Jump to content

Gjeografia e Kamerunit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Kamerunit

N I G E R I A
Ç A D I
REPUBLIKA
QENDRORE
AFRIKANE
REP. KONGO
GABONI
G. EKUT.
G.E.
Oqeani
Atlantik
Liq. Çad
redaktoni hartën


Kameruni ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik në mes të Guinesë Ekuatoriale dhe Nigerit.

Sipërfaqja e përgjithshme e Kamerunit është 475.440 km2 (rreth 16 herë më e madhe se Shqipëria), nga e cila 6.000 km2 janë ujë. Kameruni shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 00 V, 12 00 L.

Kameruni ka një bregdet të gjatë 402 km në gjirin e Biafra-së dhe vijë kufitare 4.591 km që e ndanë atë nga : Republika Qendrore Afrikane 797 km, Çadi 1.094 km, Republika e Kongos 523 km, Guineja Ekuatoriale 189 km, Gabonia 298 km, Nigeria 1.690 km.

Klima e Kamerunit varet shumë nga relievi përgjatë bregdetit është tropike ndërsa në veri sundon një klimë e thatë shkretëtire.

Relievi e Kamerunit është me terrene të shumëllojshme, me rrafshnalta bregdetare në jugperëndim e të shpërndara në pjesën qendrore ndërsa pjesa perëndimore e relievit është teren malorë dhe me fusha në veri. Pika më e ultë e relievit është 0 m përgjatë bregdetit dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4.095 metrave në vendin e quajtur "Fako" në malin Kamerun (ang. : Mount Cameroon), në përmendim të kryeqytetit, përgjatë vijës bregdetare.

Si pasurit natyrore të Kamerunit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Boksiti, Hekuri (Fe), Pyjet (druri) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 12,81 % e sipërfaqes së vendit.