Gazsjellësi Sahalin–Habarovsk–Vladivostok
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Gazsjellësi Sakhalin–Khabarovsk–Vladivostok është një gazsjellës i gazit natyror në Rusi, që transporton gazin e Sakhalinit në rajonet më të populluara të Rusisë së Lindjes së Largët (Khabarovsk Krai dhe Primorsky Krai). Gjithashtu projektohet të bëhet pjesë e rrugëve ndërkombëtare të eksportit, duke e çuar gazin rus në vendet e Azisë Lindore, si Kina, Korea e Jugut dhe Japonia. Gazsjellësi është në pronësi dhe operohet nga Gazprom. Pjesa e parë e gazsjellësit u hap më 8 shtator 2011.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti u shpall në shtator 2007, kur Ministria ruse e Industrisë dhe Energjitikës aprovoi Programin e Zhvillimit për Siberinë Lindore dhe Lindjen e Largët për gazin.[1] Kishte për qëllim të reduktonte çmimet e energjisë në Rusinë e Lindjes së Largët duke zëvendësuar qymyrin dhe naftën me gaz natyror më të lirë.
Gazsjellësi u aprovua nga bordi i drejtuesve të Gazpromit më 23 korrik 2008. Në të njëjtën mbledhje, bordi i drejtuesëve të Gazpromit pranoi të blinte gazsjellësin Komsomolsk–Khabarovsk, ngarkuar në nëntor 2006 nga Daltransgaz, një ish kompani bijë e Rosneft.[2][3] Dezinjimi dhe eksplorimi u mbaruan në nëntor 2008 dhe dokumentacioni i punës u përgatit në prill 2009.[4]
Ndërtimi nisi më 31 korrik 2009 në Khabarovsk me një ceremoni ku mori pjesë kryeministri i Rusisë Vladimir Putin.[1][5] Gazsjellësi u hap më 8 shtator 2011. Në ceremoninë e hapjes në Ishullin Ruski mori pjesë përsëri kryeministri Putin.[6]
Konsumatori i parë i gazit në Primorsky Krai u bë centrali energjetik 2 (CHPP-2) në Vladivostok, që konvertua nga central qymyri në central të gazit natyror. Në fillim të 2012, edhe CHPP-1 dhe central ii ngrohjes në Severnaja do të konvertohen në central të gazit natyrorë.
Rruga
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi transportues i gazit 1822 kilometra i gjatë Sakhalin–Khabarovsk–Vladivostok përmban tre seksione.[1] Seksioni Khabarovsk–Vladivostok bashkë me fazën e parë të seksionit Sakhalin–Komsomolsk section, që furnizon me gaz nga fushat veriore të Gazpromit në Lindjen e Largët, krijon një sistem gazsjellës prej 1350 kilometrash.[1] Seksioni i tretë është gazsjellësi 472 kilometra i gjatë Komsomolsk–Habarovsk, mandatuar në 2006.[7] Në Khabarovsk, do të lidhej gjithashtu me gazsjellësin Yakutia–Khabarovsk–Vladivostok.[1]
Në Primorski Krai, gazsjellësi do të ushqejë një central të gazit të lëngshëm, që do të prodhojë gaz të lëngshëm për eksport në Japoni dhe një kompleks të planifikuar petrokimik.[8][9] Ka gjithashtu plane për të furnizuar me gaz nga Vladivostoku në Japoni dhe Kore të Jugut me anë të gazsjellësve nën detit.[10] Rrugë alternative për në Korenë e Jugut është edhe një gazsjellës tokësor përmes Koresë së Veriut. Sipas ministrit të jashtëm rus Sergey Lavrov, gazsjellësi përmes Koresë së Veriut ndihmon forcimin e sigurisë në Azinë Lindore sepse lejon arritjen e nevojave energjetike të Koresë së Veriut dhe i jep asaj të ardhura si vend transit. Projekti u diskutua edhe gjatë vizitës së Kim Jong Il në Rusi në gusht 2011.[11]
Përshkrimi teknik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kapaciteti i gazsjellësit është 6 miliard metra kubikë gaz natyror për vit në fazën e parë dhe 30 miliard metra kubikë në 2020, nga të cilat 8 miliard do të furnizohen nga Sakhalini.[1][7][12][13] Pritet të kushtojë 21-24 miliardë dollarë.[14]
Diametri i gazsjellësve Sakhalin–Komsomolsk dhe Khabarovsk–Vladivostok është 122 cm dhe trysnia është 100 atm (10 kPa). Diametri i gazsjellësit Komsomolsk–Khabarovsk është 70 cm.[7]
Përveç këtyre tre gazsjellësve, sistemi Sakhalin–Khabarovsk–Vladivostok përmban stacionin kryesor kompresues Sakhalin, një stacion shpërndarjeje në Vladivostok, furnizimin energjie, telemekanikë, sistem komunikimi dhe rrugë.[7]
Burimi i furnizimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gazsjellësi ushqehet nga projekti Sakhalin-III me gaz shtesë të dhënë nga projekti Sakhalin-II.[15] Burimi kryesor i furnizimit është fusha Kirinskoye në pronësi të Gazpromit.[16]
Pronari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti i gazsjellësit u zhvilluar nga Gazprom Invest Vostok, një kompani bijë e Gazprom.[17] Gazsjellësi operohet nga Gazprom.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e f Gazprom (31 korrik 2009). "Gazprom launches construction of Sakhalin – Khabarovsk – Vladivostok gas transmission system". Press release. Archived from the original on 31 gusht 2009. https://web.archive.org/web/20090831074619/http://www.gazprom.com/press/news/2009/july/article66851/. Retrieved 4 gusht 2009.
- ^ Gazprom (23 korrik 2008). "Board of Directors approves the purchase of Sakhalin – Komsomolsk – Khabarovsk. Phase I. First Startup Complex gas pipeline". Press release. http://www.gazprom.Ru/eng/news/2008/07/29928.shtml. Retrieved 4 gusht 2009.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Shuster, Simon (19 korrik 2008). "Russia Gazprom buys 25 pct of DalTransGas from Rosneft". Reuters. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Construction Of The Gas Pipeline Sakhalin – Primorye To Come To The End In 2011". TIA Ostrova. 14 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2009. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Paxton, Robin (31 korrik 2009). "Russia launches Far East pipeline, eyes Exxon gas". Reuters. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
"Putin inspects Russky Island". Russia & India Reports. 9 shtator 2011. Marrë më 10 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Gazprom (8 shtator 2011). "Gazprom commissions first startup complex of Sakhalin – Khabarovsk – Vladivostok GTS". Press release. Archived from the original on 26 shtator 2011. https://web.archive.org/web/20110926062348/http://www.gazprom.com/press/news/2011/september/article118764/. Retrieved 10 shtator 2011.
- ^ "Russia's Gazprom mulls new liquefaction plant in country's Far East". Platts (requires subscription). 2008-06-24. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2011. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gas Will Be Delivered to Japan through Vladivostok". Vladivostok Times. 24 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2009. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Watkins, Eric (12 korrik 2009). "Gazprom, Kogas sign MOU for Sakhalin-2 pipeline project". Oil & Gas Journal. Vëll. 107 no. 26. PennWell Corporation. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^
Gabuyev, Aleksandr (22 gusht 2011). "North Korea to be pacified with gas". Izvestia. Russia & India Reports. Marrë më 10 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Medetsky, Anatoly (9 shtator 2011). "Gazprom Opens Pipeline to Sakhalin". The Moscow Times. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2011. Marrë më 10 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gazprom forecasts sharp rise in gas consumption in eastern Russia". RosBusinessConsulting. 11 korrik 2008. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gazprom to build Russia's most expensive pipeline". The Sakhalin Times. 11 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2009. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gazprom Tired of Waiting". RZD Partner. 6 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2009. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gazprom: Over 90 Percent of Sakhalin-Khabarovsk-Vladivostok GTS Linear Part Welded Up (Russia)". LNG World News. 3 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2012. Marrë më 10 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gazprom to spend $24 billion on Far Eastern gas pipeline". RIA Novosti. 4 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2008. Marrë më 4 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sakhalin–Khabarovsk–Vladivostok at Gazprom.com