Jump to content

Gërmadhat e Gjytetit në Zatriq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gërmadhat e Gjytetit në Zatriq
Fortesa antike në Zatriq
Emri amëtar Kalaja e Zatriqit
LlojiArkeologjike
VendndodhjaZatriq, Rahovec, Kosovë
NdërtuarParahistori, Antikë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar99867
Nr. i referencës3017

Gërmadhat e Gjytetit në Zatriq (Fortesa antike në Zatriq) është një monument i trashëgimisë kulturore në Zatriq, Rahovec, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 99867/3017. [2]

Rrënojat e vendbanimit të ngritur e të fortifikuar që nga Periudha e Hekurit e me intensitet të madh banimi posaçërisht gjatë Antikitetit të vonë e Mesjetës së hershme të ‘Gradishtës’ së Zatriqit, ndodhen në majën e kodrës së Zatriqit, me kuotë maksimale prej 1039 metër mbi nivelin e detit. Ky ‘qytet fortesë’ e tipit të vendbanimeve shumë shtresore, është ngritur në një linjë perimetrike që ndjek izoipset e terrenit duke shfrytëzuar dhe mbrojtjen natyrore që ishte integruar natyrshëm në sistemin mbrojtës të saj.

Në të gjithë sipërfaqen e fortifikuar, si edhe në “Arat e Gradishtës”, që gjenden të taracuara pranë fortesës, janë dokumentuar fragmente enësh prej argjilës së pjekur, këto të periudhave të ndryshme si; Hekurit, Helenistike, Antike të Vonë e Mesjetare. Megjithatë, e veçanta e kësaj qendre arkeologjike me karakter fortifikues qëndron në faktin e identifikimit nga specialist Italian të Artit Shkëmbor të kohërave të lashta parahistorike këto të pasqyruara në shenja dhe simbole që vlersohet të jenë krijuar nga dora e njeriut shtatë mileniume më parë. [2]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 746. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]