Shko te përmbajtja

Forcat e Armatosura të Sirisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Forcat e Armatosura Siriane Arabe (FAAS) janë forcat ushtarakeRepublikës Arabe të Sirisë. Ato përbëhen nga Ushtria Siriane, nga Forcat Ajrore Siriane, nga Marina Siriane, nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore Siriane dhe nga forcat paraushtarake, të tilla si Forcat e Mbrojtjes Kombëtare. Sipas Kushtetutës së Sirisë, Presidenti i Sirisë është Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.[1] Ministri i Mbrojtjes mban postin e Zëvendës Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe të Forcave të Armatosura.[2]

Ushtria është një forcë me shërbim të detyrueshëm ushtarak; meshkujt shërbejnë në ushtri në moshën 18 vjeç, por ata përjashtohen nga shërbimi nëse nuk kanë një vëlla që mund të kujdeset për prindërit e tyre. Që nga Lufta Civile Siriane, numri i anëtarëve të regjistruar të ushtrisë siriane kanë rënë me më shumë se gjysmë nga një shifër e para luftës civile prej 325,000 në 150,000 ushtarë në ushtrinë e Sirisë në dhjetor të vitit 2014 për shkak të viktimave, të dezertimeve dhe të shmangies së shërbimit të detyruar,[3] duke arritur midis 178,000 dhe 220,000 ushtarësh në ushtri, [4] përveç 80,000 deri në 100,000 forca të parregullta. Deri në vitin 2023, numri i ushtarëve aktivë në ushtrinë siriane u rrit në 170,000.[5] Gjithashtu në vitin 2023, numri i forcave aktive paraushtarake dhe rezervë në ushtrinë siriane mund të jetë ulur deri në 50,000.[5][6]

  1. "Syrian Arab Republic: Constitution, 2012". refworld (në anglisht). 26 shkurt 2021. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2019.
  2. "عنوان السيرة الذاتية للعماد علي عبد الله أيوب نائب رئيس مجلس الوزراء- وزير الدفاع" (në arabisht). pministry.gov.sy. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2023. Marrë më 2022-01-23.
  3. "Syria increasing efforts to build up military after substantial losses". South China Morning Post (në anglisht). 29 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2014. Marrë më 29 dhjetor 2014.
  4. Daily Star 23 September 2014
  5. 1 2 James Hackett, International Institute for Strategic Studies, red. (2023). The Military Balance 2023 (në anglisht). London. ISBN 978-1-003-40022-6. OCLC 1372013483.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  6. "Syria Military Strength" (në anglisht). globalfirepower.com. Arkivuar nga origjinali më 2020-05-21. Marrë më 2020-05-21.