Gjeografia e Kumanovës
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Kumanova shtrihet në pjesën veriore Maqedonisë, dhe ndodhet në mes koordinatave 21° 41’ të gj.gj.l, 42° 08’ të gj.gj.v, dhe gjindet në mes Malet të Karadakut në perëndim, dhe malit të Kozjakut në lindje, kurse kah jugu është i hapur kah fushëgropa e Shkupit, kurse nga veriu me luginën e Preshevës.
Është vend mesatarisht i lartë, ku lartësia mesatare arrin rreth 387 m mbi nivelin e detit. Ka klimë të mesme kontinentale, me reshje të mjaftueshme dhe me ujëra të bollshëm.
Ka pozitë të favorshme gjeografike ngase është nyje transiti dhe ndodhet në një udhëkryq ku kalojnë rrugë të rëndësishme regjionale dhe ndërkontinentale e që lidhë vende të ndryshme.
Pozita e volitshme, kushtet e përshtatshme natyrore kanë mundësuar që kjo hapësirë të banohej herët dhe dendur.
Pozita gjeografike e komunës së Kumanovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas të dhënave historike, emir i qytetit të Kumanovës rrjedh nga emiri i fisit Kuman i vendosur në këtë trevë rreth vitit 1094.[1]
Mirëpo një e dhënë tjetër paraqitet kohëve të fundit në një hart të perandorisë romake nga Ptolomeu një gjeneral romak (Gaius), gjatë pushtimeve në Ballkan e gjënë në përdorim nga vendasit me emrin “umbra nova” - që ka kuptimin vend i hijeve te reja.
Pasi që shtrihet në verilindje, ku kalojnë rrugë të rëndësishme, dm.th. udhëkryq i korridoreve 8 dhe 10, apo vazhdim i rrugëve të vjetra Singidinum-Naissus-Scupi-Byllazora-Stobi-Thesaloniki.
Zë një sipërfaqe prej rreth 509,48 km², me një gjatësi prej 20 km dhe gjerësi 14 km, dhe në të cilën jeton një popullsi prej 105 485 banorë (të dhëna zyrtare të v. 2006), prej të cilëve 26,5 % janë shqiptarë dhe ka një dendësi prej 207 banor/km². maja më e lartë është Puplaku (1651 m), kurse lumi më i madh është Pçinja me kapacitet 16,1 m³/s.
Këtë hapësirë e përbëjnë 29 vendbanime rurale dhe qyteti i Kumanovës si qendër urbane e administrative komunale, ku ajo paraqet 4,71 % nga territori i përgjithshëm i R. Maqedonisë.
Fushëgropa e Kumanovës s’bashku me luginën e Preshevës dhe një pjesë të basenit të Shkupit i takojnë pjesës qendrore.
Lugina e Kumanovës është urë lidhëse e luginave të Moravës dhe asaj të Vardarit.
Lokaliteti i Kumanovës, duke i vënë në pah pozitën dhe kushtet natyrore, mund të thuhet me plot gojë dhe pa hamendje se ka qenë e banuar qysh nga kohërat e lashta. Këtë e argumentojnë edhe një varg rikognostifikime, me ç’rast janë zbuluar gërmadha të fortifikatave “Putarnica” afër fshatit Nikushtak, dhe “Gradishte” afër fshatit Buçima.
Sipas burimeve historike, dëshmohet se lokaliteti i Kumanovës herët ka qenë dendur i banuar. Nga aspekti antropologjik,rajoni i Kumanovës ka përbërje heterogjene me elemente dardanthrrakas, pajon, etj. Mirëpo si qytet përmendet vonë edhe nga disa udhëpërshkrues, të cilët në misionet e tyre, janë ndalur për të pushuar në këtë hapësirë.
Gjithashtu mjaft me rëndësi vlenë të përmendet edhe të dhënat e kosullit austriak J. G. Han të vitit 1835 ku në mes tjerash pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Këtë teori e pranon, kur flietet për këtë trevë edhe Jovan haxhi Vasileviq i cili në veprën e tij ”Juzhna Stara Srbija” thotë : Kumanova në vitin 1896 ka pasur 14 530 banorë, me xhami e kishë dhe qendër të rregulluar.
Njëri ndër ta që përmend këtë zonë është edhe një tregtar dhe udhëpërshkrues turk i njohur me emrin Evlija Qelebi (1660), i cili mes tjerash përmend dhe thotë se, pas K. Pallankës, një orë hecje vjen një qytet i quajtur Kumanovë, me 600 shtëpi rrugë të pluhurosura, qendër e sistem ndriçimi të rregulluar, me xhami e shadërvan, dhe me një fushë të etur dhe me një popullsi mjaft bujare,që ai i quan arnaut. Kumanova gjithashtu vie në skenë kur përmedet s’pari herë në regjistrimet e kadastrës turke në vitin 1519. Një të dhënë të ngjashme e jep edhe një hulumtues shqiptar Pjetër Masdreku i cili thotë se seri në shekullin XVII në Kumanovë nuk ka pasur asnjë shtëpi sllave. Këtë mund ta shohim edhe nëpër defteret tuke.
Gjithashtu më vonë, më 1835 Kumanova përmendet edhe nga një gjeolog me prejardhje Frënge i cili dy herë kalon nëpër Maqedoni me emrin Âmy Boué. Ai mes tjerash shkruan : Kuamnova (turqisht Gigligova), qytet me 3000 banorë, i rrethuar me kopshte kurse rrugët i ka plot pluhur, ndërsa shtëpit me mure avlive, me 250 dyqane tregtare dhe zejtare etj.
Gjithashtu ky lokalitet njihet ndryshe edhe me emrin Karadak, ku në të cilën janë zhvilluar të rëndësishme dhe që karakterizohet me një të kaluar të bujshme dhe të larmishme, me çka për të dëshmojnë edhe dokumente dhe objekte tjera. Kështu rajoni i Kumanovës ka dhënë mjaft në kontributin e çështjes kombëtare, duke filluar që nga koha e Skënderbeut, i cili gjatë kalimit mirëpritet nga banorët e kësaj zone dhe fiton përkrahjen me çka bënë një natë në fshatin Rramanli, e duke vazhduar pastaj në pjesëmarrje në lidhjen e Prizrenit, pastaj gjatë LNÇ-Bajram Shabani, luftës së ballit kombëtar në krye me bacën Sulë Hotla, dhe në fund edhe vulën e dëshmive e trogon gjatë vitit 2001 me çka treguan se janë të pa trembur, guximtar kur është në pyetje mbrojtja e vatrës stërgjyshore, dhe atdheu me çka sot ne gjeneratat e reja gëzojmë një liri të plotë ku mund ti kryejmë të gjitha, e të arsimohemi në gjuhën tonë anëtare, e edhe në këtë drejtim ka dhënë mjaft ky regjion edhe në aspektin intelektual dhe ka sakrifikuar çdo herë kur e ka desht nevoja.
Veçurit demografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kumanova që nga kohërat më të lashta ka qen e banuar dendur falë kushteve të përshtatshme dhe pozitës së saj gjeografike. Aty janë gërshetuar një sër kulturash. Më të njohur kanë qen: dardanët, pajonët etj, kurse më vonë aty gjetën strehim edhe sllavët, turqit. Edhe sot ky lokalitet është mjaft heterogjen.
Këtu sot jetojnë : shqiptarë, maqedonas, turq, rom, etj. Për shkak të kushteve në këtë vend numri i popullsisë gjithnjë rritet.
viti shqiptarë maqedon turqë romë serb tjerë 1948 20039 44525 2381 2764 9057 732 1953 5416 48979 19487 2780 12530 785 1961 7198 58595 17185 - 12799 4142 1971 28488 62412 5072 3400 12488 1681 1981 39603 65803 2802 4558 11967 2150 1994 47178 64526 422 3121 11682 885 2002 18277 42840 256 4042 4727 578
Tab.4. Popullsia e Kumanovës sipas përbërjes etnike gjatë viteve.
Sipas regjistrimit te vitit 1991 ne komunën e Kumanovës kanë jetuar 135.482 banorë, që paraqet 6,66 % nga numri i përgjithshëm i banorëve në Republikën e Maqedonisë, derisa sipas regjistrimit të vitit 1994 në komunën e Kumanovës jetojnë 126 543 banorë ose rreth 6,55 % te numrit të përgjithshëm të banoreve ne Republikë, që në krahasim me regjistrimin paraprak është zvogëluar për 0,11 %, ndërsa sipas regjistrimit të vit. 2002 rreth 105 484 banorë.
Popullsia sipas gjinisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky element struktural është i rëndësishëm për vlerësimin e shtimit natyror, si dhe për ekonomin e vendit.
Mirëpo ndikim ka pasur lufta, që ka ndikuar në zvogëlimin e meshkujve e kjo ka ndikuar edhe ne numrin e përgjithshëm te popullsisë. Ai ka lëviz në mes 51,8 % dhe 48,2 % sipas vlerësimit te v. 1971.
viti meshkuj femra 1971 23356 22987 1981 30618 30224 1994 32492 32741 2002 47466 47143
Tabela. 5
Popullsia sipas moshës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Struktura e vjetërsisë është element mjaft i rëndësishëm demografik nga i cili mund te shihen mundësit e ripërtëritjes se popullsisë, si dhe gjithashtu luan rol të rëndësishme edhe në faktorin ekonomik. Mirëpo rolë kanë luajtur edhe lëvizjet e popullsisë.
viti 0-19 20-59 mbi 60 1961 46973 44842 8060 1971 49964 53008 10135 1981 50669 63183 12120 1994 45030 66617 15956
Tabela. 6
Popullsia sipas strukturës arsimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Struktura arsimore si faktor demografik është me rëndësi të posaçme për zhvillimin kulturor te popullsisë ashtu edhe për përparimin e ekonomisë në përgjithësi. Ajo para 1944 respektivisht para L. II. B ka qen e vobektë. Hov me të madh mori në v. 50, kur filloi të vetëdisohet popullata.
Nga kjo shihet çart se luftërat e pandërprera kanë luajtur rol negative në përgatitjen arsimore të popullsisë së këtij vendi, e me këtë pushtuesi më leht ka sunduar.
pa përgatitje |shkollë fillore |arsim mesëm |arsim i lart |arsim sipëror 16871 23564 15200 1512 1358 4844 24243 23286 5252 -
Tabela. 7 : Pop. sipas arsimimit në v. 1981 dhe 1996.
Popullsia sipas strukturës fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kurse sa i përket përkatësisë fetare nuk ka luajtur shumë ndikim, sepse kur ka qen fjala për organizime kundër pushtuesve, ata pa dallim kane luftuar për çlirim. Mirëpo statistikat tregojnë se në këto hapësira kane jetuar popullsi te besimeve te ndryshme. Ajo edhe me tepër e ka begatuar kulturën e tyre.
Viti krishterë mysliman tjerë 1931 12662 4300 22
Lëvizja e popullsisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia për shkaqe ekonomike dhe politike vazhdimisht ka lëviz për ndryshim të hapësirës dhe përmirësim dhe lehtësim të jetës së tij dhe pasardhësve të tij.
Mirëpo këto lëvizje janë bërë në drejtime të ndryshme si psh. me zhvillimin e jetës urbane dhe me vetëdijesimin e popullsisë dhe me braktisjen e profesionit të vjetër dhe me arsimimin e tyre ai filloi të bëj një jetë të re. Por kjo lëvizje u bë edhe në drejtim të vendev tjera të jashtme e sidomos të atyre perëndimore e tej oqeanike. Kjo lëvizje çoi edhe në ndryshimin e strukturës dhe dendësisë së sajë. Mirëpo shkaktar tjerë ishin edhe regjimet, me çka çoi deri te lëvizja dhe ndryshimet e strukturës dhe dendësisë së popullsisë së kësaj treve.
Për këtë shkak një numër i konsiderueshëm i popullsisë së kësaj ane kanë lëvizur në drejtime të ndryshme, si psh: në vendet e Evropës Perëndimore, pastaj të atyre tejoqeanike si Amerikë dhe Australi, pastaj gjatë regjimit komunist të dalë nga paslufta pjesëmarrësit të involvuar dhe ata që shkruheshin mysliman detyroheshin me dhunë po ashtu edhe ata të tjerë ose të asimilohen ose ta ndërrojnë fenë, dhe kështu për në Turqi përcilleshin.
Çerkezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtrihet në pjesën jug-perëndimore rreth 1,8 km të qytetit të Kumanovës.
Zë një sipërfaqe prej 3,4 km² ku në të cilin jeton një popullsi prej 3741 banorë (mbi 5000 banorë-sondazh e bërë nga autori v. 2007 duke përfshirë këtu edhe lagjen e stacionit hekurudhorë) dhe me mbi 850 shtëpi. Ndodhet në një lartësi mbidetare prej 390 m.
Për shkak të afërsisë së Kumanovës ky lokalitet i ka përafërsisht karakteristikat e ngjajshme gjeografike natyrore me të. Mirëpo shikuar në aspektin popullativ ai ka ndryshuar. Përndryshe në këtë hapësirë kanë jetuar fise dardan, pajon etj. Sot ky vend është një zonë e ngritur e urbanizuar e tregtare me zhvillim të lartë të vetëdijës shoqërore.
Duke u nisur nga vet emri i tij në të cilin territor nga pushteti turk i atëhershëm në vit. 1876 një fis i dëbuar nga Kaukazi vie në këtë trevë.
Të dhëna statistikore nga enti komunal
Sipërfaqe|Gjithsejt|Maqedonas|Shqiptarë|Turq|Romë|Vllehë|Të tjer|Lart.mbidet|Tokë |Kullota (km²) |ban(2002)| | | | | | | (m) |pjellore| (ha) 3,4 | 3741 | - | 3726 | 1 | - | - | 14 | 390 | 302 | 5
tab. 10
Vlenë të përmendet se nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme që lidhin Kumanovën me Shkupin,si rruga e vjetër e Shkupit dhe hekurudha e cila ndihmon në lëvizjen e popullsisë dhe të mallrave.
Toponimet- Bunari i Malokëve: kompleks arash ku gjendet ky bunar, që kishte hapur njëri i lagjes Malokaj.
Çeshma Kadis: burim, që rrjedh nga fjala Kadi, u - gjykatës në kohën e sundimit osman, që gjykonte sipas sheriatit dhe që kryente funksione civile. Ograde: nga fjala sllave Ograda – rrethojë, kompleks arash që gjendeshin afër fshatit. Hoduti Rramanlisë: janë ara që gjenden në kufi me fshatin Rramanli. Leksemë turke me kuptimin kufi-ri. Livadhi Xhamisë: livadhe që kanë qenë afër objektit fetar. Rampa: kompleks arash. Nga maqed. Rampa-pjesë e përparme e skenës së teatrit, parmak; barrierë hekurudhore. Te Llaka : kompleks arash që në të kaluarën kishte qenë vend moçalik. Te Xhadja Vetër : vend që e përshkonte rruga e vjetër për Shkup. Toka Zez : ara që përbëhen nga dheu i zi. Rrushi Vetër : vend ku ka pasur vreshta, tani janë bërë ara.
Kush e ngriti Observatorin në afërsi të Kumanovës para 4000 vjetëve ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fund të vitit 2001, 30 kilometra në veri-lindje të Kumanovës, nga një arkeolog maqedonas u zbulua një observator antik. Vërtetë rruga deri të zbulimi i këtij observatori ishte gjetja e një mori qeramikash të datuara nga koha e bronzit, e që pastaj duke e vështruar kodrinën Tatiçev Kamen dhe gurët megalit (vullkanik), hetuan se bëhet fjalë edhe për një observator, me të gjitha karakteristikat e tij. Observatori, sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, Prishtinë, 1981, faqe. 1298, ka kuptimin: e një Qendreje shkencore për vëzhgime astronomike e meteorologjike e në të cilin janë të gjitha pajimet dhe pajisjet e nevojshme. Këtë e vërtetoi edhe një studiues tjetër-fizicient maqedonas. Sipas, vëzhgimeve të mëvonshme u hetua se ky observator kishte dy vende vrojtimi, kishte markerët (shenjuesit) dhe se observatori përcakton katër pozicionet kryesore të hënës dhe tre pozicione kryesore të diellit gjatë një viti, ekuinokset vjeshtore e pranverore dhe solsticet e dimrit e të verës." Pos kësaj, një shënues tregon se observatori është përdorur gjithashtu edhe për të vëzhguar lëvizjen e grumbullit yjor Plejades. Për këtë lokalitet u intersua edhe Qendra astronomike NASSA, dhe sipas shkrimeve maqedone, ajo, këtë observator e rradhiti të katërtin në botë për nga vjetërsia, pas atij Abu Simbel në Egjipt, Stonehenge në Britani dhe Angor Wat në Kamboxhia, ndërsa për nga rëndësia, ky fitoj 80 pikë nga 100 pikë të mundshme.
Ky lokalitet i plotëson edhe 6 pikat e fizicientit dhe astronomit Xherald Hokins, që i paraqiti në vitin 1979, andaj renditet edhe në lokalitet arkeoastronomik.
Përndryshe, gjetjet e këtushme dëshmojnë se popullsia e moçme, që e rregulloi, këtë observator e ka përdorur edhe si vend rituali festiv, edhe atë për të korrurat, sepse janë gjetur enë për bluarjen e drithit. Ky observator është datuar i vitit 1800 para erës sonë, pra 1500 vjet para Aleksandrit të Madh. Këtu lind një çështje tjetër, që maqedonët, në shkrimet e shumta e në shumë gjuhë, ende nuk e kanë deshifruar se, si është e munduar që në at kohë, kur nuk mund të bëhej dallimi në mes të shkencës dhe religjionit, të jetë ngritur një objekt i tillë për vëzhgimin e lëvizjes së diellit, të hënës e të yjve, e përmes tij edhe të caktoheshin datat përkatëse, në rastin konkret, koha e të korrurave. Nga këtu lind edhe pyetja tjetër, se cili popull në at kohë jetonte në këto vise dhe e bëri këtë mrekulli shkencore.
Nga datimi i këtij objekti astronomik, 600 vjet para Luftës së Trojës, e vërteta se në territorin e Kumanovës kanë jetuar fiset ilire: Dardanët, Peonët e Naropët, fare leht mund të vie deri te konstatimi se kjo vepër është e ilirëve. Rregullimi i vendit për observim (vështrim) me gurë gjigant, dëshmon tip ndërtimesh ilire, pastaj emërtimi i tashëm i fshatit Kokino, në territorin e të cilit është gjetur ky observator, shihet se rrjedh nga fjala kokë, e pos kësaj, fshati tjetër në afërsi edhe sot quhet Arbanashko.
Emri i kodrinës me gurë vullkanik, që quhet Tatiçev Kamen, mund të ketë rrjedhë nga gjuha ilire Gurina e Thatë. Në qendrën e lokalitetit të fshatit Kokino, në Nagoriqanin e Vjetër, është ndërtuar një kishë, për të cilën, vende vende studiuesit maqedon, thonë se, është ngritur në themelet e një objekti antik, dëshmon se edhe ai ka qenë i popullit shumë më të vjetër se sa i maqedonasve, pra i ilirëve. Vendndodhja strategjike e këtij objekti, në afërsi të lumit Pçinja dhe në luginën që lidh lindjen me perëndimin, ku u zhvillua edhe lufta në mes të ushtrisë serbe dhe ushtarëve shqiptar në vitin 1912, tregon se, këtë vend, shqiptarët dhe të parët e tyre denbabaden e kanë populluar dhe mbrojtur. Shtrirja e Dardanëve dhe e fiseve tjera ilire deri në ngushticën e Dardaneleve (vetë emri dëshmon mjaft) madje edhe përtej saj, bënë me dije se këtë objekt e ngritën fiset ilire përkatësisht Dardanët, edhepse historianët sllav, këtë popull mundohen ta nënçmojnë, e në anën tjetër trumbetojnë se kanë gjetur Demastionin, në mes të Bujanocit e Pohor Pçinjskit, që edhe bie në afërsi të këtij observatori.
i ofruam në këtë shkrim vetëm disa mendime dhe supozime rreth këtij objekti të lashtë, i cili ka zgjuar interesim të madh në opinionin shkencor botëror, sa që edhe NASSA është interesuar për te, më qëllim që studiuesit shqiptar të sferave përkatëse të interesohen për te dhe përmes bashkëpunimeve të ndryshme të marrin pjesë në hulumtimet e mëtejme shkencore, më qëllim të dëshifrimit të drejtë të aftësisë intelektuale të popullatës e cila e ndërtoi këtë objekt astronomik, në gurët vullkanik, në kodrinën Tatiçev Kamen dhe për përcaktimin e këtij populli.
Përndryshe, sot, në kohën elektronike ofrohen kushte e mundësi për përcjelljen e hulumtimeve të tilla, andaj historianet, arkeologët, etnografët e fisicientët shqiptar, nuk duhet të heshtin, por të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në rrjedhat shkencore që zhvillohen në botë, e posaçërisht në Ballkan, banorët e parë te të cilit ishin paraardhësit tanë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lumshi, Aida (22.01.2024). "Pozita gjeografike e komunes se Komanoves". https://sq.wikipedia.org/wiki/Komuna_e_Kumanov%C3%ABs. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2023. Marrë më 22 janar 2024.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|website=
|date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)