Petrit Kumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Petrit Xhaferr Kumi
Emri Petrit
MbiemriKumi
Lindur më 1930
Lindur në Tiranë
Shtetësia shqiptare
Kombësia shqiptar
Profesioni fotografia, fotorepotazha

Petrit Kumi (Elbasan, 20 maj 1930) është ndër fotografët më të sprovuar pas Luftës së Dytë Botërore, ndër dëshmitarët më të rëndësishëm të fotografisë së regjimit komunist.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Elbasan më 20 maj 1930. Filloren e kryen në qytetin e lindjes, filloi Shkollën e Punës me drejtor Ali Cungu në vitin 1944, por që e ndërpreu për arsye të Luftës së Dytë Botërore. Pas çlirimit vijoi arsimin e mesëm në Liceun Artistik “Jordan Misja” për pikturë me profesor Abdurrahim Buzën, ndërkohë që gjatë viteve 1953-54, shërbeu si fotoreporter i revistës “Miqësia”.[1]

Në vitet 1953 - 1960 ka punuar si formulues grafik për revistat "Miqësia" dhe në suplementet e saj "Punëtori Sovjetik". Në këto revista punonte si fotograf Sulejman Kelmendi nga i cili mori edhe mësimet e para për fotografinë. Në vitin 1960 ftohet të punojë si fotoreporter në Agjencinë e Lajmeve të Shqipërisë ATSH, ku pasi la punën si faqosës i revistave të më sipërme, filloj punën si fotoreporter ku edhe pati sukseset e tij të para në fotografi.

Me ndihmën e fotografëve më në zë, Jani Ristani, R. Veseli dhe M. Kallfa, P. Kumi u shqua dhe u evidentua shumë shpejt si kronist cilësor i fotografisë së shtypit. Në vitin 1963 u ftua të punoi si fotoreporter në Revistën "YLLI'" ku bëri një karrierë 30 vjeçare si fotograf profesionist. Në vitin 1966 pati rastin të ndjekë një trajnim të gjatë 6 mujor për fotografinë me ngjyra pranë Laboratorit Qendror te Fotografisë se Agjencisë se Lajmeve të R.P. të Kines, HSINHUA. Në vitin 1985 emërohet përgjegjës i redaksisë së fotografisë dhe anëtar kolegjiumi në ATSH.

Ka marrë pjesë në shumë konkurse dhe ekspozita të fotografisë kombëtare dhe ndërkombëtare, ku edhe ka fituar shumë çmime të veçanta siç është medalja e konkursit botërorë për foton sportive "Macja e Zezë" etj.[nevojitet citimi] Sot drejton si pronar të parën firmë private të fotografisë profesionale "KUMIFOTO" që gjendet në Tiranë.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fotografi
  • "Macja e Zeze" - fituese e medaljes për fotot sportive në konkursit botëror, Moskë 1960
  • "Brigjeve te Adriatikut" - fituese në konkursin e talenteve të reja të fotografisë, Beograd 1959

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Bajraktari, Fatos. "Petrit Kumi, mjeshtri i fotografisë". adsh.al. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2023. Marrë më 30 janar 2023.