Jump to content

Frashëri (Përmet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Frashër (fshati))
Frashër
Faqja zyrtare[1]

Frashëri (vllahisht: Farshar) ndodhet në rrethin e Përmetit. Është një fshat që shtrihet në Juglindje të qytetit të Përmetit. Është qender e fshatrave si Miçan, Zavalan Strevec, Goblar Kreshovë, Soropuj.

Ky fshat për herë të parë del në regjistrin osman në vitin 1431-1432. Sipas këtyre regjistrave, Frashëri është një vendbanim i vogël me 12 shtëpi. Ky vendbanim me ecurinë historike sa vjen e rritet, aq sa në mesin e shekullit XIX numërohen 150 shtëpi, ndërsa në fillimet e shekullit XX-të, shënohen 550 shtëpi. Pra, është një fshat i vogël malor.

Kohë më parë, ka pasur në Frashër një Manastirbektashizmit. Është bërë i njohur për të vogla. Nga raportet që vijnë, vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, në shek. XIX kanë luajtur rol të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Ky fshat u bë vatër atdhetare, me vëllezërit Frashëri dhe me teqenë e Baba Alushit, ku janë zhvilluar 2 kuvende ndërkrahinore; 1878, 1880. Në këto vite, Frashëri u zgjerua me 22 lagje, ku në qendër ishte tregu me 20 dyqane. Ndërsa numri i shtëpive arriti në rreth 550, me 1500 banorë, duke u shndërruar në qendrën më të rëndësishme, jo vetëm për krahinën e Dangëllisë, por edhe në rang kombëtar, përsa i përket çështjes kombëtare. Njera prej tyre ishte edhe familja Frasheri e cila migroi per në Bilisht.

Frashër është një fshat në Jug të Shqipërisë (Rrethi Përmet). Frashëri është i perbere nga male të larta të pyllëzuara me lisa dhe ahe madhështore të cilët krijojnë një peisazh mahnitës të relievit.

Shtrirja si fshat ndodhet në një koder të pjerrët e përberë nga disa kodra dhe brigje të zhveshura duke përfunduar në një luginë shumë të bukur, brigjeve të lumit të Vjosës. Lumi i këtij fshati në gjatësinë e tij rrethohet nga shkëmbinj madhështorë të cilët krijojnë një ujvarë të kristaltë anës këtij lumi. Është shumë i pakalueshëm, ndodhet në jug të malit Tomorr, rreth 18 kilometra larg nga qyteti i Përmetit.

Koordinatat:

  • Gjerësia gjeografike: 40° 22' Veri
  • Gjatësia gjeografike: 20° 26' Lindje

Frashëri para 200 vitesh përbehëj nga 7000 banorë dhe ishte krahina më e populluar e rrethit të Përmetit. Banorët e fshatit të Frashërit kanë fe të ndryshme. Feja përbehët nga banorë myslymanë, ortodoksë dhe vlleh. Marrëdhëniet ndërmjet banorëve të këtij fshati kanë qënë dhe janë mirëkuptues dhe vllazëror. Frashëri ka pasur një popullsi vllehe nga e cila ka ardhur dhe dialekti vlleh.

Frashër,Albania

'fãrsherot'.

Jeta në këtë fshat përmbahej nga të ardhurat materiale që nxirreshin nga puna në bujqësi dhe blegtori.

Ky fshat ka një trashëgimi kulturore shumë të pasur, të cilat i kanë rrënjët që në lashtësi.Fshati përbëhet nga disa dhjetëra institucione të kultit fetar si kisha dhe teqe.

Frashëri është vendlindja e Rilindasve tanë kombëtar si Abdyl Frashëri, Naim Frashëri dhe Sami Frashëri. Keta rilindës të dijes dhe kulturës shqiptare kanë ruajtur një rol vendimtar mbi pasurimin e kulturës dhe të dijes sonë kombëtare. Veprimtaria e këtyre rilindasve ka spikatur edhe në pasurimin e kulturës turke. Përmendet në këtë aspekt kundër shtetit turk Sami Frashëri, i cili kryente detyrën e ministrit të Turqisë. Aq i lartësuar ka qënë figura e tij, sa që edhe sot ruan si trashëgimi kulturore veprat letrare të Sami Frashërit.

https://top-channel.tv/2020/02/02/frasheri-fshati-qe-te-gjithe-braktisem/