Fitim Behluli
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Fitim Behluli lindi në vitin 1981 në Pejë. Përgatitja arsimore: Sh.F. "Asdreni" dhe Gjimnazi "Bedri Pejani". Studime Universitare pran Universitetit AAB në Prishtinë.
Si fëmijë është marrë me muzikë ndërsa prej vitit 2000 është më se aktiv në muzikë. Muzika me të çilë ai merret i takon zhanrit të muzikës popullore. Bashkëpunon ngushtë me Ramadan Krasniqin - Danin dhe me orkestrinën "Përparimi" i Pejës. Ka të realizuara katër Kolazhe Muzikore Festive, me Miranda Hashanin, Nora Istrefin, Danin, Sinan Vllasaliun, Afrim Muçiqin, Mihrie Brahën, Lorin.
Ka një këngë të punuar nga Afrim Macula, me tekst te Hivzi Krasniqit, që titullohet "Kujtimi që therë". Veçon bashkepunimin kudo në muzikë, me klarinetistin e mirënjohur nga Peja, Sead Muqën. Në një intervistë të mëparshme në media ndër të tjera Fitimi, thotë : " Është fat i madh, që së pari ta kem shok e mik, një muzicient të përmasave të mëdha, ç'farë është, Sead Muqa. Sei i mbanë shumicën e meritave qofshin sado të mëdha apo të vogla ato". Fitimi, është këngëtar aktual edhe në SHKA "Sofra Pejane". Nga viti 1999, punon në institucionin medial të Radio-Televizionit Dukagjini, në pozitën e Redaktorit të Muzikës. Mbanë edhe poste politike në Pejë.