Florian Vika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Florian Vika piktor shqiptar nga Tirana i diplomuar në Firence, Itali në vitin 2004. I vlerësuar nga profesorët italianë në artet pamore për talentin e shfaqur tek punët grafike të mbështetura në vlerat e qëndrueshme të Bizantit, Rilindja Italiane dhe qytetërimet antike. Njohës i artit të Pikasos, Floriani preferon të qëndrojë në konceptimin e tij të artit si shenjë. Në revistën intelektuale të Firences “Citta di Vita”, 2009, presidenti i një muzeu për ksilografi Pietro Parigi botoi artikullin ku M. G. Rosito vlersonte:"Floriani me tezën e diplomimit të tij dhe me shpikjen e tij artistike, bashkuar me një pronësi perfekte të teknikave ekspresive, është në gjendje të afirmohet dhe të imponohet tek të gjithë".Dëshira e Florianit për të bërë diçka të mirë për Shqipërinëe e nxiti të kërkojë në prodhimtarinë e tij artistike në kryeqendrën artistike të Firences.

Aktiviteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2005- Ekspozita “Finissage” në Galeria Kombëtare e Arteve së bashku me artisten Lora Arbana.
  • 2007- Pjesëmarrës në konkursin ndërkombtar Onufri 14 në Galeria Kombëtare e Arteve
  • 2009- Mbron tezën pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Firences para komisionit të drejtuar nga Giuseppe Andreani, profesorët Domenico Viggiano, Roberto Giovannelli dhe Pietro Beni ku vlerësohet me 110 pikë maksimale si dhe lavdërim dhe gëzimin e publikut.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]