Jump to content

Gjashtë Krojet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjashtë Krojet

Gjashtë krojet apo Krojet topokli janë një monument i trashëgimisë kulturore që gjenden në hyrje të Kompleksit të Mahallës së MarashitPrizren. [1]

Gjashtë krojet janë ndër objektet kulturore më me rëndësi në Prizren. Këto kroje gjinden në hyrje të lagjes së Marashit, përballë shtëpisë së Ymer Qysesë. Gjithësej ka gjashtë cepa të punuar në bronz, dhe një vaskë prej guri. Nuk dihet saktësisht, se kur është ndërtuar, por gjykuar nga mënyra e punimit mendohet që egzistonin edhe para ardhjes së Perandorisë Osmane në trojet tona. Këto kroje vizitohen nga shumë njerëz, madje edhe uji që rrjedhë aty, konsiderohet se është shumë shërues. Qytetarë të asaj lagje thonë se uji i gjashtë krojeve shëron shumë sëmundje: dhimbjet e kokës, sëmundjet reumatologjike etj. Në vitin 1994, janë restauruar këto kroje, duke e kthyer këtë pjesë të vendit në një vend mahnitës për shumë vizitorë. [2] [3]

  1. ^ Prizreni i Lashtë - Morfologjia e ecurive për ruajtjen e kulturës materiale, Muhamed Shukriu, 2001
  2. ^ Prizreni - Vendtakim i civilizimeve, Komuna e Prizren, Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, 2012
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 qershor 2022. Marrë më 8 qershor 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]