Oxford: Oxford University Press, 2003), 11–28.
  2. Calendar (New Style) Act 1750 (Act of the UK Parliament) http://www.legislation.gov.uk/apgb/Geo2/24/23/data.pdf - see also http://www.adsb.co.uk/date_and_time/calendar_reform_1752/
  3. Mike Spathaky Old Style and New Style Dates and the change to the Gregorian Calendar: A summary for genealogists
  4. "The Change of New Year's Day". Homepages.tesco.net. 1 dhjetor 2003. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2011. Marrë më 13 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Державні і професійні свята України та інші знаменні дати у січні 2012 року
  6. "Новоліття". Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2013. Marrë më 23 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. Denmark named 1 January as the New Year in the early 14th century according to R.W. Bauer (Calender for Aarene fra 601 til 2200, 1868/1993 ISBN 87-7423-083-2) although the number of the year did not begin on 1 January until 1559.
  8. Per decree of 16 June 1575. Hermann Grotefend, "Osteranfang" (Easter beginning), Zeitrechnung de Deutschen Mittelalters und der Neuzeit (Chronology of the German Middle Ages and modern times) (1891–1898)