Jump to content

Fotografia në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fotografia Shqiptare)

Arti i fotografisë në viset shqiptare kur ishin nën sundimin osman erdhi vetëm 17 vjet mbas lindjes së këtij arti më 1839. Fillimet e saj lidhen me fatet e piktorit dhe fotografit italian Pietro Marubbi, i cili pasi u vendos në Shkodrën osmane gjatë viteve 1850 themeloi studion Marubi, që vazhdoi veprimtarinë e saj për gatë një shekull. Më pas, duke qenë edhe çirak i Marubit, u përfshi Kolë Idromeno megjithëse sporadikisht. Pas pavarësisë së Shqipërisë kemi edhe fotografë si Niko Stefani, Petro Dhimitri, Mihal Popi, Besim Fusha, Petrit Kumi, etj.

Skeda:Pjeter Marubi.jpg
Pietro Marubbi

Njëqind vitet e para të fotografisë në Shqipëri (1850-1950)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Babai i teknikës së fotografisë në Shqipëri mbahet piktori dhe fotografi italian Pietro Marubbi, i cili u vendos në Shkodër gjatë viteve '50 të shekullit 19. Me pajimet fotografike çeli të parin mjedis fotografik “Studio Marubi”. Fotografitë më të vjetra që kanë mbijetuar janë të viteve 1858. Fotografoi më së shumti portrete personale dhe familjare, por gjithashtu edhe ndodhitë politike në Shkodër dhe vise rrethepërqark Shqipërisë Veriore. Shumë prej fotografive të tij u publikuan në shtypin perëndimor si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News”.[1][2]

  1. ^ Llazari, Rudina (30 dhjetor 2000). "Dinastia e Marubëve". shkoder.net. Arkivuar nga origjinali më 2 tetor 2013. Marrë më 20 tetor 2010.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ Elsie, Robert (2010). Historical dictionary of Albania. European Historical Dictionaries (në anglisht) (bot. 2). Lanham: Scarecrow Press. fq. 294–295. ISBN 9780810861886.